Përurohet Qendra e re Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Publikuar: 12.02.2014 - 14:01

Prishtinė, 12 shkurt – Ėshtė pėruruar Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut. I pari i shėndetėsisė Ferid Agani drejtori i kėsaj qendre Hysen Sadriu, me pjesėmarrjen e drejtuesve tė QKUK-sė, punonjės shėndetėsor e mysafirėve tė shumtė, janė bėrė bashkė nė ceremoni.

Sipas njė komunikate pėr shtyp tė lėshuar nga Ministria e Shėndetėsisė, ky objekt i ri ėshtė realizuar sipas parametrave bashkėkohor tė Mjekėsisė Transfuzive, si dhe posedon njė hapėsirė tė mjaftueshme duke mundėsuar kushte shumė tė mira pėr ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore nė vend nga kjo fushė.

“Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut paraqet njė hap konkret nė pėrmirėsimin e kushteve tė punės dhe ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore”, citohet tė ketė thėnė theksoi Ministri Agani, duke shtuar se pėrzgjedhja pėr akreditim i kėsaj qendre nga Parlamenti Evropian paraqet njė hap tė rėndėsishėm nė fuqizimin e shėrbimeve nga mjekėsia transfuzive dhe shėndetėsinė kosovare nė pėrgjithėsi.

Drejtori i QKKTGJ, Hysen Sadriu tha se nga sot kjo qendėr do tė ketė nė dispozicion njė infrastrukturė bashkėkohore, me ndihmėn e Ministrisė dhe se kjo do tė ndikojė edhe ne ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore tė Mjekėsisė Transfuzive.

“Sukseset nuk kanė munguar, ndėrsa tash e tutje me pėrkrahjen e MSh-sė dhe tė dhuruesve vullnetar tė gjakut qė pėr ne janė heronj tė paqes, shėrbimet qė do t’i ofrojė Qendra Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut do tė jenė edhe mė cilėsore”, citohet ai.

Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut ėshtė me lokacion tė ri afėr Klinikės sė Pediatrisė nė QKUK dhe nė ngritjen e saj, MSH ka investuar rreth pesėqind mijė euro.