Në Ferizaj ndërtohet Qendra e Kompetencës

Publikuar: 26.04.2012 - 17:26

Ferizaj, 26 prill - Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja, dhe ministrja pėr Zhvillim e Luksemburgut, Marie Jose Jachobs, kanė vė sot gurthemelin e Qendrės sė Kompetencės nė Ferizaj.

Ministri Buja ka falėnderuar Qeverinė e Luksemburgut pėr ndihmėn qė ka dhėnė pėr ndėrtimin e kėsaj qendre, qė ėshtė investim i pėrbashkėt.

Marie Jose Jachobs gjithashtu ka uruar nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit e kėsaj ane pėr shkollėn e cila do tė ndėrtohet .

Qendra  e Kompetencės  (QK) ėshtė dizajnuar nė bashkėpunim me komunėn e Ferizajt dhe largohet nga dizajni tradicional i shkollės sė Arsimit dhe Aftėsimit Profesional  me pėrfshirje inovative tė njė qendre tė vogėl tė mjekėsisė. QK do tė pajisjet me premisa tė teknologjisė sė fundit pėr gjuhė tė huaja si njė faktor i rėndėsishėm pėr t’i mundėsuar tė rinjve nė Kosovė tė arrijnė punėsim gjithkund nė Evropė.

Nė kėtė Qendėr do tė zhvillohen profilet: Asistent i Ortopedisė, asistent i ortoprotetikės, asistent i farmacisė nė prodhim, profesionisti shėndetėsor nė komunitet, teknik i audiologjisė, siguria ushqimore dhe nutricioni, opticient dhe teknik dental.

Sipas dinamikės sė punimeve pėr ndėrtim,  pritet qė  shkolla tė jetė e gatshme pėr vitin shkollor 2013-2014.