Sondazhet nxjerrin Aleancën KuqeZi forcë të tretë në Shqipëri

Publikuar: 31.01.2013 - 10:43

Tiranė, 31 janar - Partia Socialiste fiton me 41.2% tė votave, nėse zgjedhjet e pėrgjithshme do tė zhvilloheshin sot, transmeton ‘Shekulli’ njoftimin. Kėtė shifėr e bėnė tė ditur Qendra e Kėrkimeve Shkencore, sipas sondazhit tė sė cilės, i realizuar gjatė periudhės 21-28 janar 2013, Partia Demokratike merr vetėm 31.2% tė votave,  Partia Socialiste vazhdon kryesimin me 41.2%, ndėrsa Aleanca Kuqezi renditet forca e tretė, me 15.0%.

Sondazhi u zhvillua me vizita nė shtėpitė e tė anketuarve, bazuar nė njė kampion statistikor tė pėrbėrė nga 1100 votues, 600 prej tė cilėve banojnė nė zonat urbane dhe 500 nė zonat rurale. Metodologjia e pėrzgjedhjes sė kampionit ėshtė e njėjtė me atė tė pėrdorur nė sondazhin e zhvilluar nga kjo qendėr nė fund tė dhjetorit.

Nga pėrgjigjet e tė anketuarve rezultoi se 77.5% e tyre do tė merrnin sot pjesė nė zgjedhje, ndėrsa 69.1% deklaruan edhe se pėr cilėn parti do tė votonin.

Nga preferencat e atyre qė e deklaruan votėn, konstatohet se PS-ja pėrsėri mbetet nė kuotat e zgjedhjeve tė 2009-ės, ndėrsa PD-ja dhe partitė e tjera tė vogla duken se kanė pasur njė rrjedhje tė madhe, qė ėshtė kanalizuar kryesisht drejt dy partive tė reja.

Pėr tė anketuarit qė u shprehėn se do tė merrnin sot pjesė nė zgjedhje, por qė nuk e deklaruan preferencėn pėr partitė, nuk ka informacion tė mjaftueshėm pėr tė parashikuar se nga mund tė anojnė.