Sot pjesa e parë e Provimit të Maturës

Publikuar: 01.06.2013 - 09:12

Prishtinė, 1 qershor  - Sot do tė mbahet pjesa e parė e Provimit tė Maturės Shtetėrore pėr rreth 34 mijė maturantė, tė cilėt do tė testohen nė 305 qendra.

Testi fillon nė orėn 10:00 nė tė gjitha qendrat dhe zgjatė 180 minuta. Nxėnėsve iu lejohet qė tė kenė me vete vetėm laps grafit HB dhe njė shishe ujė tė pijes.

Pėr mbarėvajtjen e procesit janė angazhuar mbi 2500 administrues dhe mbi 900 anėtarė tė komisioneve nė Qendrat e Testimit. Ndėrsa, tė gjitha Qendrat e Testimit do tė jenė tė mbuluara me sė paku 2 pėrfaqėsues nga tri universitetet publike tė Republikės sė Kosovės (mbi 600), njofton MASHT pėrmes njė kumtese.

Pėr tė monitoruar procesin nga afėr, KQShM ka ftuar edhe deputetėt – anėtarė tė Komisionit Parlamentar pėr Arsim si dhe ka certifikuar 19 anėtarė tė OJQ “Kėshilli Rinor i Kosovės”, tė cilėt kanė kėrkuar qė tė monitorjnė procesin e administrimit tė testit. Policia e Kosovės edhe kėtė vit do ta mbėshtesė organizimin e Testit tė Maturės duke siguruar transportin e testeve nga Ministria nė Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, si dhe do tė sigurojė kėto qendra gjatė kohės sa mbahet testi.