Vendimi i Kushtetueses për Ligjin e amnistisë deri më 16 shtator

Publikuar: 06.08.2013 - 09:28

Prishtinė, 6 gusht - Gjykata Kushtetuese e Kosovės pėrmes njė njoftimi ka konfirmuar se ėshtė duke u shqyrtuar kėrkesėn e grupit tė deputetėve tė Vetėvendosjes dhe tė Lėvizjes pėr Bashkim pėr vlerėsimin e kushtetutshmėrisė sė Ligjit pėr amnistinė dhe se pėrgjigja do tė bėhet publike mė sė largu deri mė 16 shtator.

Nėpėrmjet njė njoftimi publik, Gjykata ka njoftuar se lėnda qė ėshtė dėrguar nga deputetėt e Vetėvendosjes do tė shqyrtohet nė bazė tė Ligjit dhe rregulloreve tė kėtij institucioni.

"Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės ėshtė nė fazėn shqyrtuese tė kėrkesės pėr Ligjin e amnistisė, dhe se vendimi do tė merret brenda afatit ligjor dhe nė pėrputhje me nenin 43.3 tė Ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese, si dhe me Rregulloren e punės sė Gjykatės Kushtetuese", thuhet njoftim.

Sipas nenit 43.3 tė Ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese precizohet se ky institucion obligohet qė nxjerr vendimin mbi kontestin, jo mė vonė se gjashtėdhjetė ditė, pas dorėzimit tė kėrkesės.

Kėrkesa e Lėvizjes Vetėvendosje ėshtė dorėzuar nė Gjykata para tetėmbėdhjetė ditėsh dhe sipas llogarive del se vendimi pėr Ligjin pėr amnisti do tė publikohet mė sė largu mė 16 shtator.

"Sapo tė merret vendimi, Gjykata Kushtetuese do t’ju informojė me kohė ju dhe opinionin pėr kėtė, dhe Vendimi do tė publikohet edhe nė ueb-faqen zyrtare tė Gjykatės", thuhet mė tej nė pėrgjigje.

Ligji pėr amnistinė ėshtė miratuar nė Kuvendin e Kosovės, mė 11 korrik, me 90 vota pėr dhe me 17 vota kundėr.

Tetė ditė mė vonė, deputetėt e Vetėvendosjes, tė mbėshtetur edhe nga deputetė tė Lėvizjes pėr Bashkim, kanė kontestuar kushtetutshmėrinė e kėtij ligji.

Sipas Vetėvendosjes, me miratimin e Ligjit janė shkelur neni 31, 32. dhe 24 tė Kushtetutės, nene kėto qė flasin pėr gjykim tė drejtė, tė drejtėn e palėve pėr t'u ankuar dhe barazinė para ligjit.