CNN: Besa shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

Publikuar: 06.08.2012 - 13:23

Prishtinė, 6 gusht  - Rrallė ka qenė e pranishme Shqipėria kaq shumė nė mediat e huaja pėr njė ēėshtje tė veēantė siē ėshtė ēėshtja e shpėtimit tė hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Rrjeti CNN ka pėrgatitur njė artikull me pyetjen se pse shqiptarėt i shpėtuan hebrenjtė gjatė Holokaustit.

Natyrshėm tė lind pyetja se pėrse pikėrisht tani po flitet kaq shumė pėr kėtė gjė?

Sepse shumė producentė tė njohur izraelitė po e trajtojnė masivisht kėtė ēėshtje. Kėshtu, njė film dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanė Amerikės, por jo vetėm.

CNN thotė se kjo ēėshtje nuk ėshtė trajtuar shumė pėr shkak se shqiptarėt ranė nėn regjimin komunist.

Rrjeti televiziv ka intervistuar njė fotograf hebre, Norman Gershman, qė ka kaluar njė dekadė duke u marrė me kėtė ēėshtje.

Ai ka gėrmuar pėr arsyen se pse shqiptarėt i shpėtuan hebrenjtė. Vendi, shkruan CNN, pėr ēudi, nė fund tė Luftės Botėrore kishte mė shumė hebrenj nga sa kishte nė fillim (200).

Arsyeja qėndron tek besa.

Gershman thotė se shumė shqiptarė madje habiten se pėrse duhet t’i kushtohet shumė vėmendje kėsaj ēėshtje. Pėr ta ėshtė normale sakrifica pėr tjetrin kur japin besėn.

“Gershman kujton njė person, prindėrit e tė cilit ishin pėrfshirė nė shpėtimin e hebrenjve. Ai i tha: E ēfarė pastaj? Nė Shqipėri gjithkush do e kishte bėrė kėtė gjė. Nuk kemi bėrė ndonjė gjė speciale. Ėshtė besa transmeton portali OAL.

Koncepti nėnkupton qė njė person vendos sigurinė e mikut mbi atė tė tijėn e familjes sė tij. Njė shqiptar i tha Gershman: Mė mirė vras djalin se tė thyej besėn.

Gershman thotė: Gjithkush nė nevojė, nėse tė troket nė derė, ti ke detyrimin absolut pėr ta shpėtuar, pėr tu kujdesur pėr tė, nuk ka rėndėsi nėse ėshtė mik apo armik”,” shkruan CNN.

leci ger08.08.2012/17:35

E E KAN HARRRU SHQIPTART BESEN TASH VEQ MAS MASHTRIMEV E TRADHTIVE NDERMJET VETI ME BO PARE ME GJDO KUSHT SA MA SHUM???