Ulet dinamika - vazhdon procesi

Publikuar: 04.03.2012 - 13:02

Prishtinė, 4 mars - Pas nėntė raundesh tė takimeve dhe gjithsej shtatė marrėveshjeve tė arritura nė kuadėr tė dialogut Prishtinė-Beograd, procesi i ardhshėm zgjedhor nė Serbi pritet tė ngadalėsojė dinamikėn e mbajtjes sė takimeve tė drejtpėrdrejta ndėrmjet palėve.

Megjithatė, nė Bruksel thonė se rėndėsi kruciale nė muajt e ardhshėm do tė jetė zbatimi i marrėveshjeve tė arritura deri mė tani.

Maja Kocijanēiq, zėdhėnėse e shefes sė diplomacisė evropiane, Catherine Ashton, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se do tė vazhdojnė kontaktet ndėrmjet palėve dhe puna e grupeve punuese pėr zbatim.

Ėshtė e qartė se puna e grupeve punuese pėr zbatim do tė vazhdojė, sepse zbatimi ka rėndėsi kruciale pėr tė gjithė.

“Ėshtė e qartė se puna e grupeve punuese pėr zbatim do tė vazhdojė, sepse siē e kemi thėnė nė shumė raste dhe siē ėshtė konfirmuar nga kėshilli, zbatimi ka rėndėsi kruciale pėr tė gjithė. Bashkimi Evropian do tė mbetet ndėrmjetėsues dhe do tė ketė kontakte tė ngushta me tė dyja palėt”, thotė Kocijanēiq.

Nė mesin e marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet palės kosovare e asaj serbe, ndėr tė tjera, hyn ajo pėr njohjen e diplomave universitare, regjistrin kadastral, lirinė e lėvizjes, menaxhimin e integruar tė kufirit dhe marrėveshja pėr bashkėpunimin rajonal.

Pa precizuar temat e ardhshme qė do tė vihen nė tryezėn e diskutimit, Kocijanēiq bėn tė ditur se do tė flitet sėrish pėr ēėshtjen e energjisė dhe tė telekomunikacionit, meqė pėr kėto dy ēėshtje, edhe pse ishte diskutuar nė raundet paraprake, nuk ėshtė arritur pajtim ndėrmjet palėve.

“Pėr shembull, ēėshtjet tė cilat janė diskutuar tashmė, por qė nuk kanė rezultuar me marrėveshje, janė ēėshtjet si telekomi dhe energjia”, thekson Kocijanēiq.

Rėndėsinė pėr gjetjen e zgjidhjeve pėr energjinė dhe telekomunikacionin e pėrmendi, ditė mė parė, shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviq, duke thėnė se ato do t’i nevojiten Serbisė pėr marrjen e datės pėr nisjen e negociatave pėr anėtarėsim nė Bashkimit Evropian.

Mirėpo, Stefanoviq u tha mediave serbe se ende nuk janė “vendosur kufijtė me Kosovėn“ dhe se Serbia “nuk e ka dhėnė Kosovėn“ nė shkėmbim tė statusit tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE.

Kryetarja e Komitetit tė Helsinkit nė Beograd, Sonja Biserko, thotė se retorika aktuale politike e Beogradit rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me Kosovėn, nuk do tė ndalet nė prag tė fushatės zgjedhore. Shumėēka nė ecurinė e mėtejmė tė dialogut, sipas saj, do tė varet nga qeveria e re serbe dhe nga plani i Serbisė pėr integrim evropian.

“Shumėēka do tė varet nga ajo nėse qeveria e ardhshme do ta shfrytėzojė statusin e vendit kandidat si njė mundėsi; se a do ta bėjė integrimin evropian prioritet, tė cilit do t’i japė substancėn e njė politike evropiane”, vlerėson Biserko pėr Radion Evropa e Lirė.

Zgjedhjet serbe, pėrkatėsisht mbajtja e zgjedhjeve lokale nė territorin e Kosovės, vlerėsohet tė jenė proces i radhės, pėrmes tė cilit BE-ja dėshiron tė testojė “konstruktivitetin” e shtetit serb nė raport me Prishtinėn.

drini04.03.2012/14:06

Serbia ska pse te qaje koken per konstruktivitet, derisa edhe kryetaret e pensionuar te Shqiperise shprehen te kenaqur me fusnoten. Deven qe perkulet e shalon gjithkush.