Në Rinas arrijnë edhe 5 muxhahedinë të tjerë

Publikuar: 01.06.2013 - 09:39

Tiranė, 1 qershor - Nė orėt e para tė ditės sė shtunė mbėrritėn nė aeroportin e Rinasit edhe 5 muxhahedinė tė tjerė, pjesė e grupit prej 210 personash qė janė pranuar nga qeveria shqiptare pėr t'u strehuar nė Shqipėri.

Me ardhjen e grupit tė dytė, numri total i muxhahedinėve nė Shqipėri shkon nė 19-tė, pasi dy javė mė parė mbėrritėn edhe 14 personat e parė.

Muxhahedinėt do tė strehohen nė qendrėn e azilkėrkuesve nė Babrru, njofton BW.

Qė prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq ėshtė konsideruar nga autoritetet e Iranit si njė lėvizje qė pėrfaqėson tradhtarėt e atdheut. Tė strehuar nė Irak, anėtarėt e saj morėn pjesė nė krah tė Saddam Huseinit, nė vitet ’80, gjatė luftės mes Irakut dhe Iranit. Nė gjysmėn e dytė tė viteve 90, muxhahedinėt e popullit iranian, siē njihen edhe ndryshe, u pėrfshin nė listėn e organizatave terroriste nga SHBA-ja. Pėr shumė vite me radhė ajo ėshtė konsideruar si e tillė edhe nga BE-ja. Vetėm nė 2009, Brukseli me njė vendim tė 27 vendeve anėtare vendosi t’i heqė nga lista e organizatave terroriste dhe nė shtator tė vitit 2012 njė vendim i ngjashėm u mor edhe nga SHBA-ja. Kjo organizatė ėshtė ndėr themelueset kryesore tė Kėshillit Kombėtar tė rezistencės iraniane, nė opozitė me regjimin e presidentin aktual iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Qė prej vitit 2003, kur nė Irak hynė trupat amerikane, mbi 3 mijė anėtarė tė organizatės qėndrojnė tė strehuar nė kampin Ashraf, nėn mbikėqyrjen e forcave amerikane. Afėr 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar nė njė ish bazė amerikane “Liria”, pranė Bagdadit, ku ata vetė janė ankuar pėr kushte tepėr tė rėnda tė jetesės, ndėrsa organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.