KQZ: Gati për zgjedhjet në Ferizaj

Publikuar: 28.04.2012 - 15:10

Prishtinė, 28 prill - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotė se gjithēka ėshtė gati pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė sė  dielės tė jashtėzakonshme pėr kryetar tė komunės sė Ferizajt.

Kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se tė gjitha pėrgatitjen janė kryer me kohė, nė mėnyrė qė tė dielėn, mė 29 prill, tė gjitha qendrat dhe vendvotimet tė hapen nė ora 7 tė mėngjesit dhe mbyllen nė ora 19:00.

“Tė gjitha pėrgatitjet, ashtu siē parashihen me Ligj pėr zgjedhjet lokale janė bėrė nga ana e KQZ-sė. Janė 25 qendra tė votimit, kurse 124 vendvotime me gjithsej 95.449 votues, aq sa i pėrmban lista votuese. Pritjet tona janė qė me siguri qė nuk do tė ndryshojė dalja e votuesve, krahasuar me zgjedhjet paraprake”, bėn tė ditur Daka.

Kryetarja e KQZ-sė, thotė po ashtu se pėr vėzhgimin e kėtyre zgjedhjeve janė certifikuar 1.514 vėzhgues, prej tė cilėve vetėm 6 janė ndėrkombėtarė, kurse tė tjerėt u pėrkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare.

Si zakonisht, zgjedhjet pritet tė vėzhgohen nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia nė Veprim.

Besnik Ramadani nga Demokracia nė Veprim thotė pėr Radion Evropa e Lirė se ky koalicion ka monitoruar gjithė javėn e fushatės dhe ka vėrejtur disa parregullsi, por tė cilat nuk kanė qenė tė natyrės qė do ta dėmtonin procesin zgjedhor.

“Ka qenė njė fushatė shumė e qetė, pa presione, pa incidente tė mėdha. Megjithatė, ne i kemi evidentuar edhe disa parregullsi, tė cilat janė mė shumė vazhdimėsi e pėrvojės sė kaluar si pėrdorimi i fėmijėve nė fushatė, pjesėmarrja e fėmijėve nėpėr takime, pastaj parregullsi shqetėsuese ka qenė shfrytėzimi i resurseve publike, si dhe vendosje tė posterėve nė objekte publike dhe dėmtim tė posterėve”, sqaron Ramadani.

Sa i pėrket ditės sė diel, Demokracia nė Veprim do ta ketė si synim parėsor monitorimin e ecurisė sė zgjedhjeve, shton Ramadani, duke e vėnė nė plan tė dytė ēėshtjen e shpalljes sė shpejtė tė rezultateve, siē veprojnė zakonisht organizatat qė merren me vėzhgim.

“Demokracia nė Veprim ka akredituar gjithsej 34 vėzhgues, Pra, vėzhguesi ynė do tė jetė nė ēdo qendėr tė votimit nė Ferizaj. Ne jemi mobilizuar dhe shpresojmė qė dita e zgjedhjeve tė shkojė nė frymėn e fushatės elektorale”, thekson Ramadani. 

Ndryshe, zgjedhjet pėr kryetar tė Ferizajt pasuan dorėheqjen e kryetarit Bajrush Xhemajli pėr shkak tė njė procesi gjyqėsor ndaj tij.

Nė garė pėr kryetarin e Ferizajt marrin pjesė gjashtė kandidatė tė partive politike, njė nga iniciativat qytetare dhe njė kandidat i pavarur.