Kozma Dushi braktis LSI-në, falënderon PD-në

Publikuar: 01.05.2013 - 11:46

Berat, 1 prill - Nė pėrurimin e zyrave tė komunės Lumas nė Berat, ku mori pjesė kryeministri Sali Berisha, ishte edhe kėngėtari i njohur, Kozma Dushi.

Pasi kėndoi pėr kreun e qeverisė, ai deklaroi pėr gazetėn “Panorama” se i ėshtė mirėnjohės Partisė Demokratike qė i dha titullin “Mjeshtėr i madh i punės”. Kozma Dushi, i cili katėr vjet mė parė ishte njė nga pėrkrahėsit e LSI-sė, u shpreh se kjo parti e mbajti vetėm njė muaj nė punė dhe e hoqi tė nesėrmen e 30 ditėve.

-Ju keni qenė sot nė takimin e Kryeministrit Berisha nė Lumas tė Beratit. Pėrse i jeni bashkuar PD-sė, ndėrkohė qė ju deri tani keni qenė mbėshtetės i LSI-sė?

Kozma Dushi: Patjetėr qė do shkoja, pasi njeriu duhet tė jetė mirėnjohės. Unė mora titullin “Mjeshtėr i madh i punės”. Kam kėnduar njė jetė tė tėrė nė skenė dhe asnjėri s’ma ka dhėnė. Ėshtė tjetėr gjė qė e meritoja, por ama u vlerėsova, dhe unė mendoj se njeriu duhet tė jetė mirėnjohės nė jetė.

-Kush jua ka akorduar titullin?

Kozma Dushi: Nesėr do tė zhvillohet ceremonia ku do tė marrė pjesė edhe Presidenti, nė Pallatin e Kulturės. Do tė jenė gjithashtu edhe miqtė dhe kolegėt e mi. Titullin ma ka dhėnė Ministria e Kulturės, siē janė rregullat dhe ligjet. U mblodhėn personalitetet e vendit, kanė dėrguar propozimin te Ministria e Kulturės, dhe kjo e fundit te Presidenti.

-Me daljen tuaj nė krah tė Kryeministrit, jeni larguar pėrfundimisht nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim?

Kozma Dushi: Po ēfarė LSI-je? Unė LSI-nė kam shekuj qė e kam lėnė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim mua mė futi njė muaj nė punė dhe mė hoqi tė nesėrmen. Ē’punė kam unė me ata?

-Sot keni qenė i ftuar nga deputeti, apo jeni dėrguar nga Ministria?

Kozma Dushi: Jo, jo. Sot kam qenė me mikun tim, deputetin e zonės. Lefterin e kam shumė mik, jo sot, por kam 10-15 vjet.

-Pėr aktivitetin sot jeni paguar, apo e keni bėrė si pėrkrahės i PD-sė?

Kozma Dushi: Ēfarė rėndėsie ka? Nuk ka nevojė pagesa. Nuk ėshtė leku gjithēka, kartė ėshtė ajo. Unė e kam mik Lefterin dhe vajta pėr shoqėri.

-Mė 23 qershor do tė votosh pėr Partinė Demokratike?

Kozma Dushi: Nuk bėhet fjalė.