Mujota lidh kontrata me kompanitë nën hetime

Publikuar: 11.06.2013 - 14:50

Prishtinė, 11 qershor   - Ministria e Infrastrukturės (MI), e cila drejtohet nga Fehmi Mujota, ua ka vazhduar edhe pėr njė vjet kontratat e kompanive pėr mirėmbajte verore dhe dimėrore tė rrugėve, deri sa 9 kontrata bazė mes Ministrisė dhe kompanive private ishin nėn hetime. Zyra e Auditorit Gjeneral tė Kosovės (ZAGJK), gjatė auditimit tė pasqyrave financiare pėr MI-nė pėr vitin 2012 ka gjetur shumė shkelje e parregullsi.

Sipas auditorit gjeneral gjatė vitit 2011 MI-ja kishte vazhduar edhe pėr njė vit 9 kontrata bazė me OE aktual pėr mirėmbajtje verore dhe dimėrore tė rrugėve. Sipas auditorit ministria kėto i kishte vazhduar pa prokurim derisa kontratat bazike ishin tė gjitha nėn hetime dhe kanė treguar qė kjo qasje ishte dakorduar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

“Sidoqoftė, kjo qasje mbetet nė konflikt me kėrkesat ekzistuese ligjore. Dėshtimi pėr tė hapur procedura tė reja tė prokurimit mund tė rezultojė nė ankesa ligjore nga tenderuesit potencialė dhe tė rezultojė nė vlerė tė dobėt nė para pėr shkak se konkurueshmėria e OE ekzistues nuk ėshtė testuar pėrderisa dobėsitė ekzistuese tė kontratės nuk janė shqyrtuar apo adresuar”, thuhet nė raportin e auditorit pėr MI-nė.

Po ashtu, auditori ka gjetur edhe raste kur ėshtė bėrė pėrzgjedhja e operatoreve ekonomikė pa pėrmbushur kriteret e kėrkuara. Kontratat janė dhėnė pėrkundėr mospėrmbushjes sė kritereve tė kėrkuara. “Nė lėndėn ‘Servisimi dhe mirėmbajtja e gjeneratorėve’, MI-ja ka zhvilluar procedurat me dy OE. Njėri prej operatorėve nuk kishte sjellė tė gjitha dėshmitė si: sigurimin e tenderit, licencėn nga MTI-ja, si dhe pėrmbushjen e obligimeve ndaj ATK-sė, shkruan “Zėri”.

Ky operator nga komisioni i vlerėsimit ishte vlerėsuar i pėrgjegjshėm, ndėrsa fituesi nuk kishte sjellė sigurimin e ekzekutimit tė kontratės.

Parregullsi janė gjetur edhe te sistemi elektronik pėr regjistrimin e orėve tė punės, ku sipas raportit tė auditorit vetėm 30 pėr qind e tė punėsuarve tė MI-sė kanė regjistruar kohėn e tyre. Ndėrsa dy zyrtarė kanė refuzuar kartelat pėr regjistrin elektronik. Po ashtu, zyra e auditorit gjatė auditimit tė pasqyrave financiare pėr Ministrinė e Infrastrukturės ka gjetur raste kur MI-ja ka bėrė pagesa pėr shėrbimet e pakontraktuara tė udhėtimit.

“Nė bazė tė LPP nr. 04/L-042 ēdo pagesė bazohet nė kontratat valide. Me aprovimin e ZKA-sė ėshtė bėrė pagesa nė vitin 2012 nė vlerė 41,397 euro pėr shėrbime tė udhėtimit jashtė vendit. Kėto shėrbime i takojnė periudhės 2008 deri nė 2011 pėr tė cilat MI-ja nuk kishte marrėveshje paraprake me OE pėrkatės”, thuhet nė raport.

Po ashtu, shkelje janė gjetur edhe te kontrata pėr riparimin e automjeteve. Nė specifikacionin teknik tė kontratės pėr servisim dhe mirėmbajtje tė veturave, riparimi gjeneral i motorit tė veturės kushtonte 5 euro. Por, pėrkundėr kėsaj MI-ja ka lidhur kontratė tjetėr me OE tė njėjtė nė vlerė prej 8,768 euro pėr riparim gjeneral tė njė motori, qė nėnkupton qė vlerat origjinale tė kontratės ishin joreale dhe MI nuk ishte nė gjendje tė sigurohet qė OE ofroi njė marrėveshje ekzistuese kontraktore.

Shkelje janė gjetur edhe te kontrata pėr shėrbime tė veēanta mbi 6 muaj. “Pėr shkak tė kufizimeve nė numrin e pėrhershėm tė stafit, MI-ja ka tė lidhura 5 kontrata pėr shėrbime tė veēanta-pozita pėr punėtorė. Kėto mund tė implementohen vetėm pėr 6 muaj, mirėpo nė dy raste kishte vazhdime mbi gjashtė muaj”, thuhet nė raport

Zyra e Auditorit Gjeneral e Kosovės nė Drejtorinė e Rrugėve nė katėr raste ka gjetur kur gjate licencimit, pėr transportin e mallrave, OE nuk kishin dorėzuar vėrtetimin nga ATK rreth gjendjes sė tatimeve dhe certifikatėn pėr kamion1.

”OE tė palicensuar do t’i ikin pagesės sė tarifave tė nevojshme tek MI dhe me kėtė do t’i ulin tė hyrat e pritura dhe kamionėt e cilėsisė sė dobėt (dhe joriparimi i tyre), mund ta ulin sigurinė nė komunikacionin rrugor dhe potencialisht do tė rezultojnė nė kosto shtesė pėr sektorin publik nėse pėrfshihen nė aksidente etj.”, thuhet nė raport.