Rezultatet për gjendjen e tokave bujqësore, më 2015

Publikuar: 02.10.2013 - 19:59

Prishtinė, 2 tetor - Marsi i vitit 2015 pritet tė sjellė rezultate pėrfundimtare  pėr gjendjen e tokave bujqėsore nė Kosovė. Kjo pasi qė ka filluar projekti ‘ Studimi i ndotjes sė Tokės Bujqėsore’ , i cili do tė realizohet nga konsorciumi i udhėhequr nga shoqatat gjermano-polake. Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė ndihmojė nė zhvillimin e bujqėsisė dhe njėherėsh tė ofrojė mbėshtetje institucionale pėr Ministrinė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.

Si njofton KTV, me rastin e fillimit tė kėtij projekti, zv/ministri i MHPH-sė, Ferat Shala tha se ky projekt do tė ndihmojė nė shfrytėzimin dhe kontributin e qėndrueshėm pėr veprimtaritė ekonomike-bujqėsore dhe tė ēmueshme pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Ai u shpreh tė jetė i lumtur, pasi qė beson se ky studimi do tė demantojė ato qė mė herėt ishin spekuluar pėr tokat e Kosovės.

Shala kėto komente i bėri nė konferencėn e cila shėnoi hapjen e kėtij projekti. Nė konferencė mori pjesė edhe Chritsof Stock, nga Zyra e BE-sė, i cili shpjegoi se ky projekt do tė pėrfshijė njė studim tė hollėsishėm pėr ndotjen e tokės bujqėsore, me ē’rast do tė merren mostra nė 17 komuna tė Kosovės, tė cilat pasi do tė analizohen do tė japin edhe rezultatet pėrfundimtare. Stock shtoi se ky projekt do tė ndihmojė qė Kosova tė ketė njė ambient tė shėndetshėm.