Shqipëria ndërpret shpërndarjen e qumështit

Publikuar: 27.02.2013 - 19:01

Tiranė, 27 shkurt - Autoriteti Kombėtar i Ushqimit nė Shqipėri urdhėroi ndėrprerjen e  furnizimeve tė reja tė tregut me qumėsht tė ambalazhuar, sepse nga analizat doli se prodhimi i disa firmave pėrbėhet nga pėrqindje tė Aflatoksinės mė tė larta nga normat e BE-sė. Autoritetet u bėnė thirrje firmave qė jo vetėm tė ndalojnė shpėrndarjen, por edhe tė tėrheqin vullnetarisht qumėshtin e shpėrndarė mė parė, deri nė ardhjen e analizave pėrfundimtare, njofton korrespodenti i Zėrit tė Amerikės nga Tirana.

Prodhuesit e qumėshtit pohojnė nga ana e tyre se ata bėjnė analiza tė rregullta periodike dhe se nuk ka vend pėr panik. Specialistėt e kėsaj fushe pohojnė se aflatoksina gjatė muajit shkurt gjendet nė qumėsht pėr shkak tė mykut qė zėnė ushqimet e lopėve nė fund tė dimrit. Bagėtitė janė duke konsumuar rezervat e fundit ushqimore tė dimrit, pohojnė ata, ndaj edhe siguria ushqimore zė vend kryesor nė njoftimet e stinės.

Ndėrsa nė Kosovė ishte fillimisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisė sė Kosovės ajo qė njoftoi qytetarėt se disa lloje qumėshti tė paketuar, mes tyre edhe dy firma nga Shqipėria, kanė dalė tė dyshimta nga analizat pėr shkak tė pranisė sė aflatoksinės, dhe u kėrkoi atyre tė mos i blejnė dhe tė mos i konsumojnė. Kėto produkte po hiqen nga tregjet e Kosovės deri nė marrjen e analizės pėrfundimtare, mbi bazėn e sė cilės ato mund tė kthehen nė treg ose tė asgjėsohen.