Cilat parti mund të bëhen pjesë e qeverisjes në Shqipëri

Publikuar: 26.03.2013 - 11:23

Tiranė, 26 mars - Fitorja e zgjedhjeve ėshtė edhe njė mundėsi shumė e mirė pėr partitė politike pėr tė ndarė pushtetin e ardhshėm. Me afrimin e zgjedhjeve, partitė politike kanė filluar qė tė bėjnė dhe llogaritjet e votave dhe tė koalicioneve tė mundshme pėr tė marrė maksimumin nė ēdo qark. Dy partitė e mėdha, ajo Socialiste dhe Demokratike u kanė vendosur kushte aleatėve tė tyre pėr t’i futur nė qeveri nėse do tė fitojnė zgjedhjet. Nga njėra anė socialistėt kanė vendosur si kusht minimal tė tyre pėr t’i pranuar nė qeveri sigurimin e 10 mijė votave, ndėrsa pėr demokratėt kusht pėr postin e ministrit mbetet sigurimi i njė mandati deputeti, shkruan “Shekulli”. Kushti vlen vetėm pėr postin e ministrit, pasi nė rang zėvendėsministri, pragu ulet edhe mė tej. Pėr demokratėt, skema e shpėrblimit ndryshon nga ajo e PS-sė, pasi sigurimi i posteve tė zėvendėsministrave do tė varet ndjeshėm nga ndihma qė ato do t’i japin koalicionit sipas qarqeve. Nėse diferenca midis  tė djathtėve dhe tė majtėve pėr mandatin e fundit nė atė qark ėshtė tepėr e vogėl, shanset pėr vlerėsimin e kontributit tė partive tė vogla rriten ndjeshėm.



Koalicioni i majtė



Partitė qė do tė sigurojnė mbi 10 mijė vota pėrveē deputetėve nė Kuvendin e ri, do tė marrin dhe poste kyēe nė qeverisje si ministėr dhe zėvendėsministėr.  Nga analizimi i zgjedhjeve tė rezultateve tė 2009,  janė vetėm 4 parti nga lista prej 34 partive politike qė u mblodhėn pak ditė mė parė nė tryezėn e organizuar nga PS-ja. Pėrveē partitė kryesore, asaj Socialiste qė mori  rreth 621 mijė vota, forcat e tjera qė kanė shanset pėr t’u futur nė qeveri nė rast tė  rotacionit politik do tė jetė Partia Socialdemokrate qė siguroi 26.700 vota nė rang kombėtar, Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo me 10 395 vota .Pretendente nisur nga zgjedhjet e kaluara parlamentare paraqitet edhe Partia G99 e drejtuar tashmė jo nga Erjon Veliaj, por nga Ervin Mete. Kjo forcė rezultoi nė rang vendi me rreth 13 mijė vota.  Nė rast se konfigurimi i aleancave parazgjedhore do tė jetė I njėjtė me partitė pjesėmarrėse nė tryezėn e  njė jave mė parė, atėherė do tė mungonin 18 mijė votat e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut tė cilat duken solide nė zonat ku ka mė shumė pėrqėndrim tė minoritetit grek nė jug tė vendit. Nė rast tė njė koalicioni paszgjedhor me kėtė forcė politike, postet do tė jepeshin vetėm nėse PBDNJ do tė arrinte tė konvertonte votat e saj sė paku nė njė mandate deputeti. Nė mbledhjen e aleatėve tė zhvilluar pak ditė mė parė kryesocialisti u ka propozuar 34 aleatėve qė nėse njė parti merr nga 500 deri nė 1000 vota nė ēdo qark, ajo do tė ketė njė vend tė garantuar nė bashkėqeverisjen lokale tė atij qarku. Ndėrsa, kontributi nė pushtetin qendror, qė nėnkupton drejtimin nė rang drejtorish, lista do fillonte me vlerėsimin nga 5 mijė vota deri nė 10 mijė vota nė ēdo qark. Por, ajo parti qė do arrijė tė marrė mė shumė se 10 mijė vota do tė ketė njė vend tė sigurt nė qeverinė e re, nė rast fitore tė koalicionit tė majtė mė 23 qershor.



Koalicioni i djathtė



Ndarja e pushtetit nė kampin e djathtė ka njė tjetėr skemė. Ndryshe nga PS-ja qė u ka caktuar njė kufi strikt aleatėve  PD-ja vlerėsimin do e bėjė tė mbėshtetur nga kontributi i asaj force nė njė qark tė caktuar. Pėr ta konkrtizuar kėtė, le tė marrim njė shembull nga zgjedhjet parlamentare tė 2009-s, ku partia e drejtuar nga

Artur Roshi mori  pothuaj tė njėjtin numėr votash sa ajo e drejtuar nga Arjan Starova, nuk u shpėrblye me post zėvendėsministri. Votat e Bashkimit Liberal Demokrat tė cilėt morėn vota tepėr tė rėndėsishme pėr koalicionin e djathtė nė Dibėr. Nisur nga rezultatet e zgjedhjeve tė kaluara parlamentare, mbi 10 mijė vota kanė rezultuar rreth 6 forca politike. Nė krye renditen aleatėt besnikė republikė tė cilėt nė 2009-n siguruan 32, mijė vota, ndėrsa tė dytėt renditen ēamėt qė nė atė kohė morėn 15 mijė vota. Legaliteti siguroi rreth 11 mijė vota, ndėrsa Partia Agrare Ambientaliste mori 13 mijė vota.

Lista e kandidatėve tė partive dhe koalicioneve tė partive

Partia politike, qė ėshtė regjistruar nė KQZ si subjekt zgjedhor pėr zgjedhjet nė Kuvend, depoziton nė KQZ listėn shumemėrore tė kandidatėve tė saj pėr ēdo zonė zgjedhore jo mė vonė se 50 ditė para datės sė zgjedhjeve. Kandidati pėr deputet, i regjistruar nė njė listė shumemėrore nė njė zonė zgjedhore nuk mund tė regjistrohet si i tillė pėr njė zonė zgjedhore tjetėr, qoftė edhe pėr llogari tė njė partie apo koalicioni tjetėr dhe as si i propozuar nga njė grup zgjedhėsish. Pėr njė parti pjesėtare tė koalicionit, numri i kandidatėve nuk mund tė jetė mė i vogėl sesa gjysma e mandateve qė zgjidhen nė zonėn zgjedhore pėrkatėse. Listat e kandidatėve pėr Kuvendin, tė paraqitura nga partitė politike, tė cilat nuk zotėrojnė asnjė mandat nė Kuvend, duhet tė mbėshteten nga jo mė pak se 5 000 zgjedhės nė shkallė kombėtare. Nė rastin e koalicionit zgjedhor listat nė tėrėsi duhet tė kenė marrė mbėshtetjen e jo mė pak se 7 000 zgjedhėsve nė shkallė kombėtare.

Nga 500-1000

 • Vota nė ēdo qark, do tė thotė qė ajo parti do tė ketė njė vend tė garantuar nė bashkėqeverisjen lokale tė atij qarku (Prefekturė ose Kėshill Qarku).

Nga 5000-10000

• Vota nė ēdo qark, ajo parti do tė ketė mundėsi tė marrė drejtimin e drejtorive tė mėdha nė qarqe si: Drejtori Doganash, tatimesh, arsimore, shėndetėsore, policie, etj

Mbi 10 mijė

• Vota, ajo parti do tė ketė pėrveē deputetėve nė Kuvendin e ri, por do tė marrė dhe poste kyēe nė qeverisje si ministėr dhe zėvendėsministėr