Ndryshimi i Kodit Penal, kusht i BE-së

Publikuar: 13.05.2012 - 09:38

Prishtinė, 13 maj - Pėrkrahja ndėrkombėtare pėr heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, diēka pėr tė cilėn gazetarėt protestuan nė rrugė dhe e bojkotuan skenėn politike nė tėrėsi, sa vjen e shtohet.

Kjo ēėshtje tani ėshtė bėrė kusht edhe nga BE-ja, pa i dhėnė politikės nė Kosovė asnjė mundėsi tjetėr. Pyetėsori i dorėzuar Prishtinės pėr studimin e fizibilitetit nė mesin e shumė pyetjeve e pėrmban edhe pikėn ku shumė qartė bėhet e ditur se shpifja nuk duhet tė jetė pjesė e Kodit Penal, shkruan gazeta “Zėri”.

“A ėshtė shpifja kundėrvajtje penale nė Kosovė? Nėse po, kur e ka ndėrmend Kosova qė ta heqė shpifjen nga Kodi Penal”, thuhet nė pyetėsorin e pėrgatitur nga Komisioni Evropian.

Pyetėsori me 400 pyetje i ėshtė dorėzuar Kosovės mė datėn 7 maj, i cili nga Ministria pėr Integrime Evropiane, menjėherė u ėshtė dėrguar tė gjitha institucioneve relevante tė Kosovės pėr t’u marrė me ēėshtjet pėr tė cilat Brukseli dėshiron tė dijė.

Pyetėsori duhet tė kthehet nė Bruksel nė pjesėn e parė tė qershorit, ndėrsa pak kohė mė vonė, gjatė muajit qershor, njė ekip ekspertėsh evropianė do tė dėrgohet nė Kosovė pėr tė verifikuar atė qė ėshtė kthyer nga Prishtina.

Kjo i bie qė mė sė largu deri nė pjesėn e parė tė qershorit, Kuvendi duhet ta ndryshojė Kodin Penal, nė tė mirė tė gazetarėve, pasi ndryshe kjo mund tė ndikojė nė vlerėsimin qė do t’i japė Kosovės Brukseli.