Nderohen “Të rinjtë e 100-vjetorit të Pavarësisë”

Publikuar: 23.11.2012 - 11:38

Tiranė, 23 nėntor  - Pėr nder tė 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ėshtė mbajtur cermonia e ndarjes sė mirėnjohjeve dhe pllakatave pėr tė rinjtė mė aktivė shqiptarė, nga Qendra Kulturore e Shqipėrisė, ku nė kėtė ceremoni qenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė tė rinjve tė vendeve tė ndryshme tė Evropės, qė janė mbledhur nė Tiranė, me ftesė tė udhėhqėsit tė Kėshillit tė Rinisė, Ylli Topalli, nė mesin e tė cilėve edhe njėzetvjeēari nga Kosova, Avdullah Hasani, i cili u nderua me medaljen e artė “Tė rinjtė e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Republikės sė Shqipėrisė”.



Me medalje tė ndryshme u nderuan edhe Besarta Xhufi, Elkelejda Doda dhe tė rinj tė tjerė nga fusha tė ndryshme.Tė pranishėm nė kėtė event historik ishin edhe deputetė, ministra, kryetarė tė Parlamentit tė Shqipėrisė, nė mesin e tyre Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, si dhe shumė qytetarė tiranas.



Me kėtė rast, Hasani falėnderoi pėr pėrzemėrsisht tė gjithė pėr nderin qė iu bė me medaljen e artė.

“Ky ėshtė nderi mė i madh qė mund t’i bėhet njė tė riu. Me kėtė po shtoni interesimin e tė rinjve qė tė angazhohen nė vazhdimėsi nė aktivitete dhe tė punojnė pėr tė ardhmen e shqiptarėve, nė bazė tė idesė sė lirisė dhe barazisė, duke i fuqizuar hapat drejt njė demokracie moderne” theksoi Hasani.