Donacionet për bujqësi në vendlindjen e zyrtarëve

Publikuar: 19.07.2011 - 15:18

Ferizaj, 19 korrik - Dega e Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Ferizaj (LDK), tha tė martėn se Drejtoria komunale e Bujqėsisė po bėn shpėrndarjen e padrejtė tė fondeve dhe donacioneve tė caktuara pėr zhvillimin e bujqėsisė, raporton KosovaLive.

Sipas LDK-sė sė Ferizajt, gjatė kėsaj pranvere, padrejtėsisht ėshtė favorizuar fshati Komogllavė, prej nga ėshtė kryetari i Komunės, Bajrush Xhemaili, drejtori i Bujqėsisė dhe disa zyrtarė komunal, duke u dhėnė banorėve tė Komogllavės shumicėn e serrave tė planifikuara si dhuratė pėr zhvillimin e kopshtarisė.

 “Drejtoria e Bujqėsisė ka deklaruar se kėtė vit ka dhėnė donacione pėr miniserra, por sipas informacioneve tona, nuk pati as informim, as transparencė gjatė shpėrndarjes sė tyre. Prej tė gjitha atyre miniserrave, fshati Komogllavė ka pėrfituar rreth 60 pėr qind tė tyre. Shumica e zyrtarėve tė asaj drejtorie vjen pikėrisht nga Komogllava dhe ėshtė drejtori tipike e PDK-sė”, tha Ismet Vranovci nga Dega e LDK-sė sė Ferizajt.

Drejtoria e komunale Bujqėsisė, nga ana tjetėr, tha se ėshtė e drejtė e opozitės tė flasė ēfarė tė dojė dhe se drejtoria nuk e ka ndėrmend tė merret me vlerėsimet e LDK-sė.