Kusari - Lila: Në Kosovë ka burokraci

Publikuar: 01.06.2013 - 10:14

Prishtinė, 1 qershor - Ambientin e tė bėrit biznes po e pengon burokracia nga agjenci tė ndryshme qeveritare. Pengesa paraqet niveli lokal, ndėrsa investimet e huaja nuk i sjellin ligjet dhe rregulloret, por njė pėrvojė e mirė e tyre, thotė nė njė intervistė pėr  Radion Evropa e Lirė, Mimoza Kusari- Lila, zėvendėskryeministre, njėherėsh ministre e Tregtisė dhe Industrisė.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Zonja ministre, pavarėsisht pėrparimit nė raportin e Bankės Botėrore, nė “Tė bėrit Biznes”, pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit ankohen pėr ambient jo tė favorshėm nė kėtė fushė. Po ju si e vlerėsoni?

MIMOZA KUSARI - LILA

Natyrisht, se ka shumė punė pėr tė bėrė, pėr tė pėrmirėsuar ambientin e biznesit dhe pėr tė ardhur nė fazėn e njė shteti tė zhvilluar, duhet qė tė gjitha segmentet e shoqėrisė tė jenė tė zhvilluara. Pengesat qė aktualisht janė identifikuar dhe pėr tė cilat jemi duke punuar dhe kemi punuar mė herėt qė tė eliminohen, janė nė raport tė politikave fiskale, gjegjėsisht pėrmirėsimi i tyre nė mėnyrė qė sektori i prodhimit tė ketė njė avancim, pėrkatėsisht importi i lėndės sė parė dhe makinerisė tė bėhet me kushte tė favorshme.

Ndėrsa, nė anėn tjetėr, nė raport me sektorin privat jemi duke punuar me programe konkrete, nė mėnyrė qė tė ngrihen kapacitet e ndėrmarrėsisė nė Kosovė.

Duke i marrė parasysh tė gjitha rrethanat, vėrejmė shumė rrugė pėr tė bėrė edhe te ndėrmarrėsit, nė mėnyrė qė tė arrihet njė nivel dhe njė standard i operimit, i standardeve tė kualitetit tė produkteve, i pėrgjegjėsisė shoqėrore tė korporatave, tė gjitha kėto janė pjesė e ambientit tė biznesit. Prandaj, nuk mund tė merret vetėm njė segment i shoqėrisė me pėrmirėsimin e kushteve.

Njė diskrepancė  tjetėr qė ka ekzistuar dhe ekziston me vite tė tėra nė Kosovė, ėshtė nė mes niveleve, gjegjėsisht shtyllave qeverisėse, asaj lokale dhe asaj qendrore.

Ndėrsa, shpeshherė ka raste kur edhe nė Kuvendin e Kosovės dalin nga konteksti tema tė caktuara qė kanė tė bėjnė me ambientin e biznesit, ligjet e caktuara.

Unė vetė kam qenė dėshmitare, disa herė, kur ka tendencė tė politizimit apo tej politizimit tė njė akti ligjor, nė mėnyrė  qė tė pėrfitohet apo tė arrihen pikė politike, por qė drejtpėrdrejt kanė ndikuar ose nė vonesa, ose jo nė pėrmirėsim tė ambientit tė biznesit.

Prandaj, pėr tė pėrmirėsuar tėrė ambientin e biznesit, pėr tė pasur Kosovėn tė zhvilluar ekonomikisht, konsideroj se ėshtė i domosdoshėm njė koordinim dhe sinkronizim i tė gjithė akterėve qė merren me biznes.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Do tė thotė ka raste kur niveli lokal nuk i respekton ligjet e miratuara?

MIMOZA KUSARI- LILA

Po, nė fakt, ka dy vjet e gjysme qė ne jemi nė kontest me disa komuna tė Kosovės, sidomos ato pėr zbatimin e ligjeve qė kalojnė edhe nė Parlament dhe kanė tė bėjnė me shkėmbim ose transfer tė kompetencave. Ėshtė rasti i Ligjit tė Inspektoratit, mbikėqyrja e tregut ėshtė njė komponentė tepėr e rėndėsishme pėr ekonominė dhe konsumatorin, pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kenė kushte tė mirėfillta nė treg.

Dhe, me ligjin tė cilin e kam gjetur, nė fakt ėshtė i trashėguar nga qeverisja e kaluar, parashihet qė Inspektorati, me rekomandim tė Bashkimit Evropian, tė jetė i organizuar vertikalisht, gjegjėsisht nga ministria tė koordinohen inspektorėt nė nivelet komunale. Transferi, shkėmbimi i tyre nga njė komunė nė komunėn tjetėr qė tė rritet transparenca, nė mėnyrė qė mos ketė mundėsi tė lidhjes sė inspektorėve me operatorė tė caktuar ekonomikė. Por, ka njė rezistencė shumė tė madhe nga komunat, edhe pse kemi arritur qė njė numėr tė pajtohet me zbatimin e ligjit, por qė njė numėr prapė refuzon.

Besoj se nė pjesėn e dytė tė kėtij viti, me rishikimin buxhetor, do tė transferohen edhe pagat dhe linjat tjera buxhetore pėr inspektorėt komunalė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė dhe atėherė mund tė kemi njė funksionim mė tė mirė.

Ka raste tė tjera kur komunat nė vazhdimėsi synojnė nė marrjen e kompetencave apo nė shtimin e lejeve dhe licencave, tė cilat hiqen nga niveli qendror, shfrytėzojnė Ligjin pėr financimin e pushtetit lokal, duke i dhėnė vetes tė drejtė, edhe pse  kanė tė drejtė, por duke mos qenė tė vetėdijshėm se me atė po e ngarkojnė ambientin e biznesit dhe po i vėshtirėsojnė kushtet e tė bėrit biznes nė atė komunė.

RADIO EVROPA E LIRĖ

A ekziston burokracia dhe neglizhenca nė institucionet kompetente?

MIMOZA KUSARI- LILA

Burokraci ka nė Kosovė, si nė nivelin lokal, po ashtu edhe nė atė qendror. Kushdo qė thotė se nuk ka, nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr shkak se ka raste qė ne, edhe nė agjenci tė ndryshme qė i raportojnė Kuvendit, duhet tė intervenojmė pėr pėrshpejtim tė procedurave. Ka raste kur ato bllokohen, pėr interesa personale apo qėllime tjera qė janė tė sanksionuara me ligj. Por, qė pavarėsisht insistimit tonė, qė tė pėrshpejtohet procedura ose tė shkojė nė procedurė tė rregullt, ka kokėfortėsi apo rezistencė nga institucione tė caktuara.

Megjithatė, nuk duhet tė anashkalohen pėrpjekjet dhe suksesi nė shkurtimin e numrit tė madh tė burokracive tė procedurave. Janė bėrė pėrmirėsime nė regjistrimin e biznesit, janė bėrė reduktime nė dokumente sa i pėrket importit dhe eksportit tė mallrave. Ndėrsa, tani nė kėtė javė, presim nė qeveri qė tė kalojė ligji ombrellė pėr leje dhe licenca, ligj ky qė do tė shkurtojė mbi 40 pėr qind tė lejeve dhe licencave aktuale nė Kosovė, nė mėnyrė qė kėto burokraci qė po flasim, kėto procedura tė jenė mė tė pakta dhe mė tė shkurta. Ky ėshtė njė hap i drejtpėrdrejtė dhe konkret nė luftimin e korrupsionit dhe dukurive, tė cilat e dėmtojnė ambientin e biznesit.

RADIO EVROPA E LIRĖ

A konsideroni se kėto dukuri kanė penguar edhe ardhjen e investitorėve  tė huaj nė Kosovė?

MIMOZA KUSARI-LILA

Unė besoj se investitorėt e huaj do tė vijnė nė Kosovė, kur nė vazhdimėsi, vit pas viti shohin pėrmirėsim. Vetėm njė ligj, ose vetėm njė rregullore nuk sjell investime, sjell njė pėrvojė tė mirė, sjell investime tė suksesshme tė pioniereve, gjegjėsisht atyre tė parėve qė vijnė pėr tė investuar.  Dhe, besoj se pėrmirėsimi i Kosovės nė indeksin e Bankės Botėrore, pėr tė bėrė biznes vit pas viti, dhe konsistenca e ndryshimeve ėshtė ajo qė i sjell investitorėt.

Ne, nė investimet e huaja nuk mund tė anashkalojmė faktin se kemi tė bėjmė me situata qė ndikohen edhe nga shtetet e jashtme, ekonomitė e zhvilluara.

Jemi tė vetėdijshėm se ekonomitė e zhvilluara, pėrfshirė kėtu vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kanė pasur njė ngadalėsim nė rritjen ekonomike dhe tashmė shihet se ka filluar njė pėrmirėsim. Parashihet qė gjatė vitit 2013-  2014 ekonomia e kėtyre vendeve tė stabilizohet dhe kjo ndikon drejtpėrdrejt te ne.

Ajo ēka neve na intereson ėshtė se ata pjesėtarė tė komunitetit kosovar qė jetojnė nė kėto vende, t'i sjellim dhe tė jenė storie tė suksesit, qė promovohen edhe pėr investitorėt tjerė. Diaspora e Kosovės parashihet qė nė momentin kur ata  kthehen nė masė tė madhe pėr tė investuar nė Kosovė, ajo do tė jetė kthesa pozitive edhe pėr investitorėt e huaj. Ne kemi bėrė disa pėrpjekje qė me Ligjin pėr investimet e huaja, jo vetėm tė shtojmė garanci, por edhe tė dėrgojmė mesazh pėr pėrkushtimin e Kosovės pėr kėto investime.

Kemi pasur disa debate, komente. Ligji ėshtė kthyer dy herė nga Kuvendi i Kosovės, por tani besoj se kemi arritur nė pikėn ku nė ligj do tė pėrfshihen dhe do tė konsiderohen pėr t'u mbrojtur si investime tė huaja edhe investimet e diasporės. Ēka konsideroj se ėshtė njė siguri shtesė pėr kosovarėt qė jetojnė jashtė, kanė nėnshtetėsi tė huaj, me ligj do tė parashihet qė secili investim nga ndonjė  kosovar qė ka njė vendbanim tjetėr, konsiderohet si investim i huaj, qė shton garanci dhe ne besojmė se kemi njė kthesė pozitive nė kėtė aspekt.

Sa i pėrket ngritjes apo rėnies sė investimeve, ėshtė e vėrtetė se nivel i investimeve konsiderohet viti 2007, kur kemi pasur njė hov tė madh tė procesit tė privatizimit. Prandaj, aty ka pasur rrjedhė tė drejtpėrdrejtė tė parasė njė Kosovė. Do tė thotė, pagesat qė janė bėrė pėr asetet nė privatizim, ndėrsa pastaj jemi ballafaquar edhe me krizėn, por edhe numri i kėtyre aseteve ka rėnė. Pėr vitin qė lamė pas, parashihet qė investimet tė arrijnė afėrisht nė nivelin e investimeve tė vitit 2007, nė vlerėn prej 423 milionė euro, qė ėshtė nė pėrgatitje pėrmbyllja e raportit pėr vitin qė lamė dhe shpresojmė qė kemi njė trend tė rritjes, dhe tė tejkalojmė nivelin e investimeve tė vitit 2007.

Kosova ka nevojė pėr mė tepėr investime, por nuk janė vetėm investimet e huaja, ėshtė edhe stimulimi pėr investitorėt kosovarė qė tė vazhdojnė nė zgjerimin e aktiviteteve tė tyre nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Zonja ministre, pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit kanė kėrkuar qė mos tė bėhen ndryshime nė Ligjin pėr investimet e huaja nė Kosovė, pasi, sipas tyre, ky ligj diskriminon investitorėt e brendshėm. Pse, sipas jush, nevojiten ndryshime?

MIMOZA KUSARI- LILA

Pėrveē asaj ėshtė edhe fakti, se kosovarėt tė cilėt janė shtetas tė Kosovės, kanė tjera perceptime dhe natyrisht se ata, si qytetarėt tė Kosovės, janė tė vetėdijshėm pėr rregullimin dhe shtetin e Kosovės, pėrderisa pėr investitorėt e huaj, nevojitet njė garanci.

Nė rastin konkret, ky ligj, ēka nuk ka ligji i Kosovės, mbron investimet e huaja, nga nacionalizimi. Janė situata qė kanė ndodhur vitin e kaluar edhe nė vendet e Amerikės Latine, ku shteti vendos me njė ligj, qė tė nacionalizojė pronat, tė cilat njėherė ishin  privatizuar.

Ligji nė Kosovė parandalon nacionalizimin e pronės. Nė Kosovė e dimė se shpeshherė kemi pasur tė bėjmė me eksplorimin, dhe deri sa ėshtė arritur marrėveshja nė mes tė palės, gjegjėsisht njė familje, ose biznesi dhe shtetit, nuk ėshtė kryer eksplorim. Do tė thotė ne nuk kemi pasur njė qasje, apo ėshtė qasje e dhunshme, apo ėshtė qasje qė nuk ėshtė e paraparė nė vendet demokratike, por pėr investitorin e huaj kjo duhet tė jetė pjesė e ligjit.

Do tė thotė parandalimi i nacionalizimit tė pronės, e cila ėshtė investim drejtpėrdrejt i huaj. Kėto janė disa segmente qė ofrojnė garanci dhe kushdo qė e shikon kėtė ligj, do tė ndihet i sigurt pėr investime nė Kosovė. Kosovarėt e dinė ambientin nė vend, por perceptimi pėr Kosovėn ėshtė shumė mė i keq jashtė sesa realiteti nė tė vėrtetė. Ky ėshtė njė fakt i pamohueshėm, Kosova ende mbahet nė mendjet e qytetarėve evropianė, por edhe tė investitorėve, si njė vend qė sapo ka dalė nga lufta, njė vend ku shkelen tė drejtat e njeriut.

Ka pasur njė propagandė tė madhe nga Serbia pėr tė drejtat e pakicave dhe natyrisht se dikush mund tė mendojė se ka tė bėjė me njė sistem qė ėshtė i dhunshėm, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, nuk ėshtė gjendje reale, por ėshtė njė gjendje krejtėsisht tjetėr prej asaj. Ne kemi sfidat tona, por nuk kanė tė bėjnė me sisteme tė dhunshme, tė cilat ekzistojnė nė Kosovė. Ky ėshtė problemi esencial dhe ligji jep garanci qė shteti respekton tė drejtėn e pronės, respekton pronėn private, respekton ndėrmarrėsin dhe ajo vlen njėjtė edhe pėr investitorėt e huaj.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Sa ėshtė legjitim nėnshkrimi i marrėveshjes sė autoriteteve serbe nė Beograd, me konsorciumin amerikan “New Power Generation” pėr bashkėpunimin biznesor dhe teknik nė Kombinatin “Trepēa”, nė veri tė Mitrovicės?

MIMOZA KUSARI- LILA

Qeveria e Kosovės nuk ka ndėrmarrė ndonjė vendim pėr "Trepēėn", por dihet se ky kompleks ėshtė nėn juridiksionin e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit. Ne, natyrisht se kemi reaguar nė momentin kur ėshtė bėrė publike informata qė dikush tjetėr po lidh marrėveshje pėr "Trepēėn" nė Serbi. Ajo ėshtė e jashtėligjshme dhe natyrisht se ajo nuk do tė pranohet si e tillė nė Kosovė.

Ekziston rruga ligjore nė rast tė njė vendimi tė tillė. Ne e dimė se ka pretendentė tė tjerė pėr "Trepēėn" nga periudha e sundimit tė Millosheviqit nė Kosovė. Por, tė gjitha kėto mbesin nė sferėn ligjore, qė duhet tė trajtohen. Por, pėrfundimisht "Trepēa" duhet tė zhvillohet dhe duhet tė kthehet nė funksion tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės dhe askujt tjetėr, gjegjėsisht tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės.

agimi01.06.2013/14:14

perpos burakracis ju zonje keni instalu edhe krimin e organizuar ne ministrin tuaj, e kam fjalen per inspektimin e ... buranteve, nuk keni lene gje pa bere, perjashtuat kompanin vendore qe eshte me e mira ne rajon e ne vend te tyre ke pru kroat me shkoll te mesme, drejtesia do te tirumfoj besoj...

niki viti01.06.2013/11:12

ne kosove ka hajna mafioza edhe korrupcion deri ne fyt!

kameri01.06.2013/10:36

nuk je gja ma e mire hiq !