Dhanë betimin 39 noterët e parë të Kosovës

Publikuar: 27.04.2012 - 15:20

Prishtinė, 27 prill   – Nė njė ceremoni solemne tė organizuar nga Ministria e Drejtėsisė, e nė tė cilėn morenė pjesė ministra, udhėheqės tė institucioneve tė drejtėsisė, ambasadorja e Zvicrės, krerėt e Odės sė Noterėve nga Shqipėria dhe Maqedonia, dhanė betimin 39 noterėt e parė tė Republikės sė Kosovės.

Me kėtė rast, Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Drejtėsisė, Prof. Dr. Hajredin Kuēi tha se me krijimin e institucionit tė noterisė ėshtė bėrė edhe njė plotėsim nė sistemin e drejtėsisė sė Kosovės. Sipas tij sistemi i noterisė do tė ndikojė nė shėrbime me tė mira pėr qytetaret, nė forcimin e renditė dhe ligjit dhe do tė jetė njė mbėshtetje pėr gjyqėsorin dhe lehtėsim pėr punėn e tyre.

Ministri Kuēi kėrkoi nga noterėt qė punėn e tyre tė mos e kenė vetėm detyre, por edhe mision.

Ambasadorja e Zvicrės, Krystyna Marty, vendit qė mbėshteti krimin e sistemit noterial nė Kosovė, para tė pranishmėve tha se njė shėrbim noterial funksional ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe shtoi se ky sistem mund tė japė njė kontribut thelbėsor nė sistemin gjyqėsor tė vendit.

Pėr rolin pozitiv qė do ta luajė sistemi i noterisė dhe pėr ndihmėn qė do t’i ofrojė sistemit gjyqėsor, nė kėtė ceremoni folėn edhe krerėt e institucioneve tė drejtėsisė sė Kosovės, kryetari i KGJK-sė, Enver Peci, kryeprokurori, Ismet Kabashi dhe kryetari i Gjykatės Supreme, Fejzullah Hasani.

Kjo ceremoni ėshtė pėrshėndetur edhe nga kryetarėt e odave tė noterėve tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė.