Kreun e NATO-s e shqetëson mungesa e burimeve në EULEX

Publikuar: 23.04.2012 - 18:27

Bruksel, 23 prill - Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar tė hėnėn se ėshtė i shqetėsuar pėr faktin se misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė, EULEX, nuk ka burime tė mjaftueshme, dhe pėr pasojė shpeshherė i ėshtė dashur Aleancės ushtarake tė marrė barrėn qė nuk i takon.

Misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė nuk ka “burime tė mjaftueshme” ka thėnė shefi i NATO-s, duke thėnė se aleancės ushtarake i ėshtė dashur tė marrė barrėn.

“Tė jem i sinqertė, jam shumė i shqetėsuar, pėr faktin se misioni i BE-sė, EULEX-i, nuk ka burime tė mjaftueshme, qė nė praktikė, ka implikime tė fuqishme pėr NATO-n, sepse pastaj po ndikohen operacionet tona tė KFOR-it”, transmeton DPA, deklaratėn e Anders Fog Rasmusen dhėnė para ligjvėnėsve tė BE-sė, transmeton REL.

Derisa KFOR-i ėshtė vendosur nė Kosovė pas rrėzimit tė regjimit tė Millosheviqit, mė 1999, misioni i BE-sė, ėshtė dėrguar pas pavarėsisė sė Kosovės, pėr tė ndihmuar ndėrtimin e institucioneve shtetėrore dhe sundimin e ligjit.

“Ne duhet tė ndėrmarrim detyrat dhe pėrgjegjėsitė qė nuk janė paraparė, nė veēanti nė pjesėn veriore tė Kosovės”, ka thėnė Rasmusen gjatė njė debati nė Komitetin e Parlamentit Evropian pėr Punė tė Jashtme nė Bruksel.

“Shpresoj se ju mund tė pėrdorni ndikimin tuaj nė mėnyrė qė EULEX-i tė ketė burime tė mjaftueshme”, ka thėnė Rasmusen.

Shefja e diplomacisė sė BE-sė, Catherine Ashton tha se blloku “ėshtė gjithmonė nė pozicionin e kėrkimit tė burimeve mė tė mėdha pėr tė ndihmuar misionin nė veri tė Kosovės",  kur ėshtė pyetur nė lidhje me deklaratat e Rasmusenit nė margjinat e takimit tė ministrave tė Jashtėm tė BE-sė nė Luksemburg.

“Ne punojmė shumė ngushtė me sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s dhe ekipin e tij nė planifikimin dhe mundohemi qė tė mbėshtesim njerėzit nė veri”, ka thėnė ajo.

Ashton po ashtu vėrejti se kjo ēėshtje ėshtė ngritur edhe gjatė diskutimeve me sekretaren amerikane tė shtetit Hillary Clinton gjatė njė takimi tė ministrave tė Jashtėm tė NATO-s.

Tensionet nė kėtė rajon kanė qenė tė larta qė kur Kosova e shpalli pavarėsinė nė vitin 2008.

Serbėt nė veri i rezistojnė autoritetit tė Qeverisė sė Prishtinė.

Rajoni ėshtė goditur nga njė valė sulmesh tė dhunshėm nė javėt e fundit, dhe mė i rėndi ishte sulmi me bombė qė vrau njė shqiptar qė jeton nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

EULEX-i tha tė premten se do tė shtojė praninė nė veri pėr shkak tė tensioneve tė rritura.

Ndėrkohė, revista gjermane Spiegel raportoi kėtė fundjavė se KFOR-i do t’i bashkohen edhe 550 ushtarė tė tjerė para zgjedhjeve serbe tė 6 majit.

Zehil Zagreb EvropaDukagjin23.04.2012/21:33

Z.Rasmusen Zoti ne qiell dhe Ju NATOja ne toke jeni ata qe e qetesoni boten dhe clironi qytetaret e Kosoves nga barbarizmi serbe.Paqi bekimin e Zotit Fohg Rasmusen!Ju dhe te gjithe ata qe e duane NATOn,ata qe i duane SHBAs,Ata qe e duan Boten Demokratike!!!,si dhe ata qe e duan popullin e lire...!