Qeveria ndërton “Dell arenën” në vend të sheshit “Ibrahim Rugova”

Publikuar: 01.04.2012 - 15:22

Prishtinė, 1 prill (KD) - Qeveria e Kosovės ka vendosur qė tė rialokojė 23 milionė euro nga projekti i termocentralit “Kosova e Re” pėr tė financuar ndėrtimin e njė arene sportive nė qendėr tė Prishtinės, pėrballė ndėrtesės sė Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės, nė vendin ku sot gjenden rrėnojat e hotelit “Union”, tė djegur tre vjet mė parė, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Projekti, ndėrtim ekstravagant qė ka dukjen e njė tende gjigante, tashmė ėshtė miratuar, dhe ndėrtimi, sipas njė burimi tė sigurt nga Qeveria, do tė nisė qysh gjatė muajit prill, sapo tė pėrmbyllen procedurat ligjore pėr anulimin e vendimeve tė Komunės sė Prishtinės pėr hapėsirėn nė fjalė ku do tė ndėrtohet qendra dhe tė rrėnohet ajo qė ka mbetur nga hoteli “Union”.

KK i Prishtinės tashmė e ka miratuar njė plan, sipas tė cilit hapėsira nė fjalė do tė rregullohet nė park qė duhet tė bartė emrin Ibrahim Rugova, por burime nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) kanė thėnė se partia mė e madhe opozitare do tė duhej t’ia lėshonte udhėn projektit tė ri tė Qeverisė pėr arsye tė shumta, nė mesin e tė cilave duket se kryesorja ėshtė se projekti i arenės sportive ka pėrkrahjen ndėrkombėtare.

Madje, nė shenjė falėnderimi pėr pėrkrahjen perėndimore, posaēėrisht atė amerikane, ka qenė vetė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ai qė ka vendosur edhe pėr emėrtimin e arenės sė planifikuar, e cila thuhet se do tė quhet “Dell arena”, nė emėr tė ambasadorit tė SHBA-sė, i cili kėtė verė e pėrmbyll mandatin e tij trevjeēar nė Kosovė.

“Plani ėshtė qė ndėrtimi tė pėrmbyllet sa mė shpejt, ashtu qė koktejin lamtumirės pėr ambasadorin Dell, qė kryeministri planifikon ta organizojė mė 4 korrik, tė mund ta mbajmė pikėrisht nė arenėn e re”, ka thėnė njė burim nga Qeveria, qė ka preferuar tė mos i pėrmendet emri.

Sipas burimit, tashmė ėshtė pėrzgjedhur edhe ndėrtuesi i objektit madhėshtor, edhe pse procedurat e tenderimit zyrtarisht pritet tė fillojnė javėn qė vjen.

“’Dell arena’ do tė ndėrtohet nga ndėrmarrja ‘Mabetex’, meqė ajo garanton se puna do tė pėrmbyllet deri nė fund tė qershorit, dhe, nė fund tė fundit, kjo kompani edhe ėshtė autore e planit ideor dhe e projektit, kėshtu qė ata edhe janė mė tė pėrshtatshmit pėr ta ndėrtuar objektin”, ka thėnė burimi, qė ėshtė njė prej gjashtė zėvendėsve tė kryeministrit.

 

Tenda e projektuar pėr Gadafin

 

Projekti pėr “Dell arena” ėshtė hartuar nga “Mabetex” qysh para dy vjetėve, me porosi tė kryetarit tė atėhershėm tė Xhamhirisė sė Libisė, Muamer el Gadafi, i cili vitin e kaluar ėshtė vrarė nga kryengritėsit nė Libi, tė cilėt edhe ia rrėzuan pushtetin e tij 40-vjeēar.

Sidoqoftė, thuhet se Gadafi, nė njė takim me zėvendėskryeministrin e tanishėm tė Kosovės, Behgjet Pacolli, njėkohėsisht edhe pronar i “Mabtexit”, ishte shprehur i gatshėm qė edhe formalisht ta njihte pavarėsinė e Kosovės, sapo tė pėrfundonte ndėrtimi i tendės betonike pėr tė. Por, kryengritja nė Libi e pengoi realizimin e kėtij plani, qė tani ka gjetur vend nė qendėr tė Prishtinės.

Zėvendėskryeministri i Kosovės, Behgjet Pacolli, i kontaktuar me telefon nė lidhje me projektin e ri, ėshtė shprehur tejet i shqetėsuar me faktin qė gazeta ka marrė vesh pėr projektin kaq shpejt, por ka thėnė se ai do ta ndėrtojė kėtė qendėr sportive shumė shpejt dhe shumė mirė.

“Unė di tė ndėrtoj bukur. Kjo ndoshta i pengon dikujt. Por unė di ta bėj kėtė, dhe ju lutem, mė lejoni ta bėj kėtė, sepse Kosova e meriton njė tendė tė tillė tė bukur, me njė emėr tė tillė tė bukur”, ka thėnė Pacolli, duke insistuar se “Mabetex” “nuk do tė pėrfitojė asgjė prej kėsaj pune”.

“Unė edhe pasurinė time jam nė gjendje ta shkrij, vetėm ta ndėrtoj Kosovėn e bukur”, ka thėnė ai, derisa e ka pranuar se Qeveria do t’i mbulojė shpenzimet e projektimit dhe tė ndėrtimit tė “Dell arena”.

 

Mustafa nuk flet, Daci propozon kompromisin “Ibrahim Dell arena”

 

I padisponuar tė flasė ka qenė tė dielėn kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, duke insistuar se kjo nuk ka asnjė lidhje me te.

“Ju lutem, keni kujdes se ēka shkruani, sepse tė pavėrtetat shpesh po kuptohen si tė vėrteta, dhe kjo mua mė ka dėmtuar nė tė kaluarėn, sidomos kur kėso fjalėsh kanė dalė prej partisė sime”, tha Mustafa.

Njė reagim ėshtė dėgjuar nė lidhje me projektin nga kreu i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexhat Daci, i cili ka lavdėruar projektin e ri, por ka thėnė se emėrtimi ndoshta duhet tė jetė mė ndryshe.

“Unė, si akademik, njohės i historisė dhe i politikės, e kuptoj arsyen pėr kėtė emėrtim, por ju them se akademik Daci po tė ishte nė krye tė vendit, do ta zgjidhte kėtė punė shumė mė mirė, ashtu qė tė mos konfliktohemi as me miqtė ndėrkombėtarė, tė cilėt shpesh na e kanė dashur tė mirėn, e as tė shkelim mbi historinė tonė dhe personalitetet tona”, ka thėnė Daci, duke propozuar qė Qendra tė quhet “Ibrahim Dell arena”.

Njė propozim i tillė ėshtė kundėrshtuar edhe nga Qeveria, edhe nga partitė e tjera opozitare, sidomos nga “Vetėvendosja”. Madje, Glauk Konjufca i “Vetėvendosjes” ka deklaruar se bėhet fjalė pėr njė komplot tė kryeministrit Thaēi dhe tė liderėve tė tjerė, pėrfshirė opozitarėt nga LDK-ja dhe AAK-ja, dhe qėllimi ėshtė pėrgatitja e logjistikės pėr pėrballje me pakėnaqėsitė sociale dhe politike qė pritet tė shpėrthejnė pėr shkak tė qeverisjes sė keqe dhe koncesioneve ndaj Serbisė.

“Ata po e ndėrtojnė jo njė qendėr sportive, por njė burg, njė kamp pėrqendrimi, nė tė cilin do tė na fusin neve, qė pėrfaqėsojmė idealet dhe pritjet e popullit, i cili ėshtė i zhgėnjyer me punėn dhe tradhtitė qė po ua bėn kjo qeveri”, ka thėnė Konjufca. Por, ai ka pasur njė porosi pėr qeveritarėt: “Kot e keni, se jemi shumė mė shumė se qė mund tė na zėrė kjo tendė e shkretė”, ka thėnė ai, duke pyetur gazetarėt mė pas nėse e dinė se pėr sa persona ėshtė tenda qė do tė ndėrtohet.

 

Thaēi i relaksuar

 

Tė dielėn, kryeministri Hashim Thaēi, i relaksuar dhe nė shoqėri tė ambasadorit amerikan Christopher Dell, ka shėtitur nėpėr qendėr tė Prishtinės, ku ka inspektuar vendin nė tė cilin do tė ndėrtohet “Dell arena”.

“Jam i lumtur qė Kosova, pėrkundėr disa zėrave tė frustruar, di tė falėnderojė miqtė e saj, tė cilėt i qėndrojnė pranė nė momentet mė tė vėshtira tė historisė”, ka thėnė Thaēi, duke shtuar se “njė arenė sportive ėshtė gjėja mė e vogėl qė ne mund tė bėjmė pėr Amerikėn dhe Perėndimin”.

Vetė ambasadori Dell ka preferuar tė mos flasė shumė para medieve, duke deklaruar shkurt se Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe Qeveria e Kosovės ka mandatin, kapacitetet, vullnetin dhe vizionin pėr t’i marrė vetė vendimet e duhura. Aprililililililili

 

Mergata02.04.2012/11:23


NJE RRENE ME SHKOLLE !

austria02.04.2012/10:58

po patrioti qe esht dell me gjith thaqin po nuk ja vlen emri i dell po me ty zotri kryeminister jan tu lujt si maca me minin turp nese ndodh kja po ma e mir ishte me ja lan emrin THAQ DELLTADIQ urime

goni02.04.2012/10:01

e kuptova qe asht fore kur e lexova qe ne prill me fillu e ne korrik meu perfundu se jena msu zakonisht ni diqka i vogel mu ndertu zgat me vite

Ylli02.04.2012/09:23

Oh, kuku... gati me ra pika! Shyqyr qe qenka 1 prilli!

Blaçi02.04.2012/00:58

Shume e fort njerz a. hshahaha, bravo...

seri02.04.2012/00:44

e kam hanger foren me mengjes D BRAVO

ylber02.04.2012/00:10

Me vjen inati prej veti qe isha i hutuar nga shkrimi duke mos ditur se ka te beje me 1 prillin...., e "hongra"

xeni 01.04.2012/22:47

prishtines ndertimet jakan zan frymen futnja edhe qet qader aprililili

pajtimi01.04.2012/21:24

hahahahahaha qfare rrene per 1 Prill. Aty nuk ka hepesire per keso arenash.

F. Morina01.04.2012/20:56

Pershendetje te gjitheve.Besa more vllezer mos e merni fort per 1 prill se gjithqka ndodhe tek ne,,,kan then njerzit se nga hajgarja ka linde djali

avni01.04.2012/20:50

Valla breh kur e lexova kesh tu plas pi inatit DELL ARENA se pak patriaota po ka kosova veq ne emer te dellit me mbet ajo aren sportive edhe me gjith se esht per tu besu se shum sene ... a ka ber hashim thaqi edhe ket ekish bo gradualisht tu ja vnu majen. Tu i thon vetes kesh ao nermal ky kryeminister dy polic te burgosur ne serbi ee ka hi gajlja me falenderu dellin me vensojsen e emrit te ti nje arene sportive kuku breh qe mkeni nervozu @

besa 01.04.2012/20:42

nese osht 1 per 1 Prill hallall po jau boj, po nese nuk osht atehere mos vet kah po shkojme

1 Prilli01.04.2012/20:08

Qfar qeverie kemi edhe e vertet me kan nuk eshte qudi.

gezimi g.h01.04.2012/19:48

po ne Kosove krejt jeta eshte nje prill.Edhe shteti qe kemi eshte nje prill!

Fakit Morina01.04.2012/18:21

Shyqyr qe si lexoj kto deri ne fund

Iliri01.04.2012/17:54

Hahahaha, interesante. Shume ide e fort.

Iliri01.04.2012/17:49

Hallall, shume e qelluar per nje prill. Interesante

arbeni01.04.2012/16:44

hahahahahahah

ermal01.04.2012/16:38

Shume qesharake.

halori01.04.2012/16:25

Një mike më tha sot se është dy prill. I thashë e ke gabim. Më tha e hëngre foren.

Ilir01.04.2012/16:03

pak ka koliba ne Prishtine a?!

mentori 01.04.2012/15:41

1 Prilli

Haki Morina01.04.2012/15:36

APRILILI !!!!