NATO urdhëron KFOR-in t’i mbyllë rrugët alternative në veri

Publikuar: 03.04.2012 - 21:46

Prishtinė, 3 prill - Komanda e NATO-s nė Napoli ka urdhėruar KFOR-in qė t’i mbyllė tė gjitha rrugėt alternative nė Leposaviq dhe Zubin Potok, tė cilat i kanė pėrdorur serbėt lokal derisa mbaheshin tė bllokuara pikat kufitare me Serbinė nė kėtė pjesė tė Kosovės.

Kėshtu ka deklaruar i ashtuquajturi kryetar i Komunės sė Zubin Potokut, Slavisa Ristiq. Ai ka thėnė se kėtė lajm ia ka dhėnė komandanti i KFOR-it nė veri tė Kosovės Adolf Conrad, raporton Telegrafi.

Pas takimit me komandantin Conrad, me kryetarėt ilegal tė tri komunave me shumicė serbe nė veri, Ristiq ka thėnė se “ky vendim ėshtė arritur nė bashkėpunim edhe me xhandarmerinė e Serbisė”.

“Ne i kemi thėnė komandantit se ky vendim ėshtė i papranueshėm pėr serbėt e veriut, pavarėsisht se me kė ėshtė arritur marrėveshja”, ka thėnė Ristiq, duke shtuar se “tė gjitha rrugėt qė e lidhin Kosovėn me Serbinė qendrore janė legale dhe se ato do tė vazhdohet tė shfrytėzohen nga serbėt lokal”.

Ristiq ka thėnė se KFOR-i nuk mund t’i detyrojė serbėt e veriut tė kalojnė nėpėr derėn (pikėn kufitare) ku ndodhen doganierėt dhe policėt e Republikės sė Kosovės.

Pėrgjegjės pėr vijėn kufitare tė Kosovės ėshtė KFOR-i, ndėrkaq kėto rrugė vazhdojnė tė shėrbejnė pėr strukturat paralele tė Serbisė kryesisht pėr kontrabandė dhe krim tė organizuar.

 

fadili04.04.2012/10:02

Natyrisht qe do te mbyllen kalimet ilegale. NATO eshte organizata me e fuqishme ushtarake ne bote dhe do te jete e tille edhe per shume kohe. Ata i kane interesat dhe strategjite e veta qe nuk jane kunder nesh. Disa kriminel te vegjel ne veri jane teresisht te paperfillshem per ta por iu duhet te veprojne siq po veprojne per shkak te moskrijimit te imazhit te "njeanshem". Tash pas zgjedhjeve ne Serbi do te kete nje qasje tereisht tjeter ku serbet e veriut dalengadale duke marre dokumentet e Kosoves, duke regjistru veturat ne institucionet e Kosoves do te mesohen dalengadale me faktin se jetojne ne shtetin e Kosoves. Ashtu si edhe serbet e jugut do te fillojne te hyjne edhe ne institucionet tona.

Baki04.04.2012/07:32

Strukturat paralele ilegale luajn me ligh kosovar. Keto marrveshje ne as ni kusht nuk duhet te mbeshteten nga vendi yn. E vetmja menyr per zgjidhjen e problemeve eshte respekti ndaj ligjit. Ndersa aj qe nuk i respektonperkra Ligjin ton duhet te denohet ne menyren me te lart te vendit.
Ndersa ne ket rast KFOR'i, EULEX dhe Policet tane duhet me hy ne Veri dhe me e tregu prezencen aty ne vend ku duhet.
Un mendoj se ne fillim 1Vit te kesaj procedure, numri i policeve Nderkombetar dhe ai i kosoves duhet me qen shum i madh Dikun per 2Banor 1Police!!

Perndryshe luajn pakica me popullin ton sikur maca me minin.

Ju pershendes

xhevdeti03.04.2012/22:08

Serbet jane te pandalshem,kur jane ne pyetje interesat per teritore shqiptare.