Agimi i Artë fyen dhe kërcënon Shqipërinë e shqiptarët

Publikuar: 31.01.2013 - 17:48

Tiranė, 31 janar - Partia “Agimi i Artė” njofton nė faqen zyrtare lajmin se deputeti i kėsaj partie, Kristos Papas u shpall person i padėshirueshėm nė Shqipėri, pas intervistės qė ai dha nė televizionin News24.

“Pas deklaratave tė tij rreth autonomisė dhe mundėsisė sė ndėrhyrjes ushtarake nė Epirin e Veriut, ministri i Punėve tė Jashtme, Edmond Panariti e deklaroi atė person “non grata”, duke kėrkuar nga Ministria e Punėve tė Brendshme e Shqipėrisė qė tė ndalojė hyrjen e nacionalistit grek nė territorin shqiptar”, thuhet nė faqen e kėsaj partie greke.

Sipas partisė neonaziste, Papas tha troē nė intervistė gjithēka qė ka tė bėjė me Protokollin e Korfuzit, me ligjin e luftės midis Greqisė e Shqipėrisė, me origjinėn e shqiptarėve dhe historinė e tyre, emigracionin e paligjshėm, krimin nė Greqi dhe shumė tė tjera. “Papas iu kujtoi tė gjithėve se Epiri i Veriut ėshtė grek dhe se Agimi i Artė nuk i harron vėllezėrit grekė dhe lufton pėr tė drejtat e helenizmit”, dhe ky, sipas Agimit tė Artė, ishte edhe mesazhi kryesor i intervistės, njofton Balkanweb.

Nė mesazh thuhet se kėto fjalė i trembėn shqiptarėt, tė cilėt janė mėsuar tė ulin kokėn pėrpara qeverive e tė mos flasin para falsifikimit tė historisė. “Shqiptarėt brenda dhe jashtė Greqisė e dinė shumė mirė se Agimi i Artė ėshtė forca e tretė politike nė Greqi dhe sė shpejti imoraliteti i tyre do tė marrė fund dhe ankthet e tyre mė tė kėqija do tė bėhen realitet”, thuhet nė njoftimin e partisė ekstremiste greke.

Duke pėrfunduar, Agimi i Artė thotė nė shpalljen e tij se “lėvizja nacionaliste greke do tė jetė nė ballė tė luftės pėr ruajtjen e nderit kombėtar dhe tė grekėve tė Epirit tė Veriut”.