Dëshmia e sotshme në rastin “Kleçka” pa publik

Publikuar: 14.05.2013 - 12:03

Prishtinė, 14 maj - Ka vazhduar sot rigjykimi ndaj Fatmir Limajt dhe tė tjerėve nė rastin e njohur si “Kleēka”. Nė seancėn e sotme publiku bashkė me gazetarėt ėshtė pėrjashtuar nga seanca me kėrkesė tė dėshmitares, e cila ishte me identitet tė mbrojtur. 

Dėshmitarja e  prokurorisė, e koduar me shkronjėn “Y”, ka thėnė se nuk e ka problem qė tė bėhet publik identiteti i saj, por do ta kishte mė tė lehtė ta jepte dėshminė pa praninė e publikut. Kjo kėrkesė e saj ėshtė pėrkrahur edhe nga prokurori i Mauricio Salustro dhe avokatėt mbrojtės, raporton KTV.

“Ajo nuk ėshtė dėshmitare anonime, por e mbrojtur, e cila po kėrkon masa shtesė mbrojtėse qė i lejohet edhe zyrtarisht”, ka thėnė prokurori Salustro. Ndėrsa avokatėt mbrojtės pas konsultimit kanė dalė me njė qėndrim tė pėrbashkėt. “Pėr hir tė sė vėrtetės dhe pėr tė respektuar kėrkesėn e dėshmitares “Y” pa dashur tė ofendojė publikun, por me tė vetmin qėllim qė tė zbardhet e vėrteta, mendojmė se dėshmitarja duhet tė vijė kėtu, para trupit gjykues, dhe tė japė dėshminė e saj” ka thėnė Florim Vertopi, avokat i Naser Shalės.

Fillimisht kryetari i trupit gjykues kishte propozuar qė dėshmia e saj tė merret me videolink, por pas pajtimit tė prokurorit dhe mbrojtjes ka vendosur qė ajo tė dėshmojė nė sallė pa praninė e publikut.