Marku: Në PD ka pak kritikë dhe shumë konformizëm

Publikuar: 16.01.2013 - 21:14

Tiranė, 16 janar - Deputeti i Partisė Demokratike, Mark Marku shprehet se brenda kėsaj partie ka shumė konformizėm, shumė pak debat, shumė pak kritikė dhe pak qarkullim idesh. Nė njė intervistė pėr “studimepolitike.com”, ai flet gjithashtu pėr pėrplasjet brenda PD-sė nė vitet e para tė krijimit tė saj, si dhe krijimin e KOP-it nė vitin 2005.

“Mendoj se nė muajt qė kanė mbetur nuk mund tė bėjmė njė gjė tė madhe nė kėtė drejtim pėr zhdukjen e problemeve, por paraqitja me sukses apo pa sukses nė fushatėn elektorale do tė varet shumė nga mėnyra se si ne u qasemi kėtyre problemeve dhe alternativat qė japim pėr zgjidhjen e tyre”, shprehet ai.

Sipas Markut, partitė shqiptare, por edhe pjesa mė e madhe e partive evropiane janė parti tė tipit lider.

“PD-ja ėshtė njė parti e tillė, pra parti lider. Termi nuk duhet tė na trembė, realiteti po. Tė jesh parti lider nuk do tė thotė tė mos kesh demokraci tė brendshme, e pėr mė tepėr tė mos kesh liri, por ta kesh tė zgjidhur pak a shumė ēėshtjen e autoritetit. Ai ėshtė i pėrqendruar te njė individ, pak a shumė i padiskutueshėm nė kuptimin qė nuk ka konkurrencė nė kėtė drejtim qė t’i vėrė nė rrezik autoritetin, por vetėm kaq. PD-ja ėshtė njė parti lider nė rrethana shqiptare. Ka shumė konformizėm, shumė pak debat, shumė pak kritikė e, pėr rrjedhojė, edhe pak qarkullim tė brendshėm idesh apo alternativash”, thotė ai, transmeton Panorama.

Sipas Markut, njerėzit, sa pėr konformizėm aq edhe pėr paaftėsi, nuk flasin sepse mendojnė se kjo ėshtė gjendja mė e favorshme e ekzistencės politike. “Pikėrisht ky realitet duhet ndryshuar. Mendoj se debati i brendshėm do ta bėnte PD-nė mė konkurrente nė skenėn politike, mė tė vetėdijshme nė aksionin e saj politik, mė tė imunizuar ndaj sėmundjeve politike, mė tė aftė nė administrimin e pushtetit”, vlerėsoi  ai.