Dubravë, sulmohet dëshmitari i mbrojtur Shkumbin Mehmeti

Publikuar: 01.11.2013 - 17:05

Prishtinė, 1 nėntor - Tė martėn, nė Burgun e Dubravės ėshtė sulmuar fizikisht Shkumbin Mehmeti, dėshmitar i mbrojtur i cili ėshtė i dėnuar me 30 vjet burgim.

Sipas burimeve tė KTV-sė, Mehmeti ėshtė sulmuar nga dy tė burgosur tė tjerė, Besnik Hasanaj dhe Shpend Qerimi, ish pjesėtar tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, tė dėnuar pėr shpėrthimin nė lokalin “Sekiraqa”, ku kishin vdekur dy persona, dhe pėr vrasjen e tre tė tjerėve nė Ferizaj.

Gjithnjė sipas burimeve tė KTV-sė, Mehmeti ka lėndime nė sy dhe hundė, ndėrsa tė enjten ka kėrkuar ndihmė mjekėsore.

Shkumbin Mehmeti rishtazi ka deklaruar pėr “Kohėn Ditore” se e ka ndėrmend tė flasė pėr gjashtė vrasje qė kishin ndodhur, tri nga to vrasje politike.

Shkumbin Mehmeti ėshtė i dėnuar pėr vrasjen e dy policėve, njė tė Policisė sė Kosovės dhe njė tjetėr tė UNMIK-ut, e po ashtu edhe kidnapimin e njė personi tjetėr.