Tirana, qyteti më i zhurmshëm

Publikuar: 24.04.2013 - 10:29

Tiranė, 24 prill -Ndotja akustike nė kryeqytet ėshtė disa herė mė e lartė sesa standardi i Bashkimit Evropian. Nė disa zona nė kryeqytet dhe kryesisht tek sheshi "Ataturku", i cili njihet si kryqėzimi i '21 Dhjetorit' dhe 'Zogu i Zi', niveli i ndotjes shkon nė 80 decibel, nga 35 deri nė 50 decibel qė ėshtė norma e lejuar evropiane. Ndotje tė lartė akustike ka edhe nė disa zona tė tjera ku qarkullimi i automjeteve ėshtė i lartė.

Njė element tjetėr qė rrit nivelin e ndotjes akustike janė lokalet e natės, tė cilėt jo vetėm qė qėndrojnė hapur thuajse gjatė gjithė natės, por nuk respektojnė as parametrat e izolimit. Sipas specialistėve nė Ministrisė sė Mjedisit nga rreth 100 lokale nate qė ka kryeqyteti me muzikė live vetėm 10 prej tyre respektojnė normat. Ndaj gjatė kontrolleve tė ushtruara janė gjobitur rreth 50 lokale, ndėrsa pėr 15 prej tyre ėshtė vendosur pezullim aktiviteti. Alfred Deshati kreu i Kontrolleve nė Ministrinė e Mjedisit ka bėrė tė ditur se problemet mė tė madha pėrsa i pėrket ndotjes akustike janė nė Tiranė, dhe kjo jo vetėm nga lokalet e natės, por edhe nga zhurmat qė shkaktohen nga automjetet si dhe boritė e tyre. Ku zona mė problematike pėr sa u pėrket zhurmave tė mėdha ėshtė zona e ish-Bllokut, ku lokalet edhe gjatė orėve tė vona tė natės e mbajnė muzikėn nė "kup tė qiellit".

Ndėr tė tjera ai ka sqaruar se janė me dhjetėra ankesa qė vijnė nga qytetarėt pėr problemet me zhurmat, tė cilat shpesh nuk kanė tė bėjnė vetėm me lokalet e natės, por edhe me zhurmat e gjeneruara nga lokalet apo dyqanet e ndryshme qė janė poshtė pallateve, apo edhe nga klinikat private sidomos ato dentare qė shkaktojnė ndotje tė lartė pėr banorėt e pallateve. "Nė asnjė vend nė Tiranė nuk ka njė tabelė qė tė ndalohen boritė e makinave, tė cilat shpesh janė aq tė shumta sa janė tė papėrballueshme nga qytetarėt. Por veē sinjalistikės rrugore duhet edhe njė ndėrgjegjėsim i vetė drejtuesve tė automjeteve",-sqaron Deshati. Sipas tij ėshtė turp qė nė kryqėzimin e spitaleve shoferėt e automjeteve tu bien pafund borive, pasi aty ka pacientė qė luftojnė me jetėn.

Nga monitorimi mė i fundit i zhurmave urbane nė vend, Instituti i Shėndetit publik ka konstatuar se Tirana ėshtė njė ndėr qytetet mė tė zhurmshme, i cili ka zhurma jo vetėm ditėn, por edhe natėn. Matjet janė bėrė nė ato pjesė tė qytetit ku ka kryqėzime tė rėndėsishme dhe zona tė banuara, ku ka rezultuar se zhurmat arrijnė disa fish mė tė larta se normat e lejuara. Shkak, sipas studimit tė Institutit tė Shėndetit Publik, nė kėtė rast bėhet qarkullimi i mjeteve tė rėnda, sidomos betonieret qė shėrbejnė pėr transportin apo pėrpunimin e materialeve tė ndėrtimit, si dhe krijimi i trafikut. Nė ketė rast rekordi i zhurmave krijohet nė zonat e zhvilluara urbane.

Instituti i Shėndetit Publik e ka cilėsuar Tiranėn si metropoli i zhurmave, duke qenė se nga matjet qė u janė bėrė zhurmave, ka dalė se ndotja akustike nė kryeqytet ėshtė rreth 15 herė mė e lartė se standardet e vendeve tė Evropės. Duke iu referuar monitorimit mė tė fundit tė bėrė nė tetė qytete, konstatohet se Tirana ėshtė qyteti me ndotje tė lartė akustike, me nivele qė arrijnė deri nė 74 dB (decibel) nė kryqėzime tė rėndėsishme dhe se nga kėto nivele janė prekur njė pjesė e rėndėsishme e popullatės. Nė krahasim me qytetet e tjera, Tirana jo vetėm qė renditet i para pėr sa i pėrket nivelit tė lart tė ndotjes akustike gjatė ditės, por edhe gjatė natės. Gjithashtu sipas specialistėve tė Institutit tė Shėndetit Publik, Tirana vazhdon tė jetė qyteti mė i zhurmshėm dhe vlerat nuk shkojnė asnjėherė drejt rėnies, por drejt rritjes. Sipas kėtij studimi, faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ndotjes akustike janė: lėvizje parazitare, mungesa e parkimeve, lėvizja e automjeteve tė rėnda pa kriter dhe mungesa e rrugėve dytėsore, qė tė bėj lehtėsimin e qarkullimit tė automjeteve nėpėr rrugėt e kryeqytetit.