Hysen Gërvalla: Salihu e Kelmendi spiunë të UDB-së

Publikuar: 12.03.2012 - 09:51

Prishtinė, 12 mars - Hysen Gėrvalla, ndryshe nga njė javė mė parė, tash as nuk e mohon e as nuk e pohon qė Riza Salihu mund tė ketė gisht nė vrasjen e vėllezėrve tė tij, Jusufit e Bardhoshit. Nė njė letėr dėrguar gazetės “Express’, ai i cilėson si spiunė tė UDB-sė Riza Salhiun dhe Ibrahim Kelmendin. Qė tė dy, sipas tij, kanė qenė pjesė e komitetit ku ėshtė marrė vendimi pėr vrasjen e tre patriotėve shqiptarė.

I fuqishėm ka qenė reagimi i Hysen Gėrvallės, vėllait tė patriotėve Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, nė lidhje me shkrimet e fundit sa u pėrket autorėve tė mundshėm tė vrasjes sė familjarėve tė tij, mė shumė se tridhjetė vjet mė parė.

Riza Salihun dhe Ibrahim Kelmendin ai i quan “hilexhinj tė cilėt kanė qenė pjesė e njė komiteti, nga i cili ėshtė marrė vendim pėr tė vrarė Jusuf Gėrvallėn”.

Ibrahim Kelmendi disa ditė mė parė nė njė deklarim televiziv ka thėnė se Riza Salihu ka gisht nė vrasjen e patriotėve Gėrvalla dhe Kadri Zekės nė vitin 1982 nė Gjermani.

Por Hysen Gėrvalla, vėllai i patriotėve Gėrvalla, nė njė sqarim pėr gazetėn Express ka thėnė se nuk ėshtė i interesuar tė njollosė askėnd, ndėrkohė qė Riza Salihun e Ibrahim Kelmendin i quan persona tė cilėt kanė qenė pjesė e tė njėjtit komitet ku ėshtė marrė vendim pėr vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės.

sami12.03.2012/13:10

Une kisha than qe te mblidhen fakte te mjaftushme per kta dy persona dhe ti denoje populli me qmimin me te shtrejtin, sepse kta persona kan ... shum e shum te tjer?

sead12.03.2012/13:03

Qudi!!!!E paska ditur edhe ....marre per ty mos me tregu faktet ne polici te gjermanise.Po te pyes perse nuk ke tregu ma heret?, edhe mi qit faktet se ne qytetaret e kosoves nuk na u dhimen shpiunat edhe kriminelat kushdoqofshin ata.Po dyshoj ne vertetesin e fjaleve tuaja.