Sot rezultatet e provimit të maturës

Publikuar: 24.06.2013 - 12:14

Prishtinė, 24 qershor - Ministria e Arsimit dhe Komisioni Qendror Shtetėror i Maturės do tė shpallin sot rezultatet e provimit tė maturės. Zyrtarė tė kėsaj ministrie konfirmojnė pėr Radio Kosovėn se sivjet priten rezultate tė kėnaqshme nė krahasim me vitet e kaluara.

Nė kėtė vit janė testuar rreth 30 mijė maturantė nė dy ditė tė ndara. Nė pjesėn e parė maturantėt janė testuar pėr njohuritė e pėrgjithshme, ndėrsa nė pjesėn e dytė pėr lėndėt profesionale.

Pėr dallim nga vitet e kaluara, sivjet testet nuk kanė qenė tė ngjashme pėr njė grup qė i janė nėnshtruar testimit nė sallėn e njėjtė. Pragu i kalueshmėrisė ėshtė 50 pėr qind e mbi.

Pasi tė publikohet rezultati, ankesat e maturantėve do tė pranohen nga 25 deri mė 27 qershor.