Azem Syla mori qindra mija franga, i bindur se i takonin

Publikuar: 27.02.2012 - 09:05

Bernė, 27 shkurt  – Mbi 16 vjet Zvicra i ka pėrkrahur financiarisht Azem Sylėn dhe familjen e tij. Sot refugjati i dikurshėm ėshtė anėtar i Kuvendit tė Kosovės. Megjithatė, Syla kėrkon qė Zvicra edhe mė tutje tė mbulojė shpenzimet e tij tė jetesės dhe tė mbajė lejeqėndrimin C. Po ashtu ai refuzon t’i kthejė kontributet financiare qė i ka marrė nė formė tė pensionit. Dy procedura gjyqėsore janė duke u zhvilluar, ka konfirmuar avokati i Sylės pėr “SonntagsZeitung”.

Syla nuk ka punuar kurrė nė Zvicėr. Pasi mori ndihma sociale, ai nga viti 2002 mori njė pension, sepse gjoja ishte 100 pėr qind invalid pėr arsye psikike. Pasi “SonntagsZeitung” nė janar 2011 kishte njoftuar se Syla ende e ka lejeqėndrimin C, kantoni i Solothurnit mė 1 shkurt 2011 i ndėrpreu pagesat. Deri atėherė ai kishte marrė 426 mijė franga. Syla nuk e pranon ndėrprerjen e pagesave, ai dėshiron tė marrė edhe mė tutje pension. Pėr kėtė duhet tė vendosė gjykata e ēėshtjeve tė sigurimeve.

Nė janar 2012, kantoni i Solothurnit vendosi tė kėrkonte nga Syla qė t’i kthente prapa 190,954 franga qė i kishte marrė si pension, pasi kėto para i kishte tėrhequr pa pasur tė drejtė. Edhe kėtė ai e kundėrshton.

Ky kosovar gjatė gjithė kėtyre viteve, kur kinse ishte i paaftė pėr punė, ishte mjaft aktiv: gjatė luftės sė Kosovės 1998/99, ai ishte shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, mori pjesė nė negociatat pėr paqe nė Rambouillet, u bė anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Pėrkohshme. Ai kreu studimet nė distancė nė njė universitet privat amerikan dhe nė dhjetor 2010 u zgjodh deputet nė Parlament. Nė webfaqen e Parlamentit tė Kosovės figuron kjo adresė e Sylės: Kishnarekė nė Kosovėn Qendrore.

Por avokati i Sylės thotė se klienti i tij ende banon nė kantonin e Solothurnit. Sipas tij, kur kantoni ia ndali pagesat, ai u detyrua qė bashkė me gruan e tij tė shkonte pėr tė banuar te e bija e tij.

Megjithatė, Syla nuk ėshtė i detyruar tė heqė tė zitė e ullirit. Sipas medieve kosovare, ai para zgjedhjeve ka bėrė publike pasurinė e tij: ai merr 12 mijė euro rrogė vjetore si anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės. Rroga mesatare vjetore nė Kosovė ėshtė 3600 euro. Syla ka deklaruar se shtėpia e tij nė Kishnarekė vlen 170 mijė euro, ndėrsa nė xhirollogari bankare i ka 150 mijė euro. Po ashtu, siē thotė avokati i tij, ai merr rrogė edhe si deputet.

Ish-pjesėtari i UĒK-sė, Azem Syla, ėshtė famėkeq: sipas raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty, ai ėshtė i pėrfshirė nė tregtinė e mundshme me organe, tė kryer nga njerėz tė UĒK-sė. Po ashtu edhe njė ish-anėtar i shėrbimit sekret tė UĒK-sė SHIK e ka akuzuar atė rėndė. Ish-anėtari i SHIK-ut (fjala ėshtė pėr Nazim Bllacėn, v.j.) ka thėnė se Syla i takon kuadrit tė trupės, e cila pas luftės ėshtė angazhuar pėr interesa tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe mendohet tė ketė vrarė kundėrshtarė politikė.

Enti i Migracionit i kantonit tė Solothurnit tani dėshiron ta dėbojė Sylėn. Deri mė tani ai ka kundėrshtuar me sukses. Por, mė 13 shkurt 2012 ai humbi para Gjykatės Administrative. Nė vendimin, tė cilin e ka SonntagsZeitung, gjyqtarėt flasin qartė: ata thotė se Sylės nuk ėshtė dashur t’i jepej lejeqėndrimi C nė vitin 1999. Atėbotė ai ishte anėtar i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės. Gjyqi shkruan: “Qė njė ministėr i mbrojtjes nė detyrė i njė vendi tė prekur nga lufta parimisht duhet tė qėndrojė nė vendin e tij, kjo duhet tė konsiderohet si e vetėkuptueshme”.

Mė tutje gjykatėsit theksojnė se Syla “pa asnjė dyshim ėshtė nė gjendje” tė punojė dhe  tė fitojė para. Duket se ai nga kjo “dėshiron tė heqė dorė” dhe “me vite tė tėra nė mėnyrė drastike e ka shfrytėzuar dhe madje keqpėrdorur sistemin social tė Zvicrės”.

Gjykata Administrative e Solothurnit ka vendosur qė Azem Syla ta lėshojė Zvicrėn deri mė 15 maj 2012. Ende ėshtė e hapur nėse ai do tė ankohet kundėr kėtij vendimi gjyqėsor.

Nė komentin e “SonntagsZeitung” theksohet se Syla e dėmton imazhin e bashkėkombėsve tė tij tė ndershėm

Azem Syla nuk ėshtė i vetmi nga kasta drejtuese e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilin Zvicra e ka pranuar si refugjat gjatė viteve 90. Zvicra lejoi qė kėta aktivistė nga kėtu tė organizojnė luftėn e armatosur nė Kosovė. Pas vitit 1999, prijėsit e UĒK-sė pak a shumė vullnetarisht hoqėn dorė nga lejeqėndrimet zvicerane C dhe nga ndihma sociale. Qė nė vitin 2011, politikani i privilegjuar nė Kosovė, Azem Syla, lufton me gjyq kundėr ndėrprerjes sė domosdoshme tė ndihmės sociale zvicerane, ėshtė diēka e padėgjuar. Me kėsi parazitėsh socialė Syla e dėmton edhe imazhin e bashkėkombėsve tė tij nė Zvicėr.

 

Experti28.02.2012/08:05

qe qka kemi ne parlament nje Shqiptare kishe i shkolluar qe jam merr ftyren gjithe Shqiptaris.

Nikoll Musolli SHBA28.02.2012/03:15

"Po dalin fjalet e Kryemiistrit zero toleranc per korupcion"Negjat daci u denue per 1450 euro,kurse Azem sylen nuk e paska pas pa as nuk e paska pas dijte qe 100 per qind qenka i semuar psiqikisht e ka zgjedh per deputet te Kuvendit.Po ashtu nuk po e shef as Xhavit Halitin i cili ka fytyre me thane korupcioni eshte ul kembekryq ne Kosove.Kosova ka shume kesi patriot si Azemin e Xhavitin.Mue me kishte ardhe turp me qene ne kryesi te Parlamentit dhe deputet i Kuvendit.Disa njerez e shofin qimen ne surin e huaj e ne syrin e vete nuk e shofin as traun.

afrim28.02.2012/01:49

mir jav ka bo pse a skan pare a

halori28.02.2012/00:57

Kësi njerëz i duhen Kosovës. Zatën edhe i ka mbldhur dhe i ka vënë në ballë.

drenasi28.02.2012/00:25

i semuar psiqkisht 100 per qind e u be doctor i shkencave politike.kjo do te thot se do te hyn ne liberin e genisit turp!

Rahman Rama27.02.2012/23:51

CKA NUK BON VAKI KA THEN POPULLI!

s.luta27.02.2012/23:35

e vertete,nje zoteri qe kishte vuajtur ne burgun famkeq te goliotokut, ne vitet90 ta thoshte se do te na e dhane pore sdo te mundemi me e mbajte,dhe per fat te keq doli e vertete.vall ku mbeten njerezit e shkolluar te kosoves,vall a skemi ne njerez te edukur mire apo ata munde te numerohen me gishta si veton surroi,blerim shala e shume pak te tjre qe nuk votohen per ta udhe hequr kosoven ne kohen ma te nevojshme,vall amos jemi te qmendur kur populli vuan ma keq se kurre e ne ilejojme kete bande familare mafioze ta shete,plaqkite,shkaterrj e ... se popullin dhe kosoven.vall a kemi ra aq poshte sa nuk mundemi te shpetojme.une mendoj se kjo qeveri seshte vetem nje bande familare po keta siq po vertetohet edhe ky raste i azem syles jane kriminel, ... ses,ne te vertete ne populli e kemi ditur por mjerishte spo mundem te besoj se ne smundemi ti largojme.a vertete ndihemi aq te pa afte,a ne te vertete kemi ra ne gjunje dhe jemi dorezue,nuk e di por keta nuk kan te ndalur dhe sa ma vone do te behet ma veshtire.me vjen shume keq dhe jemi bere te mjere.zoti na ndihmofte.

zeka 27.02.2012/23:34

sikur ishin te gjitha kto komente per mua personalisht kisha bo vet ... sje pojesim pa koment kush o ka udheheq me popullin e shkret turp turpppppppppppp

ilir27.02.2012/23:32

Per mendim timin ky esht gabim i Zvicrres se kti duhet me ja vazhdu pensionin se osht psiqikisht i smur me letra, por duhet me kqyr brenda qeveris se shum e shum e meritojn ket Pension.

bleri27.02.2012/23:30

mire o puna mire, se qeveria e budallve po e qon serbine ne BE e popullit te vet po ja merr edhe ate pak pasuri qe e ka

agron27.02.2012/23:29

Tkishte qen vetem ky, dot ja kishm fal, por 50 e parlamentit të kosoves jan të njejt, prej Gjavit Halitit e deri te Hajdin Abazilum hagjia, E kryetart Ferizait Bajrush Gjemajli KK. i Kaqamikut Xhabir Zharku,E shum të tjer as nji dit pune nuk e kan bo në përendim.

Erblina27.02.2012/22:40

Si nuk kan turp te ulen ne parlament .kan e perfaqsoj kta hajna ,psikopata ,kriminela.

Lali27.02.2012/22:16

psikopat i vërtet bile si more e korite faren fisin familjen ,kosovën e shqiptarin.Ske lan vend tradhtarë e duarpergjakur i ke ke ... vllezrit tu shqiptar.Neve sna mbetet gjë tjeter që direkt tju ankohemi qeveris zvicrane që të marr mas të mdha kthim po se po ,gjithashtu kthimin e borxhit dhe burgim të perjetshem.Në Hagë së shpejti ju presin atje e ke vendin.Korb i zi jeni,sna keni lan ftyr e marre.Ju lutem bashkombas ngritna zërin kunder ktij lloj tip paraziti e bani çmosh ta marr denimin e merituar.

daja27.02.2012/22:10

.. na more ftyren o daj... ne Zvicer 100 i semure psiqik nderkaq ne Koseve "ideator' dhe perfaqesues i popullit..... mos daj se keshtu s'eshte mire me bo.... edhe mua neser mund te mi gjejne te dhenat si i semure psikik qe jam ... rrofsh me dajen !?

ruzhdi gjinolli27.02.2012/21:58

mjerim asht per klasen politike e cila ka deshtu si mundemi si shtet e si popull te themi se jemi serioz e do ndertojm nje shtet ligjor e demokratik kur nuk rrespektohen rregullat e moralit nga ata qe i votojn keto.

sheri27.02.2012/21:51

ishalla jam ëndërr, se mos vet per neve
i smure psikik te na udheheq nje popull? du me u shperngule me nje ved ma t prapambetur se kosova po ku me gjete!?
SKA!

F A D I L I27.02.2012/21:50

JU peshendes te xhithve qe kini komentu po nuk jeni duft mu lodh per kit HAJN paj kta tash spe rroka kurfar lixhi masi kuka 100me 100 qkas po nijka njeri kuku kuku kuku per neve po ai doket edhe ne parlament qe nuk asht normal zvicrra po dhimet po i paska do pare ne konto e letja bllokojn qka mej ba na paska korit ... qysh e ka ...

UCK27.02.2012/21:44

Ky është shembulli më i mirë për të treguar botës se kush është duke e udhëhequr Kosovën. I sëmurë psiqik, por prapseprap tepër normal për kuvendin e Kosovës.

i humburi27.02.2012/21:40

eehhhh qa ti bajsh se Z. Azem Syla ka qen profesor qysh para 30 a 40 vitev e sa i perket per penzion qe merr ne CH ka shum e shum shqiptar qe i marrin kto penxia pa kan hiq smut apo pa kan te lendun veq nje marrveshje me nje Doktorr apo edhe nje Avokat dhe qe u kry puna e fiton penzion shum let u ban tash a poooo e mundet me kan deputet ne parlament se esht njeri nder Mesuesit e par shqiptar okiii

Fazli Gashi27.02.2012/20:23

Kjo cka po shkruajne keta persona me larte per A.Sylen eshte ma keq se turp.Cka po u intereson atyre per ket person kush merr pension nga Ch a eshte detyre e tyre apo po dojne me shpiunue nje person marre ju keni dal per nje kafshat goje ne Ch edhe duhet me punue e mos shikoni kush po merr pension apo kush nuk punon .Kjo pune neve na ka lan mbrapa edhe kemi me mbet akoma ma shum.Ka njerez qe e shikojn ligjin e ju punoni atje ku jeni duke punuar e mos u merrni me pune se si dini o argat shati.Se shatuesi po kan ne are per juve.

besa27.02.2012/20:12

Me udhehqe nje popull ... , cfar e keqe tjeter mundet me na gjet

sherifi27.02.2012/20:00

po a nuk ka ma turp se per nje komb qe eshte invalid nje njeri qe merre ndihma sociale ne nje shtet evropian si invalid dhe eshte deputet ne kosove turp per popllin shiptare

Dardanaga27.02.2012/14:54

Person ne funksione te larta shtetrore kurse diagnosa e tij 'sitiatione et neurozis' dmth. budall 100.Realiteti eshte ky, edhe pse nuk na pelqen por jemi ... te evropes.

bberisha@online.no27.02.2012/14:14

Nuk po e di përse kaq shumë zhurmë! Po ky është vetëm njëri prej mijëra personave që në letër e kanë diagnozën e caktuar "psiqikisht të sëmurë" dhe përsëri janë në krye të institucioneve!
Populli ka nevojë të dijë më shumë edhe për shumë artistë e profesorë që marrin ndihma nga shërbimi social ose penzion invalidor me diagnoza më të rënda dhe ata dhe ato gjenden në krye të elitës Kosovare!
Duhet ne populli që gjendemi nëpër shtete të europës dhe botës të i zbulojmë të gjithë këta mashtrues të shoqërisë dhe t'i denoncojmë tek autoritetet përgjegjëse. Janë këta persona që po e pengojnë Kosovën drejt liberalizimit të vizave dhe progresit në të gjitha fushat.

atdhe27.02.2012/14:07

100 për qind invalid për arsye psikike eshte per shtetin e Zvicres, e ketu per kosov nuk vlen ktu mund te jet deputet dhe udheheqes, edhe sa te tjer do te dalin kesi soji e me te zi vetem jemi ne fillim te nje piramide, hajt shnet

Turp per kriminelet27.02.2012/14:03

Krejt burllogu i kosoves, sot asht ne qeveri, si ne pozit, ashtu ne opozit, kta nuk jan te smur psiqikisht, po kta jan kriminel, hajna, dhe mbeturina e kosoves, qe ja humb imazhin gjith shqipetarve.

musa27.02.2012/13:56

Shume marre
Por marrja se ka mbyte askend dhe askund nuk ka varr qe dikush ka vdeke prej marres.
Ti ishkan i vetmi..................

cimi27.02.2012/13:53

Shembull shumč i mirč pčr evropen,kta i konsiderojn 100 psiqikisht tč pa aftč,than te populli i jon "alamet budalle" ,kurse pčr ne,udhčheqčs eminent tč popullit."O sa mir me qen budall ohej".

A.V.CH27.02.2012/13:52

Se pari ju Pershendes te gjithve ku jeni, un punoj qe 23 vite ne ch, turp per ksi njerz qe kemi e kemi pas ketu na murren mqaf edhe neve qe jemi te sjellshem dhe puntor ! ky njeri duhet te burgoset ose ti kthej paret si i ka vjedh

keç27.02.2012/13:26

Kurr,aj,që fillimishtë sështë i brumosur mirë me edukat njerzore smund të jetë i dobishëm për shoqërin.Në rastin e Kosovës disa vërtetë antiserb të përzier me ca hajna e ish bashkpuntor të rexhimit serb ku dy kategorive të fundit dihet u mungon edukata njerëzore kan krijua monopol mbi qdo gjë me qka kan ngulfatur të sotmen e Kosovës e me këtë jan bërë edhe pengesë e së ardhëmes.

Hashimi27.02.2012/13:13

Votoni prap njerzt e smut,se veq kshtu shkohet perpara.
O mushnu men o shqiptar se me kta njerz nuk ka perparim.

Jup Trimori27.02.2012/13:09

a mos e lexova se eshte 100 psiqikisht i semure,!!!! kuku qa e ka gjete shqiptarin na udheheqin psikopatat hajnat te pa shkollet runa zot runa pereni po nje dite o vllazen ka me u ngjall edhe Avni rrustemi e edhe Adem Jashari e mjeranat nuk e di ku kan me e ba vendin

Fatmiri Zvicër27.02.2012/13:04

Deri më sot, ne shqiptarët në Zvicër, ndaj komenteve të zviceranve, përgjigjeshim se keqbërësit kosovarë nuk kanë të arsimuar edukuar dhe janë shresa më e ultë bërllogu e shoqëris kosovare.
Po këtij rasti si ke me iu përgjigj tash?!?

Mirpo sipas meje, edhe ky Azem Syla u përvjedhë prej asaj shtrese e është munduar deri së voni kur i dualën të palaratë me u përzie me njerëz të rëndomt të Kosovës.

mali27.02.2012/13:01

Tash edhe psiqikisht i smuet me u liru nga denimi per veprat e bera, te lumt na per udheheqsin tone se eshte udheheqsia budall zvicrra nuk eshte ezen lepurin duke hecur e bravo zvicerr se boll, keta njerz edhe neve une kisha then sa ma shpejt ky me dhan dorheqje edhe me shku ne klinik psihiatrike se aty e paska vendin e jo budallt me i udheheq parlamentin

Ha ha ha ha27.02.2012/13:01

Po me vjen keq prej atyre qe e kan votu.....A thu a jan ma te smurë se ky tipi ?????Ose ka mundësi i ka verbu lakmia, e shesin dinjitetin per 10 euro, e te tillë fatkeqsisht jan shum. Urime !!!

Gjakovari27.02.2012/12:56

Parazitet si ky prishin imazhin e kosovareve ne Zvicer. Nese ai kishte diagnoze smundje psiqike qe i dha te drejte ne penzion invalidor ne CH, si mundi qe te behet minister i Mbrojtes dhe udhheqes i SHIKut ne Kosove? A ishte aq i smure sa nuk arriti te kuptoj se duhet luftuar serbi e jo shqiptari dhe per ate, ai urdheroj ... sjen e shume shqiptareve, kryesisht aktiviste te LDKse? Per informacion Nje person qe ka pesion invalidor mude te kerkoj ndihme sociale ne CHshtesa federale apo kantonale me kusht qe ai te jetoj ne Solothurn dhe te mos kete te ardhura apo fortune. Te gjitha ato qe i ka marre gjate kohes kur nuk jetonte ne SO, kishte te ardhura te tjera dhe kishte rezerva ne banke, mbi 48 mije Franga, do te jete i obliguar ti kthej. Sikur ne Kosove do te kishet drejtesi ky kriminel do te duhej te burgosej menjehere, ti konfiskohet pasuria dhe ti kthehet borgji Zvicres.

agim bunjaku27.02.2012/11:50

Policia Kosoves duhet me arestue ket hajn dhe kriminel.Ky person esht njeri naga jajna qe kan hy ne UCK vetem per perfitime materiale.NUK MUNDESH MI THON VETES SE JE PATRIOT NESE E VJEDH BUDJETIN E KOSOVESDHE ZVICRRES

agroni27.02.2012/11:49

per 70 perqin e kam dit se nuk jan nermal po per 100 perqin nuk e kam dit edhe me te vertet po me vjen mir se e verteta po del ne drit edhe pse me vones po me ne fund po del ne shesh shum e shum te zeza nga keta ... dhe kriminela do te dalin kta duhet me i qu ne burgun e guantanamos se nuk e meritojn naj burg ma te mir.................

beha27.02.2012/11:42

Që është bërë deputet ai dihet se qysh,mirë po nuk ka dyshim që ai është psiqikisht i smut!!!

Avniu 27.02.2012/11:42

Nese ky shenim është i sakt ,dhe sipas situates që po mbretron në Kosoven e dhimbsur nga ata që dhan jeten dhe gjakun ,kjo deshmon se tradhtija dhe i shituriu sështë me brina ,vetëk kështu e vjedhin bugjetin e kosoves e demnoralizojn Kombin në tansi etj e tje qe mos të gaboj edhe un sikurse këta dollevergjinj.qe mund të ja kalojn me nga 150 mij euro edhe kohes së Rrahmon morines e rrahmanave tjer ,Kthjelluni o milet e shkatrroni sa me par te gjitha strukturat qe ika perpunu UDBja e shum UDBja të tanishme .

mikeli27.02.2012/11:38

PO DE PO INVALID PSIQIK ATJE PENSION E NE KOSOVE PUNONE NE KUVEND VETEM TE NA NE KOSOVE BUDALLT E INVALIDAT MUJNE EDHE SHTETIN ME UDHEHEQ.

Ks27.02.2012/11:22

Kjo eshte ftyra e vertet e kesaj strukture ne pushtet. Keta jane njerez pa DINJITET, qka tju vjen ne dore keta bajne. S kane as marre as ftyre. Shteti nuk bon me udheheq nga kesi njerez ... . Shoqnia duhet me i izolu dal ngadal.

Bashkim27.02.2012/11:18

Ketu eshte nje gabim Z. Azem Syla ka marr pensionin invalidor dhe plus 426 000. Franka si shtojc ose plotesim te pensionit invalidor se nuk i paska dal pensioni invalidor dhe tash keto aj duhet te ja kthen shtetin Zviceran... Marre dhe turp per ket "luftetar"....

Hajdari27.02.2012/11:13

Tani po thoni Evropa nuk po na don. Kur Syla ben keshtu, cka bejne te tjeret qe jane te pa ngritur. Kjo i bjen qe edhe ky ska vetedije intelektuale. Ja merr ftyren Kosoves. Nuk lan gja pa ba, njeri bre duhet me pas pak kurriz me rujt ftyren vendit. Teper mire i kem punet cfare jemi. Ne zvicerr nuk thone as Azemi as Hajdari as PDK ose dicka tjeter, ata thone shqiptari dmth na perfaqeson krejtve, Na koft perhajr.

remmi27.02.2012/11:13

Oj shqipëtari o e mjera shqipëtari kush po të shtie me krye në hirë, po këta jan kta burrecaa që në pasluftën ton i kan kan ... r trimat e atdhetarët e vërtet dhe i kan i ngrënë të gjallë!!!
Populli duhet të ngritet dhe të thotë JO mu kështu se qe besa Ne mund ta humbim shumë lehtë edhe këtë pamvarësi të shëmtuar nga këta njerëz të pa moralshëm.
Këtë mjerim dhe këta parazit mundet vetëm populli t'i largojë nga sofra shqiptqre!

dane27.02.2012/11:10

ATA QE JAN PSIQIKISHT TE SMUAR NUK I RROKE AS LIGJI MUNDE TE BAJN QKA TE DONE

valon27.02.2012/11:09

turp. Turp.mire qe po demaskohen edhe me shume. PO nuk na duhen mo me dite se kush jane keta hajna e kriminela.

Agimi Peje27.02.2012/11:08

Kjo diagnoze do te i ndihmoj shume per te shpetuar nga procesi gjyqesor "Bllaca 2". Populli thote gjsagjelit nuk i prehet dam.

DurimiLausanne27.02.2012/11:06

Do të ishte mirë të hulumtohej edhe për të tjerë ishmërgimtarë et tani qeveritarë e parlamentarë në Kosovë.
Ka edhe të tjerë që kanë patur përfitime nga pensionet invalidore, të tjerë nga ndihmat sociale dhe njëkohësisht në të njejtën kohë kanë punuar,që në zhargonin kosovar thuhet "në të zezë" dhe tani përfaqësojnë popullin e Kosovës. Zviceranët dijnë për ta andaj tallen me ne. Duhet që sa më parë të pastrohet shoqëria kosovare nga të tillët në mënyrë që të kthehet simpatia për Kosovarët, e fituar me shumë mund.

gjakova 27.02.2012/10:54

ku po pisat qe ishit bre allahu ju marroft qysh po ju marron qdo dit e me shum more por ju jeni njerz te pafytr te pa maree turp turp turp ju qoft ,ku bre marra po me vjen qe jam shqiptar me keta flliqtira te pdkse e te drenices po pisa ishit krejt

NJI KOJSHI27.02.2012/10:29

PO de, edhe nese e shpallin fajtor ky qenka me letra 100 i smut psiqiksht, dhe po vertetohet se pos njerzit GJYSA si thot populli bejn kesi krimesh qysh akuzohen keta.DHE KESHTU I SMUT 100 vitin e ardheshem konkuron per kryeminister dhe demek nuk po e dika THAQI se vllau i nenes esht smut AS MOS NIFSH E AS MOS PAFSH thot populli more qyrni ma mir se edhe shum tier do dalin keshtu THaqi besoi se perpos se esht i smut me letra i duhet edhe nji percjelles, Oooo qa nuk nien njeri te keta. Po edhe se vertet jon te smut.

avdi gjermani27.02.2012/10:29

ky popull asht Budall, mu kan gjerman aj ma ne parlament sun kish hy, gjerman e hejken Presidenti per 300 ero qe jaka pagu ni shok i vet hotelen,e populli jon veq ban lam lam si lange e kur tjet puna me dal trusin ne shpi,o shkavi naj ka shti tuten ne gjene,

ballisti gjilan27.02.2012/10:29

Le ta shef edhe ZVICRRA me kend ne kem pune dhe kend ajo e ka majt me buke besoj se te gjitha parat e pa ligjeshme ka me i kthy se ajo esht ZVICERR JO KOSOVE ??,

goni27.02.2012/10:29

i smut psiqikisht e u bo deputet! MEDET POPULLI MEDET!invalid ne zvicer e ne kosove DEPUTET!!!!!????vetem ne ks ndodhe se populli eshte budall voton si lopet e gjalla!e grabit zvicren tash kosoven, e shkon ala me tutje, bohet deputet tu pas probleme psiqike dhe tu qene i paafte invalid ne zvicer.

Mentor27.02.2012/10:19

Se eshte i semure psicik, kjo po verehet.

mamire mos mekon shqiptar27.02.2012/10:13

bash mir ishkon me mare nji automat e me hy ne parlament , veq kur jan kta Pdkse se kta ishin katastrofa ma e madhe e keti popullit .... o zot ndihmo e shpeto ket popull prej ketyre kriminelave....

Drenicaku27.02.2012/10:07

Hashim Thaqi
Azem Syla
Xhavit Haliti
Adem Grabovci

Te gjith keta kurr nuk kan punue ne Zvicer. Ata kan marr ndihma sociale neper Kantonet e Zvicres. Po kta te njejtit qe nuk din se qka asht puna po e udhheqin shtetin e Kosoves. Le qe jan te papuntorë, por edhe na kan dal hajna e kriminela ne Kosovë. MEDET MEDET KOSOVË SE CKA TE A GJET. Populli e meriton udhëheqsinë qe e zgjell vet. Ishalla është mbush mend e nuk ju ep vota ktyne hajnave e matrapazve te pandergjegjëshem.

inda27.02.2012/09:58

hajde ishalla po afrohet koha kur do te demaskohen keta njerez dhe do te perfundon koha e tyre, e Kosova do t'ja nise me marre fryme shlire...

Lulja27.02.2012/09:55

Se jan te smut psiqik po shifet jo vetem ky por edhe shoket,dhe partia e ti 95jan te keti rangu.A po e vertetoni tani o popull kush esht shiku e klika e Hashimit,leje Kosova po edhe mergimtaret neZvicerr po u a shofin sherrin ketyre te smuarve Psiqik.

Petiriti27.02.2012/09:54

MASHTURES i klases se pare ja kush e udheheqe Kosoven KRIMINEL

fatmiri27.02.2012/09:46

Turp qe kemi kesi lloj matrapazesh ne Kosove, e tragjedi eshte qe ky njeri dhe ata si ky jane deputete. Hosana Baraba

ken3027.02.2012/09:45

Parlamenti i Kosovës është shendruar në Spital Psiatrik ku pregaditen medikamentet për ta bërë popullin e Kosovës të smuar psiqikishtë në tërsi.Ja pse shqiptarët i humben sigurimet sociale dhe pensionet në Zvicer. Sherin po ja shefë një Kosovë në tërsi njerzve si ky i smuari që është antar i kryesis të PDKsë dhe deputet i Kosovës.

luan badivuku27.02.2012/09:43

Po të ishte gjallë Gj.Fishta athua vallë çka do të thoshte ndërsa mua më vjen tug prej këtyre njerzve të mjerët ne në duart e kujt kemi mbetur.

vicianum27.02.2012/09:34

"Me kësi parazitësh socialë Azem Syla e dëmton edhe imazhin e bashkëkombësve të tij në Zvicër."

Rilind27.02.2012/09:31

Imagjinoni qfarë deputet ka Kosova që shkaku i Azem Sylave tani sigurimet sociale të Zvicres ndërprejnë pensionet qytetarëve të Kosovës që Kosovarve ju kushton me qindra milion frnga Zvicrane e ky fraeri merrë rrogë nga mjetet e bugjetit të Kosoves.

Remmi27.02.2012/09:28

Mjerë Kosova kush e përfaqëson të pa aft për punë po por për të vjedhje e mashtrime faqjq e zezë janë q'do herë të aft!
Marri që nuk mund të falet as nga brezat e ardhëshme..

neti27.02.2012/09:27

Jo veq dikun ja kan qillu, e ajo eshte qe eshte 100 i smut psikik! E per kto tjerat hajmedete haj, qfare politikanash kena!Ne Zvicer te smut psikik e ne Kosove Deputet!

REPUBLIKA27.02.2012/09:25

te etur per para dhe funksione..kjo eshte e verteta e kesaj qeverie

kadir27.02.2012/09:21

e qysh na ksi njerz me probleme psiqike kem ne parlament a?