EULEX-i lobon për gratë e dhunuara

Publikuar: 22.05.2013 - 19:41

Prishtinė, 22 maj - Qė gratė e dhunuara gjatė luftės tė gėzojnė tė drejtat e tyre si viktima civile tė luftės, do tė duhet shumė mund dhe kohė, por misioni evropian pėr forcimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė (EULEX), sipas drejtuesit tė tij, ėshtė i gatshėm ta shtyjė pėrpara kėtė ēėshtje.

Krimet e luftės tė kryera ndaj grave, janė ēėshtje e dhimbshme dhe kėrkohet njė mirėkuptim shoqėror qė kėto trauma tė tejkalohen dhe tė raportohen rastet, tha tė mėrkurėn shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt.

Sipas diplomatit gjerman, denoncimet e viktimave tė dhunimit dhe dhunės seksuale gjatė luftės kanė sjellė rezultate, pasi janė arrestuar dy njerėz tė dyshuar pėr dhunim si mjet lufte, raporton Rel.

“Ne e dimė dhe jemi tė vetėdijshėm se duhet guxim i madh te gruaja pėr tu afruar dhe raportuar kėtė krim. E di se gruas i duhet mbėshtetja e madhe e familjes dhe rrethit shoqėror nė tė cilin jeton ajo. Asaj i duhet edhe mbėshtetje, jo vetėm nga ana ligjore, por edhe nga ana psikologjike, shėndetėsore, si dhe mirėqenia sociale”, tha Borchardt, gjatė njė tryeze pėr qasjen e gruas nė drejtėsi.

Skena politike nė Kosovė ka polemizuar gjerė e gjatė, nė muajin mars tė kėtij viti rreth pėrfshirjes sė grave tė dhunuara gjatė luftės nė vitin 1999, nė njė kategori tė njėjtė me viktimat civile tė luftės, nė kuadėr tė Ligjit pėr veteranėt e luftės sė UĒK-sė. Por, megjithatė, njohja institucionale e statusit tė viktimave tė abuzimit seksual gjatė luftės dhe emėrtimi i tyre si viktima tė luftės nuk kaloi nė Kuvend, pasi rekomandimet pėr ndryshimin dhe plotėsimin e ligjit pėr viktimat civile tė luftės u hodhėn poshtė.

Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i BE-sė nė Kosovė, Samuel Zhbogar, i cili thirri kėtė tryezė, tha se qasja e gruas nė drejtėsi ėshtė njė element kyē, tė cilin do ta adresojnė evropianėt kur tė hapen negociatat pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, qė, sipas tij, ka shpresė se do tė ndodhė gjatė verės.

Andaj, ai edhe tha se me interesim po ndjek zhvillimet rreth kėtyre ēėshtjeve.

“Ne, po ashtu, po pėrcjellim debatin e vėshtirė rreth ēėshtjes sė viktimave tė dhunės seksuale gjatė luftės, qė sė fundi ėshtė hapur nė Kuvend”, u shpreh  Zhbogar.

Mirėpo, vetė fakti se janė nxjerr kėto rekomandime paraqet njė hap para dhe, sipas shefit tė EULEX-it, gjėrat duhet shtyrė pėrpara.

“Jemi tė vetėdijshėm se do tė duhet lobim i shtuar dhe ndikim, pėr t’i bėrė kėto tė drejta ligjore realitet nė praktikė pėr gratė”, theksoi Borchardt.

Organizatat pėr tė drejtat e grave thonė se afro 20 mijė persona janė dhunuar gjatė luftės nė Kosovė.

Prokurorėt evropianė, ndėrkaq, janė duke hetuar dhjetėra raste tė dhunės seksuale gjatė luftės nė Kosovė si mjet lufte, i cili, sipas Kodit Penal tė Kosovės, dėnohet me minimum 15 vjet burg, e deri nė burg tė pėrjetshėm.

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, tha se misioni i tij mbėshtet dhe kėshillon lidhur me kėto ēėshtje autoritetet kosovare, por se vetėm qytetarėt e Kosovės mund ta bėjnė tė mundur qė abuzuesit tė dalin para ligjit.

Man Hoti23.05.2013/06:26

EULEXi lobon per grat e dhunuara gjat luftes,te gezojn te drejtat si viktima civile te luftes!!!Ndersa disa deputet dhe deputete i kan nenqmuar duke mos votuar ligjin!Po sikur atyre deputeteve dhe deputeteve injorant po tu ndodhte nje rast i till?a do ti votonin keto ligje?Eshte dashur kriminelet ti dhunojn pikrisht keta deputet dhe deputete injorant per ti ju kthjellur mendjen dhe ... akterin e shprishur ketyre pisave dhe piseve te Parlamentit.

agimi22.05.2013/23:44

Qka paska bo 10 vite UNMIKU paska fjete