Petroviq: Zgjidhja për veriun është zbatimi i “Ahtisaarit” dhe krijimi i komunës

Publikuar: 25.04.2012 - 15:42

Prishtinė, 25 prill - Zėvendėskryeministri i Kosovės, njėherėsh ministėr i Administrimit tė Pushtetit Lokal,  Slobodan Petroviq priti sot nė takim drejtorin e Departamentin e Shtetit pėr zhvillimin e politikave rajonale nė SHBA ,  Raffi Gregorian.

“ Shtetet  e Bashkuara tė Amerikės mbeten aleat i fuqishėm i mbėshtetjes sė proceseve tė rėndėsishme pėr Kosovėn, andaj ne besojmė se bashkė me SHBA-tė dhe bashkėsinė ndėrkombėtare ēėshtja e  Veriut tė zgjidhet sa mė parė”  tha zėvendėskryeministri Slobodan Petroviq,  nė takim.

Duke folur pėr veprimet qė kanė  ndėrmarrė institucionet e Kosovės nė raport me stabilizimin e situatės nė veri, Petroviq tha se institucionet e Kosovės janė tė pėrkushtuara dhe kanė krijuar mekanizma qė ofrojnė jetė tė barabartė pėr tė gjithė qytetarėt  pa dallime.

“Qeveria e Kosovės, nė veri ka hapur zyra qė ofrojnė shėrbime pėr qytetarėt,  kemi  ndihmuar 425 familje ne veri,  por kjo nuk mjafton, qytetarėt e veriut kanė nevojė pėr qetėsi dhe jetė mė tė mirė qė premton ardhmėri pėr gjeneratat e reja”  tha Petroviq.

Petroviq tha se zgjidhja mė e mirė pėr veriun ėshtė zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunės verore, qė u garanton qytetarėve tė drejta tė plota sikurse nė organizmin e jetės sė tyre, gjithashtu edhe nė zgjedhjen e lidershipit qė do t’i udhėheqė ata.

 Drejtori i Departamentin e Shtetit pėr zhvillimin e politikave rajonale nė SHBA, z. Raffi Gregorian tha se Shtete e Bashkuara tė Amerikės me vėmendje tė shtuar e pėrcjellin situatėn nė Kosovė dhe se do ta mbėshtesin Kosovėn edhe nė proceset e ardhshme e posaēėrisht kur bėhet fjale pėr veriun e Kosovės.