Konferencë ndërkombëtare e anesteziologëve në kujtim të Dr Shpëtim Robajt

Publikuar: 18.05.2012 - 14:24

Prishtinė, 18 maj - Pėrkrahur nga Ministria e Shėndetėsisė e Republikės sė Kosovės dhe Zyra e OBSH-sė pėrmes fondeve tė Qeverisė sė Luksemburgut dhe organizuar nga Asociacioni i Anesteziologėve tė Kosovės, sot nė Prishtinė i ka filluar punimet Konferenca e II-tė ndėrkombėtare e Anesteziologjisė dhe Mjekimit Intensiv.

Kjo konferencė i ėshtė dedikuar anesteziologut tė njohur kosovar dhe dėshmorit tė kombit dr. Shpėtim Robaj, i cili ra gjatė luftės nė Kosovė, derisa ishte nė shėrbim tė pacientėve kosovar.

Ministri i Shėndetėsisė i Republikės sė Kosovės, prof. dr. Ferid Agani, duke pėrshėndetur pjesėmarrėsit nga Kosova dhe vendet e tjera nė kėtė konferenca, theksoi rėndėsinė e dy dimensioneve qė i ka kjo ngjarje: dimensionin e parė qė lidhet me veprėn heroike tė njėrit prej anesteziologėve tė njohur tė Kosovės, dr. Shpėtim Robaj, i rėnė gjatė luftės nė Kosovė, pėr tė cilin ministri tha se me veprėn e tij ėshtė bėrė simbol i pavdekėsisė dhe dimensioni i dytė  qė lidhet me pėrpjekjet qė anesteziologjia dhe mjekimi intensiv nė Kosovė tė zhvillohen nė nivelin mė tė lartė, pėrkundėr mundėsive tė kufizuara dhe financimit tė nėnvlerėsuar tė shėndetėsisė nė Kosovė.

Ministri Agani premtoi se MSh do tė bėjė maksimumin qė kėto shėrbime tė ngrihen nė nivelin mė tė mirė, pėr tė siguruar aplikimin nė kėtė fushė tė arriturave shkencore qė po ndodhin nė vendet me shėndetėsi tė zhvilluar.

Dr. Tritan Shehu nga Shoqata e Anesteziologėve dhe mjekimit intensiv e Shqipėrisė ka theksuar rėndėsinė e kėtij tubimi shkencor duke spikatur faktin qė bashkėpunimi i kontribuon zhvillimit tė shkencės sė anesteziologjisė si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri.

Ai tha se prezenca nė kėtė konferencė e ekspertėve edhe nga vendet e rajonit dhe mė gjerė, tregon se mjekėsia ėshtė shkencė qė nuk njeh kufij dhe qė i bashkon tė gjithė.

 Prof. Dr. Quirino Piacevolli nga Shoqata Evropiane e Anesteziologėve (ESA) ka theksuar rėndėsinė e konferencės dhe i ka ftuar anesteziologėt kosovarė qė tė bėhen pjesė e pėrpjekjeve pėr ta zhvilluar kėtė profesion pėrmes avancimit tė tyre shkencor, por edhe pėrmes shfrytėzimit tė lirė tė mundėsive pėr ngritje tė kapaciteteve profesionale pėrmes trajnimeve nė vendin e tij (Italia).

Dr. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikės sė Anesteziologjisė nė QKUK ka folur pėr historikun e kėsaj klinike duke theksuar se kjo klinikė ka 206 punonjės, prej tė cilėve 45 janė anesteziologė dhe 25 mjekė nė specializim si dhe pjesa tjetėr punonjės tė profileve tė tjera, ndėrkohė qė duke iu referuar vėllimit tė punės ai theksoi se vitin qė shkoi, nė kėtė klinikė ka pasur 14.231 intervenime me anestezion tė pėrgjithshėm dhe lokal dhe nė Mjekimin intensiv janė trajtuar 5108 pacientė.

Konferenca i zhvillon punimet edhe nesėr, ndėrsa ekspertė nga Kosova, Shqipėria, Italia, Maqedonia dhe vendet e tjera gjatė kėtij takimi profesional do tė trajtojnė tema me interes nga anesteziologjia dhe mjekimi intensiv.