Intensifikohen përpjekjet për kapjen e Ilir Kumbaros

Publikuar: 23.12.2012 - 21:49

Tiranė, 23 dhjetor - Kur ėshtė mbushur njė vit nga zhdukja misterioze e Ilir Kumbaros, i cili ishte nė pritje tė seancės sė ekstradimit nga Londra drejt Shqipėrisė, policia britanike thotė se ka intensifikuar pėrpjekjet e saj pėr gjetjen e vendndodhjes sė ish-shefit tė shėrbimit sekret shqiptar.

Murray Duffin, nga njėsia e ekstradimeve nė Scotland Yard, i tha gazetės The Daily Star  se lajmi i dėnimit tė tij ka pėrforcuar pėrpjekjet pėr tė sjellė Kumbaron pėrpara drejtėsisė.

Ish-drejtuesi i SHISH-it, 59-vjeēari Kumbaro arriti tė arratisej nga Londra nė nėntor tė 2011, nė kohėn kur ishte liruar me kusht pėr t’u paraqitur nė seancėn e radhės pėr ekstradimin e tij, nė Gjykatėn e Westminsterit, seancė e cila do tė vendoste pėr fatin e tij, i cili me shumė gjasa do tė ishte dėrgimi nė Tiranė pėr t’u pėrballur me drejtėsinė pėr akuzat e zhdukjes dhe vrasjes sė biznesmenit Remzi Hoxha, raporton televizioni Top Channel.

Gjykata e Krimeve tė Rėnda nė Tiranė e dėnoi Kumbaron me 15 vjet burg. Zyrtarėt britanikė nuk japin hollėsira nėse Kumbaro ėshtė ende nė Britani apo nėse ka mundur tė largohet nga territori britanik. Nėse Kumbaro ėshtė larguar nga Britania, kėrkimet e tij bėhen akoma mė tė vėshtira. Ndaj tij qė prej njė viti ėshtė lėshuar urdhėr ndėrkombėtar arresti.