Pas protestës, reagon Rektorati

Publikuar: 24.01.2014 - 15:19

Prishtinė, 24 janar - (E plotėsuar)Pas protestės sė studentėve, rektorati i Universitetit tė Prishtinės ka dėrguar njė komunikatė me shkrim ku thuhet se menaxhmenti i Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina” e respekton tė drejtėn e studentėve qė t’i shprehin shqetėsimet qė kanė tė bėjnė me kushtet e pėrgjithshme pėr mėsimdhėnie dhe mėsimnxėnie nė UP. Mirėpo, sipas rektoratit, ėshtė obligim i tė gjithėve, duke mos pėrjashtuar as studentėt qė pėr ēfarėdo shqetėsimi t’i ndjekin rrugėt e parapara me Statut tė UP-sė.

“Nė kėtė kontekst, protesta e sotme e njė grupi tė vogėl studentėsh, ėshtė parė si njė shqetėsim pėr ēėshtje tė caktuara, por nė asnjė situatė nuk konsiderohet rrugė alternative e njė debati tė brendshėm, i cili ka gjithė kushtet e domosdoshme tė jetė i realizuar pėrmes hallkave tė pėrfaqėsimit tė studentėve pėr secilėn ēėshtje tė ngritur, por duke pėrjashtuar ēdo ndikim tė mundshėm qė vjen jashtė Universitetit tė Prishtinės”, thuhet nė komunikatėn e UP-sė.

 

Protesta tė studentėve deri nė dorėheqje tė rektorit Gashi 

Prishtinė, 24 janar -Njė grup studentėsh tė pėrkrahur edhe nga Organizata Studentore, kanė protestuar para Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės, duke kėrkuar dorėheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. Veē kėsaj ata kanė kėrkuar edhe heqjen e politikės nga Universiteti, respektivisht ndikimin e partisė nė pushtet nė institucionet arsimore, transmeton KTV .

 “Kėrkesat tona janė, dorėheqja e menjėherė e rektorit Ibrahim Gashi, inicimi i hetimeve pėr tė gjitha keqpėrdorimet qė janė bėrė gjithė kėto vjet nė UP, si dhe largimi i politikės veēanėrisht partisė nė pushtet nga Universiteti”, ka thėnė Roland Sylejmani, njė nga organizatorėt e protestės.

Pėr rreth njė orė studentėt protestues kanė kėrkuar qė tė dalė dikush nga rektorati pėr tė biseduar me ta por kjo nuk ka ndodhur dhe pas njė ore studentėt janė shpėrndarė tė qetė. Ata kanė paralajmėruar se protesta tė tilla do tė ketė deri sa tė njoftohen se ėshtė shkarkuar rektori Gashi ose ka dhėnė dorėheqje. Pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės gjatė tėrė kohės kanė qėndruar nė oborrin e rektoratit. Rektorati dyert i pati tė mbyllura edhe pėr gazetarėt.

Ndonėse KTV-ja ka tentuar tė marrė ndonjė prononcim nga rektori Gashi, kjo ishte e pamundur. 

 

alex24.01.2014/20:26

Rektor po rektor kishit pasur,po ai i ngrati ne nje fjali i bente 5 gabime gramatikore.Pelliti, pelliti ne emisionin e RTK,gjysemanalfadet i shkrete...