Shteti “gjunjëzohet” para njerëzve të pushtetshëm

Publikuar: 15.01.2012 - 22:24

Prishtinė 15 janar - Biznesmenėt Bedri Selmani e Shaip Muja, ish-kėshilltarė tė Hashim Thaēit, kanė ndėrtuar biznese private nė pronėn e ish-ndėrmarrjes shoqėrore “Auto Prishtina” shkruan gazeta "Jeta nė Kosovė". Tė dy biznesmenėt, Muja deputet aktual e Selmani ish-deputet, nuk paguajnė qira pėr shfrytėzimin e kėsaj prone. Agjencia Kosovare e Privatizimit asnjėherė nuk ka bėrė raport pėr kėtė ndėrmarrje shoqėrore pasi qė dy kompani private, sipas zėdhėnėsit tė saj, e uzurpuan “Auto Prishtinėn” para gati 13 vjetėsh.

Kryeministri Hashim Thaēi nė objektet e “Hotel Victory” mban mbledhjet e Kėshillit Drejtues e ato tė Kryesisė sė PDK-sė. Edhe mesazhin pėr zero tolerancė ndaj korrupsionit Thaēi e ka dėrguar kur ėshtė gjendur nė ambientet e kėtij hoteli, gjatė vitit 2011. Ndėrkaq, objekti ku mblidhet pėr tu mobilizuar partia e Thaēit ėshtė ndėrtuar kundėrligjshėm.

Pronari i “Hotel Victory”, Bedri Selmani, sipas AKP-sė, ka uzurpuar pronėn shoqėrore pėr tė ngritur kėtė biznes privat. AKP, e mė herėt Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) pėr 11 vjet rresht nuk ka mundur tė “zbarkojė” nė kėtė objekt, ku i mban mbledhjet partia qė drejton qeverinė sot.

Bedri Selmani nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės mbante pozitėn e kėshilltarit pėr ēėshtje ekonomike tė kryeministrit Hashim Thaēi.

Afėr kėtij hoteli operon restoranti “Te Rrethi”. Nė katin e dytė tė objektit, ku ėshtė i vendosur ky restorant, ka zyrat kompania Ci-Kos, qė merret me tregtinė e metaleve e qė ėshtė pronė e Fatmir Mujės, vėlla i deputetit tė PDK-sė Shaip Muja, qė ishte kėshilltar i kryeministrit Thaēi prej vitit 2008 deri mė 2010.

Ish-kėshilltari i Thaēit, sipas ish-drejtorit tė Auto Prishtina, Aziz Sefedini, menjėherė pas luftės ndėrtoi restorantin “Te Rrethi” nė pronė shoqėrore. Pėr veprimet e ish-kėshilltarėve tė kryeministrit ėshtė e njoftuar edhe AKP-ja.

“NSH Auto Prishtina qė nga viti 1999 ėshtė e uzurpuar nga dy kompani private”, ka thėnė zėdhėnėsi i AKP-sė, Ylli Kaloshi. Hapėsira e kėsaj ndėrmarrje sipas AKP-sė ėshtė 1 hektar e 61 ari.

Njė raport monitorimi e njė vlerėsim i aseteve tė kėsaj ndėrmarrje nuk ėshtė bėrė asnjėherė. “AKP nuk ka bėrė Raport Monitorimi lidhur me NSH ‘Auto Prishtina’ ngase ndėrmarrja shoqėrore ‘Auto Prishtina’ ėshtė e uzurpuar dhe nuk ėshtė e komercializuar”, ka deklaruar Kaloshi pėr gazetėn Jeta nė Kosovė.

Nuk dihet as koha kur kjo ndėrmarrje shoqėrore do t’i nėnshtrohet privatizimit. AKP-ja e pret lejen e Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme pėr ta shitur kėtė ndėrmarrje shoqėrore pasi kishte ngritur padi ndaj uzurpatorėve. Ende nuk ka marrė njė pėrgjigje se kur mund tė privatizojė ndėrmarrjen “Auto Prishtina”.

Kjo ndėrmarrje shoqėrore deri nė vitin 1991, kur u ndėrpre puna pas largimit me dhunė tė punonjėsve tė saj, ishte e vetmja shtėpi e autorizuar nė vend pėr shitjen, mirėmbajtjen dhe riparimin e veturave, si dhe kontrollimin teknik tė automjeteve tė tipit "Magirus". Po ashtu, Auto Prishtina ishte auto servisi i autorizuar pėr shitjen dhe mirėmbajtjen e veturave “Zastava”, “Iveco” dhe “Opel”.

Objektet e kėsaj ndėrmarrje shoqėrore nė korrikun e 99-s do tė pėrdoreshin pėr nevoja tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Qeverisė sė Pėrkohshme. Kėshtu kishte vendosur Azem Syla. Ai mbante pozitėn e Ministrit tė Mbrojtjes dhe nėnshkroi vendimin mė 22 korrik tė atij viti. Vendimi i tij atė kohė do tė hynte nė fuqi 5 ditė para nėnshkrimit tė tij. (Shih dokumentin).

“Lokali i Servis Prishtina pranė restorant ‘Breta’ duke filluar nga data 17 korrik 1999 kalon nėn administrimin e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės. Ish-punėtorėt e kėtij servisi qė dėshirojnė tė vazhdojnė tė punojnė nė kėtė lokal mund t’i drejtohen me shkrim Komisionit Drejtues tė kėtij servili, i cili drejtohet nga z. Sabit Zogaj”, thuhet nė kėtė vendim qė e ka siguruar Gazeta JNK.

Azem Syla nuk i ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė gazetės rreth kėtij vendimi.

Aziz Sefedini, drejtor i kėsaj ndėrmarrje kishte mbetur i pakėnaqur me vendimin e ministrit tė Mbrojtjes. Tre vjet mė vonė, nė njė shkresė dėrguar shefit tė policisė sė UNMIK-ut Stephan Feller, do t’i kallėzonte atij pėr shkeljet ligjore qė kanė ndodhur nė kėtė ndėrmarrje. Sefedini tregon pėr largimin e tij nga pozita e drejtorit tė kėsaj ndėrmarrje dhe pėr uzurpimet e bėra. (Shih dokumentin).

Bedri Selmani, sipas tij, njė pjesė tė objektit tė NSH Auto Prishtina e regjistroi si pronė private qė e emėroi hoteli “Viktoria”.

Shaip Muja, sipas tij, ndėrtoi objektin “Te Rrethi”, prej 500 metra katrorė nė pronė tė NSH Auto Prishtina.

Sefedini shkruan se Bedri Selmani i kishte bėrė presione qė tė largohet nga puna.

“Bedri Selmani, kėshilltar i z. Hashim Thaēi pėr politikė ekonomike, kėrkonte tė marrė kėtė NSH dhe bėnte presion qė unė tė largohem nga puna...”, shkruante Sefedini mė 30 shtator tė vitit 2002.

Sefedini thotė pėr Gazetėn JnK se njė letėr pėr papajtueshmėrinė e tij me vendimet e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės ia ka dėrguar edhe Azem Sylės.

“Nė nėntor (1999) do t’i shkruaja Azem Sylės. Aty i them se largimi im nga puna pa njė aktvendim paraqet shkelje tė ligjit”, ka thėnė Sefedini, duke shtuar se nuk kishte marrė njė pėrgjigje nga Syla pėr shkresėn e tij zyrtare.

Njė letėr tjetėr atė kohė ai do t’ia dėrgonte Parlamentit tė Kosovės, Presidentit e Kryeadministratorit, ku propozonte qė objekti i kėsaj ndėrmarrje tė shfrytėzohej nga Policia e Kosovės meqė ka pozitėn mė strategjike nė Prishtinė pėr tė vėzhguar qytetin.

“Nuk kam marrė pėrgjigje pėr kėtė pėrveē njė premtimi tė Michael Steinerit (shefit tė UNMIK-ut), i cili mė vonė do tė zmbrapsej”, ka thėnė Sefedini.

Njė problem tjetėr atė kohė Sefedini ka thėnė t’i ketė dalė me njėrin prej zyrtarėve tė lartė tė PDK-sė, Rrustem Mustafa - Remi.

“Ne ishim kthyer pas luftės dhe kishim filluar tė operojmė. Pas njė kohe, ėshtė fjala pėr qershorin e 1999, do tė vijnė disa njerėz. Ata mė marrin dhe mė ēojnė nė Kolovicė. Aty njė person do tė mė bėnte pyetje tė tipit “A e njeh Rrustem Mustafėn e Zahir Pajazitin e kush na ka ēliruar neve? Mė thanė a mund ta nėnshkruash njė deklaratė ku do ta pranoj se ėshtė NATO ajo qė na ka ēliruar e jo UĒK-ja”, ka thėnė Sefedini. “Nėnshkrimi i kėsaj deklarate nuk ishte i preferueshėm nė 99-n”.

“Mė vonė do tė mėsoja se ishte Rrustem Mustafa ai qė mė kishte marrė nė pyetje. Edhe diēka tjetėr do tė mėsoja mė vonė. Nė 99-n ishte bėrė luftė mes Llapit e Drenicės se kush do ta uzurponte ‘Auto Prishtinėn’ ”, ka deklaruar Sefedini.

Rrustem Mustafa –Remi, tash nėnkryetar i PDK-sė, thotė se Sefedini mund ta ketė ngatėrruar me dikė tjetėr “Jo, unė nuk kam lidhje me atė njeri. Nuk e njoh. Kushedi si mė ka ngatėrruar. Lidhje nuk kam me tė”, ka thėnė Mustafa.

Pėr vendin ku ėshtė i ndėrtuar hotel ‘Victory’, Mustafa ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni qė ka qenė ndonjėherė ndėrmarrje shoqėrore.

“Nuk e di qė ky objekt ėshtė i uzurpuar. Mund tė jetė. Mund tė jetė dhe financues i PDK-sė. Unė nuk e di. Unė pėr vete rri mė shumė kėtu se nė ēdo vend tjetėr. Kjo ndodh sepse e kam shumė tė lehtė qė prej kėtu tė lėviz me makinė”, ka deklaruar Mustafa, deri sa flet pikėrisht nga hotel "Victory".

Bedri Selmanin thotė se e njeh e pi kafe me tė, por nuk e zgjatė mė shumė me tė.

Uzurpatorė tė pronave shoqėrore sipas Mustafės nuk do tė dalin njerėzit qė kanė qenė ushtarė tė UĒK-sė.

“Asnjė ushtar i UĒK-sė nuk do tė dalė mbrapa asnjė uzurpimi. E kam fjalėn pėr ata qė kanė luftuar krejt kohėn. Mbrapa uzurpimeve do tė dalin ata qė kanė ndejtė jashtė e janė kthyer prej diasporės dhe kanė uzurpuar objekte”, ka deklaruar Mustafa.

Shaip Mujėn, pjesė e batalionit tė mjekėve tė UĒK-sė, qė ka ndėrtuar njė objekt nė pronėn e kėsaj ndėrmarrje Mustafa nuk e llogarit pėr ushtarė tė UĒK-sė.

“Pse a ka luftu ai, a?”, shprehet Mustafa pėr Mujėn.

Dy ish-kėshilltarėt e Thaēit, Selmani e Muja nuk kanė dashur tė komentojnė rreth ēėshtjes sė uzurpimit tė “Auto Prishtina”.

Muja nuk ka dhėnė njė pėrgjigje me arsyetimin se nuk mund tė bėhet kujdestar i gazetarėve pėr tė dhėnė pėrgjigje sa herė ata e kėrkojnė njė gjė tė tillė. E, Selmani, ish-deputet i PDK-sė, ėshtė arsyetuar se ndodhet jashtė vendit dhe nuk mund tė komentojė pėr kėtė ēėshtje.

Veprimet e Mujės e Selmanit nuk i ka komentuar shefi i tyre, Hashim Thaēi. Kėshilltarėt aktualė tė tij, Lirim Grajqevci e Abelard Tahiri nuk kanė kthyer njė pėrgjigje pėr pyetjet qė i janė adresuar kryeministrit tė vendit.

Drejtori aktual i ndėrmarrjes “Auto Prishtina”, Islam Selimi ka thėnė se e di qė dy biznesmenėt nė bazė tė rregullave duhet tė paguajnė qira pėr shfrytėzimin e pronės, por ai kėtė nuk e ka kėrkuar kurrė nga ta.

“Nuk ki as pse me i thanė. Nuk paguajnė, jo. Rrjet janė. Tash ėshtė problem me i ndalė. Po bash pėr kėtė punė po rri unė kėtu pėr me iu ba rezistencė qė bile njėrėn pjesė tė ndėrmarrjes me ruajt prej uzurpimit”, ka deklaruar Selimi.

Pėr vėllezėrit e Shaip Mujės thotė se i ka shokė por qiranė nuk ua lyp sepse, sipas tij, nuk e paguajnė kurrė.

Ai thotė pėr Bedri Selmanin se e ka mbėshtetjen e njerėzve tė fuqishėm pėr tė bėrė biznes.

“Mbrapa Bedri Selmanit qėndron Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Azem Syla, Rrustem Mustafa. Pėrndryshe kush do tė guxonte tė uzurpojė njė hektar e gjysmė nė vendin mė tė mirė tė Prishtinės pa paguar asnjė cent pėr qira”, ka deklaruar Selimi.

Vetėm Mustafa ka mohuar kėtė lidhje kur ėshtė pyetur pėr kėtė. Tė tjerėt nuk i janė pėrgjigjur pyetjeve sė Gazetės JnK.

Drejtori i kėsaj ndėrmarrje shoqėrore ka thėnė se me Selmanin ka pasur probleme edhe mė herėt.

“Selmani qė ėshtė vet uzurpues mė pat ngritur padi mua se e paskam uzurpuar unė ndėrmarrjen. Po unė e kom pėrzėnė hetuesin se ėshtė nipi i Selmanit”, ka thėnė Selimi.

Kur tė nisė procesi i privatizimit pėr kėtė ndėrmarrje shoqėrore, thotė Selimi, askush nuk do tė guxojė tė ofertojė pėr blerjen e saj.

“Kush i shti paret nė kėtė pronė? Ai (Selmanaj) ka me i largu krejt investitorėt e interesuar, duke i bindė qė ka investuar aty dhe tash i takon”, ka deklaruar Selimi.

Aktualisht nė “Auto Prishtina” marrin paga 30 deri nė 40 punėtorė, varėsisht prej tė ardhurave tė qirasė nga pjesa e pa uzurpuar e kėsaj ndėrmarrje shoqėrore.

Mė herėt, ndėrmarrja kishte mbi 70 punėtorė, nė kohėn kur aty riparoheshin automjetet. Pagat e punėtorėve ishte planifikuar tė siguroheshin nė vitin 2000 pėrmes njė marrėveshje tė lidhur me Bedri Selmanin.

Mė 5.04.2000 ėshtė nėnshkruar kontrata nė mes tė Auto Kosovės, pronė e Bedri Selmanit si investitor, si dhe Auto Prishtinės si ndėrmarrje shoqėrore.

Nė bazė tė marrėveshjes, Selmani obligohej tė paguante 19 mijė euro nė muaj pėr tė gjithė punėtorėt. Tė gjithė punėtorėt mbeteshin nė marrėdhėnie pune e ktheheshin tė gjithė ata qė janė larguar me dhunė gjatė viteve tė 90-ta.

Ēėshtja e pronėsisė do tė mbetej e pandryshueshme me status NSH-je deri nė aprovimin e ligjit mbi privatizim. Marrėveshja do tė shkėputej zyrtarisht nė 2003-tėn pasi Selmani nuk e kishte respektuar atė qė e kishte nėnshkruar nė prill tė vitit 2000.

behrami08.02.2012/23:34

keta nuk jan ka bajn kurgja qa kisha ba une me kan ne vendin e tyre po na vet pi votojna e na vet po ju thojna qe ku jon paret vidhni

Albo26.01.2012/05:13

O ata qe kan luftu gjysa jane vra gjysa po kalben neper burgje.. Ishalla s'largohen nderkombetaret prej ketu se une ne tanke i varna e s'rri ketu minutin..

pro VETEVENDOSJE!25.01.2012/10:38

ky osht turpi i radhes se qka osht tu bo kjo qeveri dhe Hashim hajni,rrjeti i tij po bene qe kjo kosov te shkaterrohet totalisht.

Mergimtari23.01.2012/09:26

TURPI i KOSOVES kishe qene bre pdk por turpi me i madhe eshte hashim taqi

Vali22.01.2012/16:35

Kosova hala so shtet,osht grup terroristesh tecilet i udheheqin nje grup njerezish...

artoni21.01.2012/22:18

Hashimi eshte nje politikan dredhagji i cili te gjith spektrin politik dhe intelektual e ka futur ne grack madje edhe familjen legjendare te jasharajve e ka futur ne lojrat e veta.

marieti i Kosoves20.01.2012/21:41

te nderuar qytetar, po shihet mllefi i juaj permes komenteve qe keni ber por keshtu nuk behet azgje vetem duke shkruar komente por duke e mbrojtur te drejten e popullit ton ne menyra tjera sinese nuk e duam serbin te mos e blejm mallin e tyre, duke e luftuar korrupsionin , mos ti japim askuj ryshvet, duke e luftuar keq qeverisjen te mos ua japim votat por edhe nese ata i marrin votat nuk kan drejt te bejn qfar te don ne duhet ti largojm e si ti bashkohemi atij qe e kundershton e qe nuk ka bashkpunim me te pra vetvendosjes ne kete moment. te kqiat nuk largohen duke qajt por duke punuar.
fatkeqsisht jemi msue me te keqen dhe si duket nuk na ben pershtypje fort, . andaj te ngrihemi ti ndrrojm se kemi sa te dush njerz te zot qe din ta udheheqin ket vend. nuk eshte qudi qe e kemi ket gjendje qe e kemi.
Respekt popull i kosoves...

Shqipria Unike20.01.2012/19:21

E pershendes kete shkrim te Gazetareve te guximshem, megjithate te dhenat mbi keta ....duhet te plotesohen edhe me disa fakte te cilat populli duhet ti dij!<

anti PDK20.01.2012/12:07

edhe Gaddafi kishte mjaft pasuri por i la te gjitha bashke me ata qe i kishte per rreth!!!

Shatri16.01.2012/11:29

Ne emer te Zotit krejt keto duhet te shkaterrohen,dhe te gjithe keta Kriminel te futen neper qeli,se ndryshe Shteti dhe interesat e qytetareve kurre nuk do te vlejne,..ose nese vazhdon keshtu edhe ne te ardhmen duhet te mobilizohen qytetaret qe vet ti qojne keta para drejtesie ose pergjigjen per krimet e tyre qfardo qofte se jane

TOSKA16.01.2012/11:14

THOT FIJALA E POPULLIT LUJEMAC KRYT E BULLIT NE MUISH ME ELUIT.GJAKU I ATYRE QE DHAN JETEN PER KOSOV I VRAF KETA PSEOPATRIOTA.

nexhati16.01.2012/11:11

Nji kompliment per Kohanet edhe per Zerin
qe nuk po i meshefin komentet e qytetareve. Lejone zanin e qytetareve te ndegjohet.

diku16.01.2012/10:50

kuku qa paskit ba ju zoti ju marroft e kur diten e ju mos e pafshit pa ky koment duhet me kan ne tv se krejt populli ska qasje ne internet epo me te vertet ne kohen e titos kemi jetu ma mirper ket qeveri marreeeeeeeeeeeeeeeeee

Tahir Meha16.01.2012/10:29

Populli i ka fajet se nuk dalin masivisht gjith ne protesta dhe kunrej thaqit ta rrzojn nga pushteti thaqin e jo shkiet i kemi largu po na ka mbet shpiuni i shkive Thashim thaqi e disa shok tina

Alban Hoti16.01.2012/10:01

Shaip Muja nje dit me nje TV thojke leta din Populli se kush eshte Albin Kurti.

Tash un po e perseris te njejten, por me nje te vertet te sakt, jo si Muja qe ja fut per do shok te albinit dhe per vet albinin....

Keshtu qe "Vertet le te din Populli se kush eshte Shaip Muja" ky esht vertet nje K.....

veseli16.01.2012/10:00

shtet i hajduqve.perdor njesin speciale kunder vllezerve dhe motrave te veta.veq magjupi i bon kto kur ka hyp ne pushtet.nuk na nevojitet edhe shum te na ndodh pranvera arabe.

Besart16.01.2012/09:47

Po ky objekt dhe disa tjera i kane sherber SHIKut per te mbledhe e pastrue pare per me sjelle PDK ne pushtet.

rexhep dragusha16.01.2012/09:39

oj kosove e mjera kosove kush tka qlirue me arme ne dore keta persona duhet me p..... se keta nuk jan qe e kan njereze qe e kan qlirue kosoven po jan njerez per interesa se si mu bo milionera poshte tradhetaret kombit ishalla kur dite te mire mos pafshi ne krye me qetnikun hashim dreqin,,,,,,,,,,

toni16.01.2012/09:29

hajde diktature hajde, po dihet mire kjo pune

pejanja16.01.2012/09:29

Sot Kosoven e udhheq mafia e PDKsė

HASAN BARUTI16.01.2012/09:24

JO PO TE DOKET

trumhaja16.01.2012/09:23

Perderisa ėshtė kėshtu, kosovarė po jetojnė ma zi se n'kohen e Milloshi

Agroni16.01.2012/09:16

Qe pse e kan veshe uniformen e UCKse keta kriminela, ose ma mire me thane e kane keqperdor emrin dhe luften e UCKse, e kan keqperdor gjakun e deshmoreve dhe invalideve te luftes dhe mundin e sakrificen e gjith popullit te Kosoves qe e kan perkrah UCKne dhe clirimin e Kosoves prej shkijeve e keta tash e vjedhin Kosoven, bajne tregti me shkije duke e shkele popullin.
Nuk ka pas faj William Walker qe pat thane "Hashimi Thaci eshte duke e lujt rolin e njejt ne Kosove si Sllobodan Millosheviqi"

MNM BW16.01.2012/08:59

A me qujt ket klik Politike qe po na udheheq Qeveri a Mafi?

agimi16.01.2012/01:56

RROft koha visone ma e mira ka pasqyru qdo qe dhe me ne menyre demokratike bashk me vetvendosje

fatoni16.01.2012/01:20

ja pse nuk ka liberalizim vizash

Shkumbin Sopi15.01.2012/23:03

Po keshtu eshte ne tere Kosoven. Nuk mund te ket drejtesi pa u denuar me burg te gjate te gjithe, e ata jane HASHIM THAQI,AZEM SYLA,KADRI VESELI,SAMI LUSHTAKU etj. Perndyshe do te kete lufte civile pasojat e se ciles mund te parashikohen.