Dekorohen figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi

Publikuar: 23.11.2012 - 21:59

Tiranė, 23 nėntor - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami nderoi sot me statusin e "Dėshmorit tė Atdheut" 26 luftėtarė qė dhanė jetėn e tyre nė luftė pėr liri dhe pavarėsi, si dhe u akordoi medaljen pėr "Shėrbime tė Shquara" 12 personaliteteve tė shquara tė kombit.

Personalitetet e vlerėsuara nga Ministria e Mbrojtjes nė kėtė 100-vjetor tė Pavarėsisė janė nga Kosova, Shqipėria dhe nga troje tė tjera shqiptare.

"Dėshmor i Atdheut" u shpallėn Ajdin Draga, Shaqir Smaka, Durmish Presheva, Abdullah Hoxha, Ahmet Delia, Ali Pashė Gucia, Musa Shezade, Lec Gradica, Sadik Lutani, Sak Faslia, Ramadan Bajraktari, Dėrgut Bajraktari, Rexhė Bajraktari, Halil Haxhia etj., kurse medalja "Pėr Shėrbime tė Shquara" iu akordua Nexhip Dragės, Iljaz Pashė Dibrės, Bedri Pejanit, Sulejman Batushės, Bajram Deklanit, Shaban Binakut, Ymer Prizrenit, etj., raporton Balkanweb.

Shumė prej figurave tė dekoruara janė pjesėmarrės nė momentet vendimtare tė historisė sonė tė afėrt, qė nga Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorės, e duke vijuar me luftėn dhe pėrpjekjet e tyre pėr tė mbrojtur shtetin sovran shqiptar.

"Pėrmes evidentimit tė kėtyre luftėtarėve tė lirisė, ne nė fakt evidentojmė rolin vendimtar qė ka luajtur Kosova nė materializimin e idesė sė shtetit komb tė shqiptarėve e deri tek shpallja e Pavarėsisė nė Vlorė mė 28 Nėntor", tha ministri Imami.

Ministri i FSK-sė, Agim Ēeku tha se nderimi me dekoratėn dhe statusin e "Dėshmorit tė Atdheut" ėshtė njė akt me njė domethėnie tė jashtėzakonshme.

"Me nderimin qė i bėhet kėtyre burrave patriotė e shqiptarėve tė mėdhenj, Shqipėria ka nderuar veten dhe Kosovėn. Vetėm kombet qė dinė tė jenė mirėnjohės ndaj sakrificės dhe gjakut tė derdhur pėr liri kanė tė ardhme tė sigurt", theksoi ministri Ēeku.

luftetari24.11.2012/00:04

ju lumte! Shqiperia po behet e Madhe aq sa ishte ne fakt