Bajrush Xhemajli jep dorëheqje

Publikuar: 20.03.2012 - 13:18

Prishtinė, 20 mars -  (E plotėsuar) Nė ditėn kur Gjykata Supreme e Kosovės e ka bėrė tė plotfuqishėm vendimin sipas tė cilit kryetari i Ferizajit, Bajrush Xhemajli, do tė vuaj dėnimin prej 2 vjet e gjysmė, ai ka dhėnė dorėheqje nga posti i tė parit tė komunės, raporton Zėri.
Sipas  gazetės, nuk dihet dita nė tė cilėn Xhemajli do tė dėrgohet pėr tė vuajtur dėnimin.
Ferizaji shkon nė zgjedhje tė jashtėzakonshme, pasi Gjykata Supreme ka fuqizuar aktvendimin e Gjykatės sė Qarkut, e cila e kishte dėnuar kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli, me 2 vjet e gjysmė burgim. Nė aktvendimin e Supremes, thuhet se vėrtetohet aktvendimin i Shkallės sė Parė, ndėrsa janė hedhur poshtė ankesat e palės sė dėmtuar dhe tė mbrojtjes sė Bajrush Xhemajlit. Kryetari i Gjykatės Supreme, Fejzullah Hasani, ka thėnė se Xhemajli do tė vuajė dėnimin me burgim, ngase ėshtė gjetur fajtor nė tė gjitha pikat e aktvendimit tė Gjykatės sė Qarkut dhe qė nga nesėr duhet ta lėrė karrigen e tė parit tė Komunės sė Ferizajt, njofton KTV-ja.
Ligji i vetėqeverisjes lokale, neni 56 paragrafi g dhe h, qartėson se mandati i kryetarit tė komunės merret nė rast tė vendimit pėrfundimtar tė gjyqit, qė e privon kryetarin e komunės nga cilėsia juridike, dhe nė rast tė dėnimit pėr vepėr penale me njė urdhėr pėr burgim pėr gjashtė muaj, ose mė tepėr.
Xhemajli u dėnua me 2 vjet e gjysmė burgim nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, pėr aksidentin nė tė cilin vdiq njė i ri. Ai u gjet fajtor pėr thyerjen e rregullave tė komunikacionit qė patėn si pasojė vdekjen e njė personi. Atij i ėshtė ndaluar ngasja e veturės pėr 3 vjet.

Ferizaji21.03.2012/19:51

Bajrush Xhemajli esht denuar vetem se esht njeri i drejt edhe i takon nje Parti Politike dhe ka Autoritet te madh ne Ferizaj, Familja e te ndjerit po tia kishte Falur ateher ky nuk do te denohej kurr se kshtu shkojn procedurat ne Fatkeqsi Komunikacioni me Fatalitet, gjithmon Gjykata pyt se a esht marr vesh me familjen e personit te demtuar nese po ateher i liron nga Aktakuza, por ata nuk e kan ba nje gje te tille ateher ky ka marr dy vjet e 6 muj denim, po te ishte Zotri Xhemajli njeri i rendomt sot do ishte i lir nuk do denohej fare, po uroj qe mos te shkoj ne Burg fare se po ti pysesh njerzt ne Ferizaj secili do te thonte se une jam gati e te shkoj per Kryetarin ne Burg. Zotri Xhemajli i ka ndodh kjo Fatkeqsi pa deshiren e tij po kto do te ndodhin e dhe ne te ardhmen nuk do te ndalen kurr Fatkeqsit. Fikrije e Zari siq po e pershkruani ju ket Rast te Zotrit Xhemajli se ai esht Kriminel gabim e keni, po ju nuk e keni faj po informacionet i keni te Gabuara po deshet informim te mir e te drejt urdhnoni e pytni ne Ferizaj per ket Njeri se si esht ky me te vertet ne Komunen e Ferizajit, ky esht Realiteti.

ILIR SHABANI21.03.2012/12:14

duke u nisur nga fakti se aksidentet fatkeqësit në komunikacion ndodhin pa dëshirën e pjesëmarrësit në komunikacion, mendoj se dënimi prej 2 vite e 6 muaj është i padrejt ndaj z. Bajrush Xhemajlit,ndërsa për tri raste të aksidenteve me fatalitet, në të cilat kam qenë pjesë e këtyre gjykimeve, janë shqiptuar dënime nga 1 vitë burgim ku njëri prej këtyre rasteve i ka mbajt vetëm 6 muaj burg sepse kanë qenë qytetar të rëndomt, besoj se e kuptove Zari se sa afër realitetit je.

sl20.03.2012/14:28

keta kriminel ishin gjithemon para,gjate dhe pas lufte se luftaret e vertete e kan dhane gjakun,kurse ketyre ska kush qka ju bon,te pa fytyre

Fikrije20.03.2012/13:55

Po, Zari, mire e ke. Vec habia me e madhe eshte kur ky tipi ne gjykate mbrohej me heshtje. Vazhdon avazin sikur para gjyqeve serbe. Cfare hipokrizie. Une mendoj se ky denim eshte vetem nje farse se gjoja drejtesia edhe ashtu ne agoni po funksionon. Ky tip, mbane mend, nuk do ta mbaje asnje dite burg. Ishalla koha me demanton.

Zari20.03.2012/13:24

Të shuhet një jetë e një djali të ri për mendjemadhësinë e dikujt dhe të dënohet vetëm me 2.5 vjet burg, kjo vetëm në Kosovën tonë të dashur ndodhë. Paramendojeni sikur kjo ti kishte ndodhur ndonjë fukaraje çfarë dënimi do të merrte ai? Dhe dikush mundohet të na bind se të gjithë janë të barabart përpara ligjit. Dikush mbase tash do t'ia numëroj meritat që i ka ky njeri në çështjen kombëtare. Por, meritë mbi merita për mua është ftyra morali i individit. Ai njeri që nuk ka moral, për mua është me zero vlerë. E ky njeri ka treguar se nuk ka moral, kurse qytetarët e Ferizajit kanë dëshmuar se janë larg realitetit.