Përshëndetet miratimi i Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë

Publikuar: 31.05.2013 - 09:46

 Prishtinė, 31 maj -  Ministria e Shėndetėsisė e Republikės sė Kosovės pėrshėndet miratimin e Ligjit pėr Odat e Profesionistėve Shėndetėsor, tė cilin me shumicė votash e miratuan tė enjten deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.

MSh konsideron se miratimi edhe i kėtij ligji do ta forcoj rrugėn pėr reformėn e filluar nė sistemin shėndetėsor tė vendit.

Me miratimin e Ligjit pėr Odat e Profesionistėve Shėndetėsor, me tė cilin themelohen Oda e mjekėve; Oda e stomatologėve; Oda e farmacistėve dhe Oda e infermierėve, mamive dhe teknikėve tjerė shėndetėsorė, do tė forcohet roli vendimmarrės i profesionistėve shėndetėsor brenda sistemit shėndetėsor tė vendit.

Ky ligj, thuhet nė kumtesėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė, do t'u mundėsojė profesionistėve shėndetėsor pavarėsinė profesionale, sigurinė qė ata tė vetėqeverisen, do tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė kujdesit shėndetėsor nė pėrgjithėsi si dhe do tė krijohen kushtet qė profesionistėt shėndetėsor (mjekėt, stomatologėt, farmacistėt, infermierėt dhe mamitė, t'i kenė mundėsitė pėr njė organizim tė ri qė do tė avancojė pozitėn e tyre brenda sistemit, duke rritur mundėsitė nė fushėn e zhvillimit profesional, promovimit dhe zhvillimit tė vazhduar profesional, organizimin dhe pjesėmarrjen nė pėrmirėsimin dhe zbatimin e kujdesit shėndetėsor dhe mbrojtjen e interesave tė pacientėve nė ushtrimin e tė drejtės sė tyre pėr kujdesin shėndetėsor, etj.