Pa kuorum, as rezolutë, as ndryshim kushtetute për Luginën (Video)

Publikuar: 31.05.2013 - 18:01

Prishtinė, 31 maj (E plotėsuar) – Pas shumė orė debati, Kuvendi i Kosovės nuk ka votuar as pėr rezolutė pėr Luginėn e Preshevės, por as pėr ndryshime tė Kushtetutės, siē ka propozuar kryeministri Hashim Thaēi. Votimi nuk ėshtė bėrė shkaku i mungesės sė kuorumit, pra mungesės sė mė shumė se gjysmės sė deputetėve tė Kuvendit, andaj Jakup Krasniqi e ka shpallur tė mbyllur seancėn e sotme plenare tė Kuvendit.

Nė vend tė Rezolutės pėr Luginėn, ndryshimi i Kushtetutės
Prishtinė, 31 maj - 11:43
– Kuvendi i Kosovės do tė ketė pėrpara propozimin e kryeministrit Hashim Thaēi, qė pėrmes ndryshimeve nė Kushtetutėn e Kosovės tė sigurohet mbrojtja e tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe nė republikat e tjera tė ish-Jugosllavisė, ku ka shqiptarė.

Kryeministri Hashim Thaēi mbėshteti kėrkesėn pėr Rezolutė, por shtoi se ajo s’do tė ishte e mjaftueshme pėr njė rol mė funksional tė Kosovė nė mbrojtjen e tė drejtave dhe interesave tė shqiptarėve nga kėto komuna. Ai propozoi qė kjo ēėshtje tė rregullohet me Kushtetutėn e Kosovės, nė tė cilėn pėrmes amendamentimit tė saj do tė pėrligjej e drejta e Kosovės pėr t’u interesuar dhe mbrojtur shqiptarėt nė kėtė krahinė nga diskriminimi dhe presionet e pushtetit nė Beograd.  

Kuvendi me nismėn e deputetit Lutfi Haziri dhe tė mbėshtetėsve tė nevojshėm tė spektrit politik tė pėrfaqėsuar nė kėtė institucion  tė pushtetit legjislativ, po diskuton sot drejtat dhe liritė e shqiptarėve nė komunat Preshevė, Bujanoc e Medvegje. Nė mbledhje po marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit politikė e tė pushtetit tė kėtyre komunave.

Parashtruesi Haziri kėrkoi nga Kuvendi tė miratojė njė rezolutė, me tė cilėn do tė mbroheshin e tė avancoheshin tė drejtat e shqiptarėve nė Luginė, t’u lehtėsohej jeta dhe lėvizja e lirė e natyrshme e tyre nga Lugina nė Kosovė dhe anasjelltas, t’u hiqeshin taksat qė janė tė detyruar t’i paguajnė kur kalojnė kufirin, t’u njihej dyshtetėsia dhe tė hapen zyra tė tyre nė kryeqytet dhe nė Gjilan.

Ndėrkohė diskutuesit kanė mbėshtetur qėllimin qė Kosova tė rrisė interesimin pėr shqiptarėt.  Por, Liburn Aliu e quajti hipokrizi gjithė kėtė debat, pas bisedimeve e marrėveshjeve pėr normalizimin e marrėdhėnieve me Serbinė.

TIRGRI31.05.2013/14:11

Mjer kosova kush u mbet me qeveris me te.po ju Kosoven e shite e lere me kinse rezolut per ti mbrojt shqiptaret n lugin e n reon po kjo qeveri ambasadat ku i ka qel neper vendet e huaja ambasadoret i kan ba banesa per vete e familjar t tyre dhe biznise personale.si more nuk ju vjen turp t manipuloni me kit popull por edhe kini t drejt se ia kan besuar ukut ti ruan delet e kqyrni si po kaloin delet.po besoi se kofshi bektesh e merrni vesh me t mira prej migjs rame.

Veritas31.05.2013/14:02

Profesori i nderuar dhe deputeti i PDKse z. Arsim Bajrami ne mbremjen e votimit te marveshjes, ne Kuvend deklarohej haptas qe Marrveshaja eshte ne perputheshmeri te plote me Kushtetuten e RKS. Z. Bajrami e kjo cka eshte tash? Pse duhet te ndryshohet Kushtetuta? E kisha lute KTVn qe te transmetoj video incizimin e fjalimit te Z. Bajrami ate nate ne Kuvend. Le ta shofin populli se kush eshte ka i edukon femijet e tyre, dhe le te shifet haptas te bamat e PDKs. Marre ju koft PDK!

Vranina31.05.2013/14:01

lexoni ma mire cka ka lyp LVV jo vec per luginen por edhe per pjeset tjera ku jane toka shqiptare. mos u nxitoni me nisma qe vec kan me ju lan me gishta ne goje.
Lugina sot po perdoret na matrapaza partiake si puna e partise se Lutes dhe thaqit derisa qe te dyja kan qene e vazhdojne me qene ne pushtet. duhet me qene budalle ama kokrra e budalles me besu qe pdk e ldk apo aak kan me rreziku kolltukun e tyre per luginen , ata spo e bejne kete as per kosoven. kthjelluni shqiptare kudo qofshti e edhe ju preshevare. ska kompromis me luginen dhe per luginen ska kompromis ne dem te shqiptareve. jane po keta qe e kan votu kushtetuten qe sna len me u bashku me shqiperin , qe si permend kund as shqiptaret ne kosove e leje me jashte saj, e po jane keta e po e japin veriun e vendit. lexoni mire. interesi kombetar asht i perjetshem kurse individet jane te perkohshem mos e shitni as ju preshevare kauzen per individe, smunet me qene hashimi e luta i mire me ju dhe per ju nese po shihet qe cka po i marojne kosoves. mos e trajtoni veten si lypsare, pak dinjitet he burra.

Pashtriku31.05.2013/13:24

Per shqiptaret e Presheves rezolute boshe, per shkijet ndryshime kushtetuese qe ua rrisin atyre edhe me shume privilegjet. Rezultati, si gjithe herave tjera shkijet dalin triumfus. That's all volks!

Gurbeti31.05.2013/12:50

Ky Liburn Aliu s'asht n'toke t'bukes. S'del me naj propozim konkret po merret me frazeologjizma t'kote. Gjate tere kohes, VV kurre s'ka guxue me shkue ne Preshev, Bujanoc e Medvegje e knej na shet pallavra .

Ati31.05.2013/12:46

Lugina e presheves nuk duhet ti bashkangjitet bisedimeve por duhet drejtpersedrejti ti bashkohet kosoves gjithashtu edhe pjesa e maqedonise nga manastiri deri ne kumavove sepse eshte territor i yni .

Gashi31.05.2013/12:46

po nuk e ndryshojn kushtetuten per luginen e presheve kjo eshte veq nje mashtrim po duhet ta dryshojne per shkak te marveshjev qe thaqi i bani ne bruksen koj eshte vetem nje arsytim

Preshevari31.05.2013/12:36

Po bre Liburn Aliu, ju VV kerkuat reciprocitet me Serbine, e reciprociteti po do me thone qe ne nga Lugina e Presheves te paguajme nga 20 euro per me hy ne Kosove. Bravo ju qofte.