Lufta në Siri dhe shqiptarët e Kosovës

Publikuar: 01.06.2013 - 16:44

“Shkuarja ime nė Siri ka qenė e bazuar nė aspektin fetar, edhe e kam parė se nė Siri ėshtė filluar lufta mes sunitėve dhe shiitėve cilėt (luftė) e kanė filluar shiitėt me alevit”.“Duke e parė, ndihmesėn qė i ka ardhur sektit alevit, nga sektet e tyre qė janė shiitėt, atėherė unė kam vendosur, i frymėzuar nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit S.A.S., tė marr rrugėn pėr t’i dalė nė ndihmė atij vendi, ku Allahu dhe vetė Pejgamberi S.A.S., e kanė obliguar ēdo mysliman qė tė marrė pjesė nė luftė kundėr njė zullumqari dhe nė luftėn kundėr qafirėve. Kur them qafirit, po flas pėr gjendjen aktuale nė Siri”, nisi rrėfimin pėr Radion Evropa e Lirė, njė shqiptar i Kosovės, qė luftoi si vullnetar nė Ushtrinė pėr Ēlirimin e Sirisė, pėr tetė muaj.

Ai thotė tė jetė konsultuar pėr atė qė po ndodhte nė Siri, ndėrsa skenat tronditėse qė kishte parė kundėr civilėve, e kanė detyrat tė marrė rrugėn drejt kėtij vendi, duke kaluar pėrmes tri shteteve tjera.

“Unė mendoj se Zoti ėshtė i mėshirshėm dhe e kam parė me sytė e mi, se jam nisur nga kjo rrugė, dhe Zoti m’i ka hapur rrugėt, sepse kam mbėrritur nė njė vend, ku s’e kam ditur as gjuhėn. Ka pasur gjuhė tjetėr, kėndej kufirit, e gjuhė tjetėr andej kufirit”, tregon ai.

Vullnetari nga Kosova thotė tė ketė parė shumė kombe duke luftuar nė krah me kryengritėsit sirianė.

Edhe pse nuk tregon se nė cilėn zonė luftoi nė Siri, thotė se gjatė betejave kishte takuar edhe shqiptarė tė tjerė. Dhe, rrėfen ngjarjen pėr takimin e tij me njė tjetėr shqiptar...

“Ka qenė shumė prekėse, sepse ai nuk e dinte se unė jam shqiptar. Ai fliste gjuhėn angleze shumė rrjedhshėm. Edhe unė derisa e dėgjova duke folur, ku tregonte pėr vendin e tij, tregonte pėr njė luftė qė kishte bėrė nė Kosovė! Shumė trim! Edhe papritmas po e thėrras unė nė gjuhėn shqipe dhe po i them 'Hej, o burrė a shqiptar je a?' E ai filloi tė qante”, rrėfen pėr Radion Evropa e Lirė, nė kushte anonimiteti njė ish-luftėtar mysliman shqiptar i Kosovės.

“Ka plot tė huaj. Plot ka. Kur them ka plot, nga Kosova nuk mund tė ceki, sepse nuk e di. Por, nacionalitete tė shumta kam parė. Nuk ėshtė mė e mbyllur, kanė ardhur njerėz nga Gjermania - unė them me nėnshtetėsi gjermane, por mund tė jetė edhe me prejardhje shqiptare - nga Holanda, nga Amerika, nga Britani, nga Turqia, nga Bosnja, Maqedonia, nga tė gjitha vendet Arabia Saudite, Katari. Por, mund tė themi se ka numėr tė madh”, shpjegon ai.

Prej fillimit tė luftės nė Siri, vetėm njė shqiptar i Kosovės ėshtė raportuar tė ketė vdekur nė luftimet atje.

Bashkėsia Islame e Kosovės, luftėn nė Siri e sheh si njė luftė ēlirimtare, e cila ka marrė pėrmasa globale dhe qė po kalon pėrmes njė krize humanitare.

Ahmet Sadriu, qė ėshtė pėrgjegjės pėr media dhe publikime i kėtij institucioni, argumenton pėr Radion Evropa e Lirė, se lufta nė Siri nuk ka tė bėjė asgjė me luftė fetare.

“Aty ėshtė duke u bėrė njė luftė pėr ndryshimin e regjimit. Ėshtė njė regjim totalitar qė sundon qe 40 vjet a mė shumė. Krejt kjo ka njė karakter tė asaj [lufte] ēlirimtare, e jo fetare. Absolutisht, nuk kemi tė bėjmė me luftė fetare, sepse Siria faktikisht ėshtė njė vend islam, vend mysliman. Ata nuk kanė  nevojė tė luftojmė pėr ēėshtje fetare, kur vetė janė myslimanė”, thotė Sadriu pėr Radion Evropa e Lirė.

Ai krahason luftėn atje, me luftėn qė Kosova e ka bėrė, pėr t’u ēliruar prej regjimit serb. E, pėr ata qė shkojnė, apo duan tė shkojnė pėr tė luftuar nė Siri, bazuar nė bindjet fetare, ai thotė tė mos ketė dėshirė tė pėrfshihet nė njė kontekst tė tillė.

“Nuk do tė isha pėrzier nė bindjet e askujt, sepse ne e kemi shumė tė freskėt luftėn tonė qė e kemi zhvilluar kėtu nė Kosovė, e qė na kanė ardhur nga kėnde tė ndryshme tė botės. Ėshtė ēėshtje ideali i lirisė. Liria! Dhe, ka ardhur ai, e iu ka bashkangjitur ushtrisė sonė [UĒK-sė], vetėm e vetėm, qė tė na mundėsojė, e ndoshta edhe ne ta gėzojmė njė liri siē e gėzojnė tė tjerėt. Kėtu automatikisht po tė them edhe nė rastin konkret, se kemi tė bėjmė me ideale, tė cilat njerėzit nė mėnyrėn e vet i konceptojnė dhe vendosin se si ata tė veprojnė”, theksoi Sadriu.

Hoxhė Fatos Rexhepi, qė ka jetuar nė Siri, para shpėrthimit tė luftės atje, kurse tani ėshtė njė nga drejtuesit e Lėvizjes Islamike "Bashkohu", shpjegon pėr Radion Evropa e Lirė, se si regjimi aktual sirian sundon pėr 40 vjet me, siē thotė, “hekur, me vuajtje, dėnime”.

“Kam parė ngjarje, dhe kam qenė pėrjetues i tė gjitha atyre trazirave, luftėrave, shpėrthimeve qė ishin nė Damask - ato tė mėdhatė. Edhe nė qytet janė vrarė njerėz, kur snajperistėt nga pikat e larta vrisnin njerėzit, vetėm pėr tė shkaktuar kaos”, tregon Rexhepi pėr Radion Evropa e Lirė.

Hoxhė Rexhepi thotė se u gėzohet lajmeve kur dėgjon se ka shqiptarė qė kanė shkuar pėr tė luftuar nė Siri.

“Mė ka gėzuar, sepse shqiptari, qė ėshtė mysliman po ia kthen atij vendi me tė mirė, sepse ka shumė argumente qė ėshtė vend i shenjtė”, thotė Rexhepi pėr tė shtuar se ndihet krenar me ata qė kanė zgjedhur kėtė rrugė.

Ndryshe nga ai, mendon kryeimami i Pejės, Enes Goga, tė cilit i dhimbsen shqiptarėt qė shkojnė pėr shkak tė lidhjes fetare tė luftojnė nė Siri.

“Unė mendoj se ata djem kanė shkuar me motiv tė mirė. Neve na dhimbsen, sepse unė kur e pashė nė media, se njė djalė i ri nga Gostivari ka humbur jetėn, edhe pse absolutisht nuk e di se kush ėshtė ai, mirėpo na dhimbsen. Tek e fundit, ka qenė zgjedhje e tyre e lirė. Dhe, unė mendoj se nuk duhet ta bėjmė kėtė ēėshtje”, tha kryeimami Goga pėr Radion Evropa e Lirė.

Sidoqoftė, informacione tė sakta pėr numrin e shqiptarėve qė janė tė angazhuar nė Siri nuk ka, tė paktėn jo zyrtarisht, sikundėr qė s’ka as pėr numrin e atyre qė mund tė jenė vrarė, pėrveē disa raportimeve nė mediat vendore.

 

RRAHIMI02.06.2013/12:10

PO po shkoni ju e ndimonju Arabve E KTA PRAPE SE PRAPE MA TEPER I DOJNE ARMIQTE TANE SERBET, KY ESHTE FAKTE I VERTETE.GJAKU I SHENJTE SHQIPETARI DUHET TE DERDHET VETEM PER TROJET TONA ETNIKE

pa maska02.06.2013/10:32

Keta edhe ne Kosoves dote luftojshin po ne Kosove kena nje Qeveri e cila me qedo kushte done ta ndihmoje Serbin ne rrugen drejt Bashkimit Evropian edhe Kosova mos haroni se ka nje Polici edhe nje Force para Ushtarke fsk.
Kosova esht shtet.
Siri eshte nje shtet ne shkatrim e siper ku popullata sunnite po masakrohet nga shiat dhe alevit po edhe nga disa shtete te cilat kane qellim me vrra e masakru sunnit, une edhe shumica te cilet ketu shkrujn nuk jena ne gjendeje me shku as te ura e Mitrovices e leje me luftu me Serbet ata te cilet luftuan,luftuan rane ne alltarin e liris.
Allahu i shperbleft me xhennet me te larte keta njerze te cilet per lirin e nje popullate po japin me te shtrejten jeten e tyre.

HUTI02.06.2013/10:24

SHQQIPTARET DUHET MA SE PARI ME QLIRUE SHQIPRIN DHE KOSOVEN E PASTAJ TE TJERET.

haki kafexholli02.06.2013/09:31

Vendi i yne,Kosova,ende eshte i okupuar nga qetniket serb.Sa per ilustrim,keta trimat qe po shkojn per ne Siri,edhe kosova e ka nje Siri,e kjo eshte Mitrovica.

Enuar02.06.2013/09:20

Allahu ju shperbleft me Xhennet. Posht zullumqaret.

ShqiptarFolesNena02.06.2013/06:39

Jam Shqiptar e du Atdheun Time dhe luftoj e mbroj vatanin tim prinderit e mi stergjyrshrit qe kan len gjak e derdh me shekij fmjlj ime e shume shqiptar, tashi Kur neve kem fol Gjuhen e zotit gjuhen shqipe na Fali qe eshet me e vjeter se gjuhet europiane, ateher faljet ishin Shqip gjuhe e vjeter. Nana e thirte djalin Bir ne gj, shqipe, e zotin Zot qe na fali kete gjuhe o mjerima e sot shkelin vendin e evt e luftojn per kinse allahun e juve qe vetem ji ishit te shejt, Kam par kam udhtuar 20 vjet neper evrop e bot dhe me shkoll, por kurr se kam mohu Kombesin se jam shqiptar dhe vdes shiptar per gjakun tim vendin tim e per gjith Shqiptaret qe mbrojn vlerat atdheun e historin shqiptare dhe duhet te respektohet kjo qe je sot me gjakun e deshmoreve tani e shume shekuj me heret,,, Lereni kto xhevdeca po kapeni punes e punonu per vend tuaj duaje me shume se jeni Shqipater...................

nexhi01.06.2013/23:35

A ka dikush qe ma e perkthen ne shqip historine e keti trimi. Dhe pastaj, menjeher, te ja perkthej keti burri fjalet e mija nga shqipja ne sunitce. nese je per lufte o trim ke dy opsione ne kosove. opsioni i pare do te ishte mitrovica lufte clirimtare. ose opsioni i dyte do te ishte rhethi i gjakoves sepse aty do te gjeshe shqipetare alevite dhe do te mundesh da vazhdosh luften tende te filluar ne sirine e largte !

Florenti01.06.2013/23:29

Valla musliman jam...por kaq budall sjom... a ke naj sirian tu luftu per kosoven bre ... po mos u boni budall

oberhausen ferizaj01.06.2013/22:49

KETA VELLEZER QE SHKOJN ME LUFTU HALLALL JU KOFTE.E ATA QE SE KUPTOJN E KANE TRURIN E ULET.

baci01.06.2013/22:48

Njani thot se po luftojne Sunitet kunder Shiitve, tejtri thot kunder rezhimit te Asadit kurse, Shqiptaret vullnetar po i provojn kallashnikovat e shkaut ne nje lufte ku te dy palet po nisen me "Allllahu Ekber". Edhe nje se gati harrova C'ka na kan pas nihmue neve Arabet ne lufte, aq sa mos t'ishin ata, na kem kah marojme krejt.
flmneres Admin per publikim te komentit.

Avdi01.06.2013/22:42

Të luftosh për liri të atyre të cilët nuk e gëzojnë lirin është vepër madhështore, por nuk e besoj se lufta e armatosur është zgjidhja e duhur. Është më efikase që pushteti të ndërrohet pa gjak derdhje. Çdo pushtet i pa kontrolluar lehtë bëhet i deformua dhe i njëjti duhet ndërruar. Nuk ka dyshim se i tillë do të jetë bërë pushteti aktual në Siri, aq më par që u trashëgua nga babai i Presidentit të ndjerë i cili ishte autoritar. Mirë po në këtë vorbull zihet gjella e cila nuk është vetëm pjell e popullit sirian dhe nuk ka për synim vetëm ndërrimin e pushtetit që do të ishte ai që e kërkon populli. Besimi në këtë është i përshtatshëm vetëm për njerëz të kufizuar tek të cilët koka punon shumë dobët mjerisht njerëz të tillë ka mjaft.Ata e kanë të vështir dhe nuk kanë pse të mendojnë, gjykojnë dëshmojnë ta mundojnë trurin edhe ashtu të vogël. Vështirë. Të besosh është lehtë. Të thonë beso në këtë, beson në këtë të thonë beso në diç tjetër dhe beson në diç krejt tjetër. Besimi është armë e tmerrshme për shkak të fanatizmit dhe pa aftësinë jo vetëm të kuptuarit ,por edhe të dëgjosh nga pikë vështrimi tjetër. Besimi plotësisht e paralizon njeriun. Na than se vuan populli Irakian dhe se ata tani shpëtuan, ndërsa realisht ata vriten për ditë, na than se vuan populli libian nga regjimi i Gadafit, por pasardhësit e tije janë shumë larg nga konsodilimi i shtetit dhe të drejtës madje ai shtet edhe mund të shpërbëhet me perspektiv të shpërthimit të konfliktit ndër fisnor. Pasurit e këtyre shteteve do të kalojnë në duart e atyre që shpallin veten shpëtimtar.

Dani01.06.2013/21:50

Muhamed sipas teje shqiptart qe vdiqen per lirin e te tjerve nuk vlejn fare e nuk jan shqiptar , perse gjithmon kur asht ne pytje nje shtet musliman edhe nje shqiptar musliman shkon e lufton per lirin e atij populli te robruar si psh rasti me luften e Siris Shqiptaret nuk guxojn te shkojn ne luft sepse ata jan arab nuk jan Shqiptar e kshtu si flasin anti shqiptar e islamofobat , Por kur kjo te jet e konderta Shqiqptaret ti dalin ne krah nje populli te krishter ne luft si psh kur shqiptaret u rradhiten ne rradhet e ushtris Spanjolle ne Luften e spanjes e ku jan mbi 160 deshmor shqiptar te ren per Spanjen Ata jan heronj per lirin e nje populli . kshtu ju po i cilsoni . Turp Turp Turp . Allahu InshAllllah i Shperblen Me xhehnet Vllezerit Ton qe Ran Ne Luften e Siris

shqiptari01.06.2013/21:48

po ku keni qen ju kur ishte lufta e kosoves ,se ma e shejt eshte me luftu per vend tanin se per te huajin ,ne shqiptarve sna lidh gja as me sirin dhe as me irak,,nalidh vendi yn i cili ende seshte i lir...

muslimani01.06.2013/20:31

o vllezer kam informacion se nje shqipetar nga shqiperia eshte ... r ne siri e tanime femijet e tije nuk kan buke per te ngrene e ti mbrojme kufite ton kombin ton se ata sirian qofshin pozit apo opozit sju nin palla per ne gjithmon kemi qen masha e huaj

Veterani Plak.01.06.2013/20:18

Mekon keta Trima dhe Shqiptar te vertet shkoin ne MITROVIC dhe e Qliroin apo te pakten mundohen me ju ndimu popullates Shqiptare qe asht met atije ne Frig dhe Mjerim te pa skai na kemi me kon me luftu dhe per kon me Luftu per Vendin ton se hala nuk ka mbaru Lufa.SHQIPTAI QET PUSHK VEQ PER VATAN THISHIN TE PARET TON.

gashi01.06.2013/20:11

shumica e atyre qe tani kan ra shehid ne siri ne kohene luftes ne ks kan qen fare te rinje .mos i akuzonu ju lutem aj qe ka shku ne siri me luftu edhe ne kosove kish luftu mos keni merak .inshallah kurr lufta nuk dot ndoll me ne kosve por nese ndoll qata qe jan me fgetar jan me kombetar per vendine vet dhe fen e vet

gezimi01.06.2013/20:01

un mendoj qe duhet te rrespektohet feja po jo kshtu per me luftu per nje shtet qe sna nje si shtet kemi ku luftoj o trima ende skemi perfundu punt ne kosov ta shlirojm kosoven niher e tani dalmi m alarg nese na premton koha

PRISHTINA01.06.2013/19:58

UNE JETOJ NE GJERMANI EDHE KA SHUME SIRIAN QE UNE I NJOH E AS NUK JAV NINE PER SIRI E LE MA SHQIPETAREVE SE DI BANI QKA DONI

shqiptari01.06.2013/19:11

"ku Allahu dhe vetë Pejgamberi S.A.S., e kanë obliguar çdo mysliman që të marrë pjesë në luftë kundër një zullumqari dhe në luftën kundër qafirëve".

Dmth kenke terorist!
Shpresoj se te gjith qe mendojn se ky te leshojne trojet shqiptare dhe te humbin ne Siri.

frenku01.06.2013/17:56

Me shku ne siri me liftu per ideal osht mir por per ne kosovaret ende skemi mrri ne at siguri kemi kufit ton i ruan kfori i cili brenda nates mundet mu terhek ne kemi pun te pa perfundume ende o djem asgje ska qen ajo luft qe kem pas qka do te jet tjetra tjeni te bindur qe asgje ska perfundu te ne

i drejti01.06.2013/17:49

Muhamed edhe pse nga emri duhet te jesh i drejte,por ehe drejte ke shkruar,ku ishin keta trima me nje kohe,apo ketu ka diqka tjeter qe akoma nukpo mundemi te kuptojm,aq trima mbine pas lufte sa eshte me u qudit,e ju me emer shqiptar mendoni shqip sikur Muhamedi

minta01.06.2013/17:16

Kete e bejne vetume ata qe kane zemer bujare andaje mburreme me kete rine qe kan morre pjese ne luften ne siri kunder nje rregjimi i hekurte qe ka ndodhe qe 40 vite ne siri

mendi01.06.2013/17:09

Lume per keta shqiptare qe ju kane bashkangjiture luftetareve te Sirise

muhammed01.06.2013/17:01

Shqiptari duhet to luftoi vetem per per atedheun e tij. Lufta per atedhe nuk ndalet kur, lufte eshte cdo dite. Shkollimi, perparimi dhe ngritja profesionale jane lufte e perditshe. Me shku e e me luftu atje kur deri para disa vjetve ke ik prej shkijeve si prej dreqi ... une nuk e kuptoi ... apo ka dicka ma shume aty?