Shpallet lista e shteteve me të cilat vendoset regjimi i vizave

Publikuar: 18.05.2012 - 10:02

Prishtinė, 18 maj – Afganistani ishte vendi i parė qė publikisht pati njohur Kosovėn shtet sapo e pati shpallur pavarėsinė nė shkurt tė 2008-s dhe tani gjendet nė krye tė listės sė vendeve ndaj tė cilave Kosova do tė vėrė regjim vizash nga 1 janari i 2013-s. Janė edhe 85 shtete tė tjera, banorėt e tė cilave duhet tė pajisen me viza pėr tė hyrė nė Kosovė.

Qeveria, megjithėkėtė, nuk e pati listuar Afganistanin si vend tė parė qė ia kishte njohur shtetėsinė Kosovės. Lista nis me Mbretėrinė e Bashkuar. E Afganistani ndodhet nė numrin rendor 6. Gjithsej janė 7 shtete qė figurojnė ta kenė njohur Kosovėn tė nesėrmen e shpalljes sė pavarėsisė. Pos Mbretėrisė sė Bashkuar dhe Afganistanit, janė edhe Franca, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Turqia, Shqipėria dhe Kostarika.

Nga to, viza do tė ketė vetėm pėr banorėt e Afganistanit, shtet nė tė cilin Osama Bin Laden vepronte lirshėm para se koalicioni i vendeve tė Perėndimit tė intervenonte ushtarakisht nė 2001-n pėr ta ērrėnjosur Al-Kaidėn. Por, kjo radhitje ėshtė bėrė bazuar nė rend alfabetik.

“Koha Ditore” ka siguruar tė enjten dy lista me emra shtetesh, qė do t’i bashkėngjiten vendimit tė Qeverisė tė marrė njė ditė mė parė, pėr vėnie tė regjimit tė vizave. Nė tė parėn ndodhen 72 shtete, banorėt e tė cilave duhet tė pajisen me viza nė ambasadat e Kosovės apo ato tė rajonit me tė cilat Kosova ka marrėveshje pėr shėrbime tė pėrbashkėta, ndėrsa nė tė dytėn ndodhen 14 shtete, banorėt e tė cilave me viza mund tė pajisen kur tė vijnė nė pikat kufitare tė Kosovės apo edhe nė aeroport.

E janė 18 shtete qė kanė njohur Kosovėn dhe qė do t’u vihet regjimi i vizave. Ėshtė edhe Nigeria, njė shtet qė nuk e ka deklaruar njohjen, por qė Qeveria e ka listuar nė mesin e shteteve qė ia kanė pranuar shtetėsinė vendit.

Viza do tė ketė edhe pėr popujt e dy vendeve me tė drejtė vetoje nė Kėshillin e Sigurimit, Rusisė e Kinės, tė cilat pengojnė procesin e anėtarėsimit nė OKB.

Ndėrkaq, kufijtė do tė jenė tė hapur pėr shtetasit e vendeve fqinje dhe pėr ata tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.

Regjim vizash nuk do tė ketė as pėr shtetasit e Serbisė. Njė zyrtar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme ka arsyetuar mospėrfshirjen e Serbisė nė listė, duke thėnė se ēėshtja e kalimeve tė banorėve tė tė dyja vendeve ėshtė rregulluar me marrėveshje tė veēantė, vjet nė Bruksel.

Qeveria e Kosovės ka vendosur tė mėrkurėn qė prej vitit tė ardhshėm tė vėrė regjim vizash pėr banorėt e njė numri shtetesh. Listėn e kėtyre vendeve nuk e pati publikuar, por pati treguar kriteret nė bazė tė tė cilave ėshtė vendosur.

Ibrahim Gashi, zėvendėsministėr i Punėve tė Jashtme, ka thėnė se pėrzgjedhja e shteteve pėr tė cilat do tė aplikohet regjimi i vizave ėshtė bėrė nė bazė tė kriterit se sa paraqesin kėrcėnim pėr sigurinė e shtetit tė Kosovės, sa paraqesin kėrcėnim pėr paqen dhe stabilitetin ndėrkombėtar. Sipas tij, janė marrė nė konsideratė edhe vendet e listės sė zezė tė Schengenit, ndaj tė cilave do tė vėrė regjim vizash edhe Kosova.

E Kosova ėshtė vendi mė i izoluar nė Evropė. Banorėt e saj nuk mund tė lėvizin lirshėm nė zonėn Schengen, ndėrsa edhe vende tė rajonit obligojnė kosovarėt tė pajisen me viza nė rast vizite.


72 vendet, banorėt e tė cilave duhen pajisur me viza nė ambasada


Afganistani
Algjeria
Angola
Armenia
Azerbajxhani 
Bangladeshi
Bjellorusia
Benini
Bolivia
Burkina Faso 
Burundi 
Ēadi 
Eritrea
Etiopia 
Gaboni 
Gambia 
Gana
Guineja Ekuatoriale  
Guineja 
Guineja-Bisau 
India 
Indonezia
Iraku 
Irani 
Jemeni 
Kamboxhia
Kameruni 
Kape Verde 
Kazakistani
Kenia 
Kirgistani
Kuba 
Laosi (Republika Popullore Demokratike e) 
Lebanoni 
Liberia
Libia 
Majanmari 
Mali 
Maroku 
Mauritania 
Moldavia 
Mongolia 
Mozambiku 
Nepali
Nigeri
Nigeria
Pakistani 
Republika Demokratike e Kongos 
Republika e Afrikės Qendrore  
Republika e Kongos  
Republika Popullore Demokratike e Koresė 
Ruanda
Rusia 
Sierra-Leone 
Siria
Somalia
Sudani 
Shri-Lanka
Tajlanda 
Tanzania 
Taxhikistani 
Togo 
Tunizia 
Turkmenistani 
Uganda 
Ukraina 
Unioni i Komoreve 
Uzbekistani 
Vietnami 
Xhibuti 
Zambia
Zimbabve


14 vendet, shtetasit e tė cilave duhen pajisur me viza nė kufi



Bregu i Fildishtė
Butani
Egjipti 
Ekuadori 
Filipinet 
Gjeorgjia 
Haiti 
Kina
Madagaskari 
Peru 
Republika Dominikane 
Senegali 
Surinami    
Xhamajka 

Arbeni04.12.2012/14:48

Mos bani panik, Mos bani Politik,
Se po shifet qe ki drejt me hy ne schengen po vete spo don me hy ne schengen.
evropa po ta liron edhe pse nuk te njofin 5 shtete po ta ban te mundshem me ba levizjen lirshem ... po ju vet po e perzini nuk ban

Cariani19.05.2012/17:20

Thacit i paskan dal krejt. O dashamir, mos i hidhero ata qe i ke pas lutur deri tash, qe te njohin si shtet i pavarur, se ndoshta i shkon mendja dikujte PER INATI te terhjek njohjen e Kosoves si shtet. Prite pasta zinxhirin e terhjekjes nga shtetet tjera ... e kenaq shkaun

riad hajdini18.05.2012/14:48

Kon mir edhe Shteteve qe nuk na kan njohur si Shtet Pavarsion Ton duke filluar nsa Skinishtja edhe 5 Vendeve tjerat e Bashkimit EU

Dyli18.05.2012/14:34

Heqja ose vendosja arbitrare dhe pa baze e vizave shtetasve te huaj eshte veprim joserioz qe iriton. Sepse vizat nenkuptohen dhe vlejne per te gjithe shtetasit e huaj nese me marreveshje ndershteterore nuk eshte vendosur ndryshe, por gjithsesi vizat hiqen reciprokisht dhe kurrsesi ne menyre te njeanshme e te papergjegjeshme. Ndryshe pse kosovaret nuk mund te udhetojne gati ne asnje vend te botes pa viza te cilat jane edhe te kushtueshme dhe teper te kushtezuara, e ne Kosove hyjne e dalin kushdo dhe kurdo? Pse?

besi besi18.05.2012/13:59

shum vendim i qellum duhet paisur me viza kta persona nga kto shtete qe e rrezikojn sigurin e shtetit nuk na duhet turista nga keto vende nuk e din kta qka o turizmi kta skan pare per buk e po vin me ba turizem .. mos folni sene kishe na dim e na duhen turista turista na duhen nga vendet e zhvillume qe kan munci me shpenzu pare ne vend tonin e jo me ardh turisti e me vjedh njerz te mequm jon ata qe e kan mendu ket gje e din qe rrezigohem edhe nga migrimi ilegal

Rahi18.05.2012/13:54

Rexhim vizave spari me Sërbin dhe lirim nga ky rexhim per qytetaret shqiptar te kti vendi dhe ather menjiher.

vata18.05.2012/13:27

e paskan marr të gatshme listen nga naj fuqi ndërkombëtare, e nëse jo, atëherë kta politikant tonë definitivisht skan lidhje me politikë a strategji... paushall krejt... pa kurrfar ideje.. me tplas krejt....

Meti18.05.2012/13:20

Perkundrazi,Kosova duhet ti paguj njerezit te vijne ta vizitojne e jo te vendos viza.Nese dikush deshiron te bej probleme,atij 100 kufij vendosi,ai perseri do te hyj.
Sa i perket komentit te "london"..Pse a keq eshte te vijne arabet te investojne ne Kosove ose te bejne biznes?!!Kur amerika i lejon arabet pa problem te hyjn ne USA,e pse jo edhe ne?!!

zagrebi18.05.2012/13:15

BIMBINI
pse Kroacia ku po e dine ti une ashtu nuk mendoj

Armend Zeneli18.05.2012/13:04

Definitivisht na plast a , sjeni more kerkun a ka te ju ren a prioritet, a e din qysh eshte kjo si me dal nje i rritur e me rreh nje fmi e me than ja pra un jam dikushi.

Thaqi18.05.2012/12:58

zones shengen eshte dashur doemos te ju vendoset qeshtja e vizave, si dhe pagesa te jet 85 euro per nje vize.

Albi18.05.2012/12:47

Seribja dmth me hi pa viza qysh t'ju nteket a?

arti18.05.2012/12:40

valla i paskan gjet shtetet qe duhet me marr viza. po kurr asni qyteter i qitynve shtetev nek ka nevoj me ardh ne ks, nuk vin kurr ,,, e pse serbin nuk e kan shti nlist me marr viza ?????

ushtria qlirimtare e kosoeves18.05.2012/12:29

Me te vertet asht per te ardhur keq me pushtetaret po bejn loj me popullin shqiptar nese dush te rreullosh shtetin tend pse nuk e keni shti ne regjim te vizave edhe shtetin SERB SERBIN ku qdo dit tuli paramelitari serb kriminela te futen ne teritorin e kosoves asht per te ardhur keq kjo gje sepse qeveritaret tane perfitojn nga taa dhe biznesi ju ndalet turp edhe kjo gje ne spari duhet ti luftojm njerzit tan qe punojn per serbin sepse ata njerz e kan pru kosoven en ket gjendje .

avniu18.05.2012/12:10

kjo eshte edhe nje prej marrive te radhes qe bene qeveria jone, keto vende qe i kan shti ne regjim te vizave jam mese i bindur qe se din as vet se ku ndodhen por nejse...
katastrof... U dasht me ba reciprocitet edhe me shtetet e BEse, se na jena jena shtet, jena zot shpie edhe mujna secilit me ja caktu a eshte i mireseardhur ne konakun ton a jo, e jo kush don me hi e me dal e me ba qmos ne kosove e kush i gjalle se din qa po ndodh e nese dikush prej tyre kishte me thane pse po na qitni viza, shume thjeshte ja mbyll gojen duke ju kunderpyetur se pse vendi itij aplikon viza per neve, edhe e dyta kjo kishte me qen mire se ishin mbledh do te hyra nga vizat sikur na qe o shpenzojme para neper ambasada te ndryshme nu nga mas vizave etj.

bimbimi18.05.2012/11:54

shtetet qe nuk e dojne Kosoven jan disa mirepo shtetet te cilat jane per shkatrrimin e Kosoves janee ashtu quajtura Maqedonia,Serbia,Mali i Zi, Rumunia,Rusia,Slovakia,Qipro,Spanja,Kroacia po dhe 90 Slovenija.nuk duhet te ju qudit e fundit Slovenija

london18.05.2012/11:50

Ide e qelluare por ka vende per kritika jane harruar shume shtete arabe dhe fqinjet si serbia dhe greqia.

riki kosova18.05.2012/11:46

AAAAAAAA e paskan kenaqe krejtPo prej krejt ketyre shteteve qe i numerova brenda vitit nuk hyjne ne kosove ase 5 persona.Vizat eshte dasht me i ba pre disa shtete tjera ose me sakte me aplikue parimin e reciprocitetit.

agroni nga ausa18.05.2012/11:32

mire esht per regjimin e vizave por kina ka popullsin e madhe viza ne kufi nuk mjafton kina vetum 9 shtetu udhtoin pa viza me passport kinez

Rrahman18.05.2012/10:38


Ndoshta është mirë që po aplikohen viza por mos po e demtojme procesin e lobimit për njohjen e Republikës së Kosovës,sidoemos shtetet të cilat na kane njohur neve mos po zhgenjehen.

Behari18.05.2012/10:23

Kjo eshte tmerr cka kan bo ministria e jashtme. Kinen e kan lone me mar vise ne kufi, vendet ma te rrezikshme i kan lone me marr vise ne kufi. Ncncnc
Mandej pse mos me ju qite visa edhe shteteve te shengenit. Na te ta spo mujme me hy , pse ata me hy kur te dojne a? Me ju pas qite visa, ma shpejt kishim mbrri te liberalizimi

Ibra18.05.2012/10:15

Nc nc nc sa e quditshme.Adoni edhe me teper me i iritue shtet qe nuk na kane njohur edhe skane per te na njohur kurre mbas ketij regjimi.Po kush a ka te vjen prej ktyre shteteve bre a veq me ba pollavra .Mjeret na per kete shtete e hajte kushe edhe si po na udheheqe.Ma mire terhiqne .

I merguari18.05.2012/10:12

Oj Qeveri e mjera Qeveri, shtetet që duhët vendosur vizat janë
Serbia, Rusia, Greqija, Spanja , Sllovakija, Rumunija,Qipro.