Arkitektët, ekonomistët e farmacistët më të paguarit në Shqipëri

Publikuar: 09.06.2012 - 21:52

Tiranė, 9 qershor - Tė diplomuarit e degėve Inxhinieri, Farmaci dhe Ekonomi, nė Shqipėri,  paguhen mė mirė nė tregun e punės. Mė tė keqpaguar janė punonjėsit qė punojnė nė sektorėt e Shėrbimeve, Menaxhimit, Hotelerisė dhe Medias. Rreth 61% e tė diplomuarve punojnė nė profesion dhe 39% e tyre punojnė jashtė profesionit. Tė diplomuarit nė degėt e Arkitekturės, Ekonomisė dhe Farmacisė kanė mė shumė sukses nė gjetjen e njė pune nė profesion. Rreth 66% e tė punėsuarve janė tė kėnaqur me jetėn e tyre profesionale dhe 34% e tyre janė tė pakėnaqur. “Shqiptarėt nuk kanė shumė besim te kompanitė private tė punėsimit, pasi vetėm 6.7% e tė intervistuarve u janė drejtuar  atyre pėr tė kėrkuar punė. Vetėm 1.3 % e punėkėrkuesve aplikojnė nė zyrėn shtetėrore tė punėsimit”, tha drejtuesi ekzekutiv i kompanisė “The HeadHunter”, Elton Ilirjani, kompania qė realizoi studimin bashkė me Institutin Eunacal dhe njoftime.com, transmeton Panorama. Kėto janė vetėm disa nga tė dhėnat nė lidhje me tregun e punės nė Shqipėri. I realizuar nga data 30 prill-5 maj, pjesė e tij u bėnė 1,705 persona nė tė gjithė vendin. Sipas tė dhėnave, rezulton se tė diplomuarit nė degėt Turizėm, Mjekėsi dhe Juridik janė ata qė ndihen mė tė pakėnaqur me jetėn e tyre profesionale. Rreth 44% e tė punėsuarve me arsim tė lartė kanė njė pagė mujore bruto 20,000-49,000 lekė. Nė vitin 2011, rreth 85% e tė diplomuarve u ėshtė dashur mė pak se 6 muaj pėr tė siguruar njė vend pune.  Kompania mė e preferuar e shqiptarėve pėr tė punuar ėshtė “Vodafone Albania”. Kompania “Mane TCI” ėshtė renditur e 1-ra nė rang kombėtar me 75% bashkė me BKT dhe Alpha Bank pėr vlerėsimin e pagės vetjake tė punonjėsve tė krahasuar me punonjėsit e tjerė tė kompanisė. Kompania “Neptun” ėshtė vlerėsuar nga 23% e tė intervistuarve duke u renditur e dyta pas kompanisė “Vodafone” nė rang kombėtar pėr ruajtjen e konfidencialitetit tė pagave tė punonjėsve. Kompanitė Mane TCI, ACREM, AMC dhe Albtelecom renditen si 4 kompanitė, punonjėsit e tė cilave i vlerėsojnė pagat e tyre pak a shumė tė njėjta me tė kolegėve. Punonjėsit e kompanive Balfin (100%), Plus (83%) dhe Mane TCI (78%) vlerėsojnė se kanė pagė njėsoj ose mė tė lartė se punonjėsit e kompanive tė tjera. “Duhet tė investohet mė shumė nė punėsimin e tė rinjve tė sapodiplomuar”, tha drejtuesi ekzekutiv i kompanisė “The HeadHunter”.  Ai shprehu besimin e plotė qė kėto projekte tė reja do tė sjellin shumė mundėsi punėsimi pėr kėta tė rinj, qė ende nuk kanė mundur tė gjejnė njė punė tė pėrshtatshme.