Shqipëria ndër 10 vendet e para për kontributin në NATO

Publikuar: 15.01.2013 - 11:56

Tiranė, 15 janar - Gjatė analizės vjetore, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh se, misionet ndėrkombėtare tė Forcave tė Armatosura janė nė nivelet e kėrkuara dhe brenda standardeve tė NATO-s. "Shqipėria ėshtė ndėr 10 vendet e para pėr kontributin qė jep nė NATO", tha Imami.

Bazuar nė standardin e NATO-s, pesha specifike e kontributeve tė Republikės sė Shqipėrisė nė operacionin ISAF, Afganistan, vlerėsohet me 600 pikė ose me 0.32%, tė kontributit tė pėrgjithshėm tė vendeve anėtare. Mbėshtetur nė raportin e popullsisė, ministri Imami tha se, vendi ynė renditet midis 10 vendeve tė para nė NATO, duke shėnuar njė rritje tė ndjeshme nė krahasim me vitet e shkuara. "Nga viti 2009 e deri nė vitin 2012, kemi arritur tė ngrejmė kapacitetet dhe kontributet tona nė rrafshin sasior dhe mė tej se si nėpėrmjet misioneve tė reja, misioneve tė monitorimit, kėshillimit dhe ekipeve mjekėsore etj., duke zvogėluar numrin e personelit qė merr pjesė nė to dhe duke ulur kostot financiare dhe duke arritur tė mbajmė tė njėjtin nivel kontributi tė FA nė kėto operacione, gjė qė ėshtė krenaria e Forcave tona tė Armatosura", deklaroi ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjatė analizės vjetore tė dikasterit qė drejton. Gjithashtu, sipas ministrit Imami, viti 2012 ka qenė viti i fillimit tė tipeve tė reja tė misioneve paqeruajtėse, (OMLT, POMLT), Trajnues tė Forcave Speciale, Ekipe Kėshilluese Ushtarake (MAT), Ekip Shėndetėsor (trajnues, mbėshtetės dhe monitorues), tė cilat pėrputhen me zbatimin e procesit tė "Tranzicionit" nė Afganistan.