SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar: 29.02.2012 - 20:23

 

Prishtinė, 29 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja ėshtė takuar me kryetarin e Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit, Shkencės dhe Kulturės, Ali Shabanaj, kryetarin e Sindikatės sė Arsimit tė Holandės, Drescher Wallter, pėrfaqėsuesin e Edukimit Internacional, Nicolas Richars dhe kryetarėt e Sindikatave tė Arsimit tė Shqipėrisė, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja.

Ndėrsa Buja fillimisht ka folur pėr gjendjen e arsimit nė Kosovė, tė arriturat dhe sfidat tė cilat po e pėrcjellin avancimin e kėtij sektori nė vend, kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, ka theksuar rėndėsinė e thellimit tė partneritetit mes sindikatave dhe ministrive tė arsimit tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Shabanaj po ashtu ka bėrė tė ditur se, SBASHK-u, Federata e Sindikatave tė Arsimit dhe Shkencės dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar kanė nėnshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi, e cila objektiv kryesor ka zhvillimin cilėsor bashkėkohor tė arsimit shqiptar dhe fuqizimin e lėvizjes sindikale nė funksion tė kėtij objektivi.

Marrėveshja tripalėshe parasheh edhe gatishmėrinė dhe angazhimin e plotė tė tyre pėr tė mbėshtetur dhe ndikuar nė plotėsimin e marrėveshjes ndėrshtetėrore tė nėnshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė dhe ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė tė Kosovės, pėr koordinimin e projekteve tė pėrbashkėta nė fushėn e arsimit, harmonizmin e planeve dhe programeve mėsimore, uljen e braktisjes nė arsimin bazė dhe tė mesėm, projektin e Abetares sė pėrbashkėt, bashkėpunimin nė reformėn e kurrikulės, etj.

Kryetarėt e Sindikatave tė Arsimit tė Shqipėrisė, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja janė pajtuar se ekziston vullneti i sindikatave tė arsimit tė Kosovės dhe Shqipėrisė pėr tė nxitur kėmbimin e pėrvojave, informatave, si dhe pėr tė pėrkrahur objektivat qė kanė ministritė e tė dyja vendeve.