Dita e parë e muajit të Ramazanit

Publikuar: 01.08.2011 - 12:19

Prishtinė, 1 gusht - Besimtarėt myslimanė kanė filluar sot muajin e shenjt tė Ramazanit, me agjėrim, mėshirė dhe solidarizim me tė varfrit.

Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, ka uruar besimtarėt myslimanė duke iu dėshiruar agjėrim tė lehtė e tė pranuar te Zoti.

“Muaji i Ramazanit ėshtė muaj nė tė cilin zbriti Kurani, muaj i kultivimit tė mėshirės, tė solidaritetit, tė faljes e pendimit. Po ashtu ky muaj ngėrthen nė vete bereqetin, mirėsinė afėrsinė, bujarinė e kujdesin pėr njėri-tjetrin. Agjėrimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisė, respektit, bamirėsisė, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bėn njeriun mė tė dashur, mė fisnik, mė human, mė tė afėrm e mė mirėnjohės ndaj Krijuesit tė Gjithėsisė”, thuhet nė urimin e Tėrnavės.

Edhe presidentja Atifete Jahjaga ka uruar besimtarėt myslimanė.

“Tė gjithė besimtarėve myslimanė ju uroj nisjen e muajit tė madhėrishėm tė Ramazanit. Me agjėrimin dhe me pėrkushtim nė pastrimin e shpirtit dhe nė forcimin e besimit, populli si gjithherė e tregon solidaritetin, ndihmėn dhe zemėrgjerėsinė pėr njėri-tjetrin”.

Me rastin e muajit tė Ramazanit, ka uruar edhe kryeministri Hashim Thaēi.

“Kam nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė qė nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emrin tim t’u uroj fillimin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit Ju dhe gjithė qytetarėve tė besimit islam tė Kosovės”.