Një komb, një gjuhë, një abetare

Publikuar: 17.05.2012 - 11:38

Prizren, 17 maj - (E  plotėsuar) Nė Prizren nė Qendrėn Sportive “Sezai Surroi” me pjesėmarrje tė autoriteteve tė larta shtetėrore kosovare dhe shqiptare u mbajt ceremonia e promovimit tė abetares sė pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė, raporton rtv21. Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi gjatė fjalės sė tij nė nė ceremoninė e promovimit tė abetares sė pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė, e cilėsoi njė ditė historike pėr tė gjithė shqiptarėt. Ndėrkohė, kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha se shqiptarėt kudo qė ndodhen janė tė vendosur tė bashkohen nė BE, ndėrsa nuk nguroi t’i bėjė thirrje fqinjėve tė ēlirohen nga shqiptarofobia dhe veprimet primitive.
Tė pranishmėve mė njė fjalė iu drejtuar kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, i cili fillimisht falėnderoi hartuesit e Abetares unike, duke thėnė se ky libėr ėshtė Abetarja mė e re qė bartė emrin e gjeneratave shqiptarėve qė sakrifikuar nga lufta e Skėnderbeut e deri te luftėrat e fundin nė trojet shqiptare. Sipas tij, Abetarja e promovuar sot bartė idealin e lirisė sė shqiptarėve. Ai shtoi se Abetarja unike shėnon edhe tė arriturėn historike tė pėrpjekjes sė shqiptarėve pėr tė mbrojtur kulturėn e tyre.
“Abetarja, nuk duhet tė harroni kurrė, se ka vetėm ėndrrėn, por ka me qindra e mijėra jetė tė flijuara qė ju tė ndjeheni tė lirė dhe tė jemi si komb aty ku jemi krenar, tė ndėrtojmė tė ardhmen ton, tė ardhmen e shkėlqyer qė meritojmė, krenar me qėndresėn tonė, tė vendosur nė tė ardhmen tonė evropiane. Kombi shqiptar kurrė nė historinė e tij, nuk ka qen mė i bashkuar, mė i sigurt pėr tė ardhme e tij qė meriton. Abetarja ėshtė margaritari i kurorės sė 100-vjetorit tė Shqipėrisė sė pavarur”, ka thėnė Berisha. Pėr mė tepėr, kryeministri shqiptar, tha se sot jemi mė tė vendosur se kurrė tė punojmė pėr projektin e bashkimit tė kombit shqiptar, dhe tregimin e vlerave tė qytetėrimit evropian. Ai me kėtė rast ju dha edhe njė mesazh shteteve fqinje, tė cilat kanė frik nga shqiptarėt.
“Ne jemi mė tė vendosur se kurrė tė punojmė me pėrkushtim pėr paqen, stabilitetin nė rajon dhe mė gjerė. Nga Prizreni, duhet tė themi fqinjėve tanė, ēlirojuni nga shqiptarofobija. Ajo ėshtė njė mbeturin e primitivizmit tė trashėguar tuajin. Shqiptarėt janė njė komb qė dinė tė ruajnė dhe tė mbajnė miqėsi. Por gaboni rėndė, nė qoftė se vazhdoni tė shfaqeni shqiptarofobinė tuaj me skena si ato tė Preshevės, tė cilat faktoj, se jeni akoma shumė prej jush nė stadet primitive”, ka thėnė Berisha.
Ndėrkaq, kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaqi ka vlerėsuar se sot ėshtė njė ditė historike pėr kombin, kulturėn dhe qytetėrimin shqiptar. Ai tha se shqiptarėt po promovojnė Abetaren e parė tė shqiptareve dhe kjo siē tha ai, ėshtė njė e arritur historike. Kreu i ekzekutivit, promovimin e Abetares unike e vlerėsoi si njė fitore historike tė tė dy shteteve dhe tė gjithė shqiptarėve. Sipas tij, Kosova ėshtė nė rrugė tė sigurt pėr tė arritur suksese tė rėndėsishme qė vlerėsohen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-tė , duke treguar njė tė ardhme tė ndritur pėr qytetarėt e saj.
“Kjo Abetare ėshtė pasqyrim i frymės evropiane tė hapėsirės kulturore shqiptare, pa imponime ideologjike, pa diktat dhe forma tjetra jashtė institucionale. Kjo Abetare e pėrbashkėt ėshtė shprehje e ndėrgjegjes dhe emancipimit tė kombit tonė, ėshtė Abetare e lirisė, Abetare e demokracisė, Abetare e Kosovės evropiane dhe Shqipėrisė evropiane, dhe e gjithė shqiptarėve evropian”, ka thėnė Thaēi.
Kurse, ministri Arsimit, Ramė Buja duke uruar qytetarėt shqiptarė, tha se promovimi i Abetares unike, do tė jetė fillim i shumė projekteve tė reja tė pėrbashkėta, mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Sipas tij, kėto projekte tė tė dyja shtetet do t’i forcojnė kombėtarisht. Ai gjithashtu pėr realizimin e kėtij projekti, ka falėnderuar edhe zyrtarėt shtetėror tė Kosovės dhe Shqipėrisė.
“Ishte ėndėrr e bukur dikur dhe vėshtir tė imagjinohej se kjo ėndėrr mund tė shndėrrohej njė ditė nė realitet komod, e tė pa penguar nga dy shtetet shqiptare, nga dy ministritė homologe tė arsimit. Abetarja u bė. Atė po e promovojmė sot me shumė madhėshti, respekt, konsideratė dhe dashuri dhe me besimin epa lėkundur se do tė jetojė gjatė”, ka thėnė Buja.
Mė 24 prill u pėrzgjodh teksti fitues pėr Abetaren e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė. Teksti i pėrzgjedhur ka si bashkėautorė, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 pėrfaqėsuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndėrsa grafika ėshtė realizuar nga Lorenc Buzi.
Pėrzgjedhja ėshtė bėrė nga komisioni vlerėsues me pėrfaqėsi tė dy palėve. Nė garė ishin 13 Shtėpi Botuese, nga tė cilat fituese ėshtė shpallur Shtėpia Botuese “Pegi” dhe shoqėria “Dukagjini”. Unifikimi i teksteve shkollore ėshtė njė nisme mes dy ministrive tė arsimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės, qė do tė vijojė edhe me tekste tė tjera shkollore.

kole qepuri19.08.2012/12:15

Shqiptaret Jane mate miret ne bot .jane ne momentet mete mire se kurr tash do ta marre vesh bota .kush ashte gjergj kasrioti.nen tereza.at.gjergj fishta.dhe .ibrahim rugova

nergjivane18.05.2012/09:01

Urime per Abetare!Vertet eshte nje moment qe i bashkon te gjithe shqipetaret,Kosove,Shqiperi,Maqedoni,Presheve...Ju lumte!

etnik kastrati18.05.2012/08:35

Nje komb, taksa mes veti, tarifa doganore mes veti, kufij mes veti, urretje mes veti...

trizero18.05.2012/07:20

Po qfare Abetare..une si Kosovare e flas gjuhen gegnishte qe ma ka lane katragjyshi jem..nuk kom nevoj me fole gjuhen e shteteve tjera ase me dhune qysh u munu serbia e as me libra qe kta tont te Kosoves i pranojne te Shqipnis... shume po perkulmi ne Kosovarte udhehqsat e me harru gjuhen e te parardhsve tone e me fole "q kemi" ee ..

Miloti18.05.2012/02:13

Tju them te drejten me ngeli hatri nga Sali Berisha qe nuk e kish marrr me veti edhe Damir Fazlliqin,ta kish pa Kosoven edhe Fazlliqi sikurse Shqiprine.
Per ndryshe unisimi i Abetares osht diqka e shejt, por shpresoj te unisohen edhe tekstet shkollore tjera fillore ,te mesme dhe ato Akademike.

Shqipnia18.05.2012/01:26

Hasho, kur pe qet ni Drenicare ? si liber ne gjuhe tenden.

Albert Vataj17.05.2012/23:24

Promovimi i Abetares se perbashket eshte nje prej ngjarjeve me te rendeishme dhe me sinjifikative, derimtash, pas shpalljes se Kosoves, shtet. Njesimi i abetares, shpresoj se do te çel rrugen e njesimit edhe te standartit te shqipshkrimit. Te gjitha keto finalizojne bashkimin e gjithe shqiptareve ne nje gjuhe, ne nje enderr, ne nje te ardhme, ne nje komb

rrahamn vitiar17.05.2012/23:18

Keta dy sot jan dy figurat me komprimituese,per popullin shqipetar.kurse me frenuese per integrim gjithkombetar dhe europian,keta sikur kan bere shqipetarin prone te tyre private,vall si jan katandisur sot,te gjith inetlektual opinionista konstitucionalista,organizata jo qeveritare,per te ngritur popullin shqipetar,per ta bere ket popull te dinjitetshum,se vetum nje popull aktiv,do ket perspektiv,e pikerisht siq jemi bere sot ju kenvenon ketyre dy figurave,qe populli te ja fut gjum,sa ma gjat gjum ma shum korrupcion,aq ma shum regres,aq ma shum papunesi,e pikerisht keto qe i ceka jan ato veprime qe do te i benin pote benin keta dyte kunderten ,njerez te kombit,qe aq shum ka sot nevoj shqipetaria.

agimi17.05.2012/23:10

Qka u ba Thaqi ndryshove prej si u kthy RAMUSHI ne Kosove .Ramushi ta ka ngre veshin apo te ka thirr ne telefon dhe te ka kthjell se qka u zgjove tash per bashkim kombetare ja nise mbas dymbdhjetve

Bekimi17.05.2012/23:01

Sllavi merret me Enciklopedia dhe me strategji kombetare te Akademive te Shkencave, e ne tash po fillojme me Abetare

Zehil Zagreb EvropaDukagjin17.05.2012/22:40

Ta kemi parasysh vetem nje gje Promovimin e Abetares se perbashket ShqiperiKosove,kjo eshte per tu pershendetur.Mirepo,kam frike se edhe ne vitin 1971 me duket Gjuha shqipe ka ndryshuar rrjedhen,sepse ne ate kohe gravitonin disa gjuhe dhe dialekte te gjuhesDialekti ToskeDialekti Gege dhe dialekti i Shqipersie se mesme,apo Dialekti kalimtar,rrespektivish Dialekti i Shqiperise se Mesme per gjat Lumit Shkumbin.Dialekti i atehershem Kosovar gjasonte me teper ne Dialektin Gegeose Dialektin e Shkodres.Nga shkrirja e elementeve te ketyre dialektev ,ne ate kohe njezerit u formua "Dielkti i Njesuar"tani Dielkti i Standardizuar,duke i shkrire ca fjale ne te te tria dilektet ne Gjuhene e njesuar shqipe.Mirepo akoma,e folmja Gegerishtes eshte ne fuqi ne popullin e dhe te folmen e Kosves me perjashtim te Gjuhes zyrtare,e cila thekson gjuhen dhe elemente e saj sipas Standardeve,Andaj,pikerisht per kete qe u cekem mbi gjuhen,po dyshoj mos edhe Abetarja e njesuar e perbashket mos po merr konotaciuone te tjera dhe mos po dalin elemnte te tjer e po bejne fare ndryshimesh.Megjithate nuk besoj se do ndryshoj gje prej gjeje sa i perket Abetares se perbashket ShqiperiKosove.

Rahman Rama17.05.2012/22:03

Per abetare te perbashket jan deklaru THaci dhe S.Berisha! Te dy kryeministrat ne fjalimet e tyre,e shpallen Abetaren si aritje historike! Ka dicka nga ky konkludim i tyre,por ajo qe do te ishte me pesh vertet historike,ata nuk e permendin Bashkimi i Kosoves me SHqiperine!Po ndoshta nuk e duan, do te zvoglohej numti i funkcionarve nga presidenti,qeverit e parlamentet!

Murriz Shipnia17.05.2012/21:38

Te punojm për Shipni se mund te vdesim neser, e pastaj toka Shqiptare sdo na lëje mbrenda.

xhema17.05.2012/21:23

bravooooooooooooooo......

Roland B17.05.2012/21:19

Thaci dhe Berisha nese vertete duan te jene patriote, le te heqin kufijte dhe te bashkojne kombin. Po tallet serbi dhe bullgaromaqedonasit me ne. Nje komb me 10 mln banore, trembet nga 800 mije bullgaromaqedonas, apo 8 milion serbe te rrenuar ekonomikisht. Bashkimi i kombit, ky po qe do ishte PATRIOTIZEM.

kaba17.05.2012/21:18

urime . namin e paskit bo,ku meten trojet tjera shqiptare.

Maliq Mali17.05.2012/21:01

Asnjeri, as Thaqi e as Berisha, nuk e paska thirrur "vëllaun" turk të marrë pjesë vëllazërisht në festën e abetares? Natyrisht se jo, prandaj edhe kanë guxuar të përmendin Skënderbeun.

KAQANIKU17.05.2012/20:58

NJË KOMB,NJË GJUHË, NJË ABETARE ,NJË HISTORI ,NJË FLAMUR DHE NË FUNDË PSE MOS TË KEMI NJË SHTET SHQIPTARË NË BALLKAN.

shqiptari17.05.2012/20:50

Me vjen mirë që është bërë edhe një
"ABETARE" e përbashket per dy popujt shqipetarë.
Bravo eshte gjest i cili na dergon drejt
"Bashkimit Kombetar te dy popujve"

pejani17.05.2012/19:55

femive ju vyn me ja jap shtesat me pas nje ekonomi te mir se abetare ka po si me lexu kur ekonomia e kosoves asht katastrof sidomos femit e shqiptarve e kan jeten me te dobt ne bot sepse i kena lidert ma te koroptum ne bot hajna

Petiriti17.05.2012/14:24

O kur dojna me kalu niveline Abetares O shimi a done me thone najsen najhere per Ekonomi .Ekonomi ja nis me E

Burim 17.05.2012/14:22

DRENISKANDINAVI, ne baze te komenteve qe keni bere ju dhe Sedati, mendoj qe juve ju duhet me shumti kjo abetare, sepse para se gjithash do te ua mesoj gjuhen e nenes, qe sic po shifet e paskit harruar ose nuk e keni ditur kurre!

Arianiti17.05.2012/14:21

Mirë është kjo që u bë një abetare e përbashkët shqipe në Shqipëri e Kosovë. Mirëpo mos mendoni se këtë e kanë bërë për ndonjë patriotizëm Sala dhe Thaçi. Këtë e kanë bërë për poena politikë, sepse po e shohin se po iu fundosen partitë e tyre politike në Shqipëri dhe Kosovë. Po të kishte hyrë në fuqi Ligji për qendrën historike të Prizrenit, a thua do të mbahej një manifestim i tillë në Prizren?! Unë mendoj se jo, sepse me Ligjin në fjalë i cili u miratua këto ditë në Parlamentin e Kosovës të gjitha ingerencat apo vetoja për të vendosur për qendrën historike të Prizrenit do t'i takojnë Kishës ortodokse serbe. Kështu që duhet analizuar mirë gjërat, e jo me eufori të themi ja ky është bashkimi kombëtar. Jo, mos u mashtroni vëllezër. Edhe unë do të dëshiroja shumë të ishte kështu, që me vetëm një abetare të përbashkët të arrihet bashkimi kombëtar. Mirëpo gjërat janë ndryshe. Derisa Sali Berisha fliste kinse me emocione për abetaren dhe bashkimin kombëtar, ai e ka mbushur Shqipërinë me biznesmenë serboçetnikë dhe ia kanë zënë frymën Shqipërisë. Po ashtu, derisa Thaçi fliste në këtë manifestim në Prizren, ai u angazhua më së tepërmi që të aprovohet Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe për Hoçën e Madhe, në të cilat Kisha ortodokse serbe e ka fjalën kryesore. Prandaj i gjithë fjalimi i Berishës dhe i THaçit ishte një hipokrizi, një demagogji e kulluar. Koha do të dëshmojë që unë kam të drejt në komentin tim. Do të dëshiroja shumë, të nderuar vëllezër e motra shqiptare, sikur të dilte gabim komenti im, mirëpo gjërat janë ndryshe nga ato që po komentoni. Megjithatë, unë jam i bindur se bashkimi kombëtar do të ndodh, por jo me Salën e me Thaçin. Bashkimin kombëtar do ta bëjnë idealistët e mëdhenj shqiptarë e atdhetarë të vërtetë. Ata janë jashtë institucioneve shtetërore të Shqipërisë e Kosovës.

Burim 17.05.2012/14:17

SEDATISUEDI Po me vie shume keq, mire nuk na duhet as Marsi as planetet tjera po nuk dime te shkruajme dhe flasim shqip, gjuhen tone, po me vie keq shume po kjo cfare ka ndoshur sot eshte veper e madhe dhe e shumepritur, dhe me sepaku ketu ka vend per kritika.

dreniskandinavi17.05.2012/13:27

Ky tubim ku ishin pjesmarrsit me numer ma te madh pioner,me perkujoj tubimet ne Shqipri para gjajit Enver.Kesaj radhe e prekrahu mendimin e Sedatit ne Suedi.E ku ka mbrri bota keta matrapaz qesin fall per nji abetare,ku bash ne kohen e internetit qe mundesh ti ndjek studimet ne te gjitha univerzitete botnore.Pralla,prralla.Mitingashet shqiptar qe tentojn tia fillojn historis prej dites qe erdh ne pushtet PDKa,e udhehequr nga SHIKUu famkeq.,badihavgji.

astrit17.05.2012/13:19

Kur eshte mbajte Lidhja e Prizrenit,udheheqesist e atehershem megjithate e kane dite me mire alfabetin. Ate politik gjithsesi, por edhe te shkrimit.

trimi17.05.2012/12:50

pse po thuni abetare e perbashket, shqipnia i ka kater lloje t'abetareve per veti e na njo bashk me ta
cfar inferioriteti!

sedatisuedi17.05.2012/12:32

Perderisa Bota shikon te Udhtoj ne Mars apo edhe Studijon Planetet ne merremi me Abetare . Por fundi fundit me fajin e te tjerve gjindemi ketu ku gjindemi . E faji dihet se osht i gjithi i Evropes .Sepse dihet se Kombi shqiptar ka qen ne Pytjen To Bee ore Not to Bee. kështu qe ma mir von se kurr. E sa i perket do kritikusve ketu ne Komente let ta kthejn pak koken mbrapa let shofin se ku kan kan.... Kur ne Shqipri u vendoseshin regjimet ashtu si kan pelqu Serbis e ish Jugosllavin i ka pas mbush Burgjet me Shqiptar . Kesht qe kur te kritikoni kritikoni me vend e jo veq hajt te themi diqka...

zena nga llapi 17.05.2012/12:29

Urime per kit Abetare Kombtare,por nuk pajtoj vetum ShqiperiKosove.Kombi Shqiptar eshte mjerisht i ndam por prap ne trojet e veta d.m.th.Abetarja Kombatare ka mujt te dergohet ne te gjitha trojet Kombtare,e jo te ndalet vetum ne ShqiperiKosove,se shkollimi lejohet gjithkund ne bot e per ata nuk eshte dasht te ndahen Presheva e Ilirida e Malesia e Madhe dhe Qameria.Dhe ky eshte hapi i par qe eshte dasht ta marrin instutcionet ShqiptareKosovare dhe ne qofse ka pengesa nga sllavet qe normal se ka,dhe qeverit Shqiptare Kosovare te ankohen gjithkund per shkeljen e te drejtave te Shqiptarev.E jo te tubohen dy tre vet e ti bajn qef veti,dhe mos ta prezentojn tinez por hapur ne te gjitha trojet etnike se per ata ja kan lan emrin Abetarja Kombtare.

Gjakova17.05.2012/12:26

Ky eshte hapi i pare drejt bashkimit kombetar,e gezofshim !

egzon halimi17.05.2012/12:18

krej mir bukur dhe urime abetarja, po sdi ae keni vrejt qfar ftohje midis sales dhe thaqit qysh iki sala meniher pi skene

Gjini 17.05.2012/12:17

Du matrapazet e njohur Shqiptar Berisha Thaqi
Ku na bekoi zoti me budallenj si k'ta

nita kikaj17.05.2012/12:16

Meqene nje abetare falas per atifeten mire kishte me qene,sepaku lete meson shkrim dhe lexim.

flamur17.05.2012/12:06

po ku i lat shqiptaret te tjer o matrapaza hashim e sali hora jeni qe te dij.

dyl tahiri17.05.2012/12:00

Tubimin e apongave e shendron ne takim historik,tipik sjelje primitive provinciale.Ku eshte presidenti i shtetit shqipetar.

halim17.05.2012/11:58

Urime promovimin e ABETARES GJITHEKOMBETARE,dita sotit te hy ne ane si dite historike,shpresoj se prej sot u vu gure themelibazamenti duke filluar prej germes se pare A.PER BASHKIM GJITHA TROJEVE SHQIPETARE.

gzimi17.05.2012/11:57

Per Salen me e rendsishme eshte Serbia se Presheva

Faton Seferi17.05.2012/11:44

kjo Abetare duhet te iu imponohet me te vertet te gjitha shkollave ku ka nxenes Shqipetare jo vetem ne Kosove e Shqiperi por edhe ne Maqedoni , ne luginen e Presheves , ne trojet shqipetare ne mal te zi neper shkollat shqipe ne Greqi nese ka nese nuk ka ato duhet te hapen sa me shpejt si dhe neper shkollat shqipe ne Kalabri e ne gjithe Diasporen.

krenari17.05.2012/11:40

Urime gjithe kombit shiptar

Besi17.05.2012/11:38

Ministri Rame Buja ne fjalimin e tij u deshmua edhe njehere qe ska lidhje me arsim.!!

ademi17.05.2012/11:30

Penges e indergrimeve Kombtare ne mes te Shqiperis dhe te Kosoves jan po keta te dy kryeministra,keta dy jan deklaru hapur kunder kombit Shqiptar per Bashkim,keta faqe zie e marrin edhe guximin qe ngjyrat e tona Kombetare te ujitur me gjakun e bive me te mir te Kombit gjat gjith Historis tie quajn Faqe zie,por faqe zienjet e vertet jan mu keta dy Kryeministra qe per fat te keq i ka sot Shqiperia dhe Kosova.

Reshad Kabashi17.05.2012/11:25

Pergezime per te gjithe Shqiptaret ! Vertete ky eshte nje moment historik .

beni17.05.2012/11:09

keq per te dy her e permendi Presheven asnjonen her nuk diti me thon mir emrin Presheva por Prisheva