Shërbimi SMS Flexy-S prindër –shkollë tregohet efektiv

Publikuar: 14.06.2013 - 13:43

Prishtinė, 14 qershor - Nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė MAShT pėr ngritjen e cilėsisė nė arsim, zyrtarė tė kėsaj ministrie kanė mbajtur sot njė takim me drejtorėt e shkollave tė mesme tė larta tė Kosovės, ku ėshtė prezantuar shėrbimi SMS Flexy-S.

Ky shėrbim ka filluar tė pilotohet nė disa shkolla tė Kosovės pas njė marrėveshje qė ka nėnshkruar MAShT me kompaninė “aiKATE“ nga Zagrebi, pėr ofrimin e shėrbimit SMS Flexy-S, institucioneve arsimore tė Kosovės, thuhet nė njoftimin pėr medie tė MASHT-it.

Zėvendėsministri i Arsimit, Nehat Mustafa, me kėtė rast, tha se ky shėrbim ėshtė edhe njė mundėsi mė shumė pėr ngritjen e cilėsisė nė arsim, sepse mundėson pėrfshirje aktive tė kontaktit tė shkollės me prindėr, tė cilėt pėrmes mesazheve nė telefonin mobil do tė marrin me kohė informacionet nė lidhje me obligimet shkollore. Sipas tij,  pilotimi i kėtij projekti po tregon rezultate tė kėnaqshme dhe prindėrit po i pėrgjigjen nė masė tė madhe kėtij shėrbimi qė atyre iu kushton vetėm 93 centė nė muaj. “Kjo e ka forcuar shumė komunikimin prindėr – shkollė, i cili ka njė rėndėsie tė madhe pėr suksesin e fėmijės sė tyre”, ka thėnė Mustafa.