Hapet pikëkalimi Shishtavec midis Kosovës e Shqipërisë

Publikuar: 10.05.2013 - 15:34

 Kukės, 10 maj - Nė Shishtavec tė Kukėsit u hap pika e parė kufitare qė do tė lidhė komunat mė tė thella tė Republikės sė Shqipėrisė me komunėn e Dragashit tė Kosovės. Kjo pikė kufitare u inaugurua nga Ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės Bajram Rexhepi dhe Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė Flamur Noka.

Hapja e kėsaj pike ka gėzuar mė sė shumti banorėt e fshatrave Shishtavec dhe Novosejė tė cilėt deri mė tani i kanė mbajtur gjallė lidhjet farefisnore nė kushte tė vėshtira. Sė shpejti do tė hapen edhe dy pika tė tjera tė reja, ajo nė mes tė Orqushkės e Orgjostit, si dhe Glloboēicės dhe Borjes.

Tek vėshtrojnė se si gėzohet rinia nė kėtė ditė pranvere nė kodrėn e Shishtavecit tė Shqipėrisė, pleqtė Ramadan Sokoli dhe Behlul Noka, shprehen tė entuziazmuar pėr njė ėndėrr qė kishin patur qė moti, tė kenė njė pikė lidhje me vėllezėrit e tė njėjtit komunitet qė jetonin nė Kosovė.

E kjo ėndėrr e kėtyre banorėve, sot u bė realitet. Dy ministrat e punėve tė brendshme, Bajram Rexhepi i Republikės sė Kosovės, dhe Flamur Noka i Republikės sė Shqipėrisė, inauguruan sot kėtė pikė tė pėrbashkėt kufitare, qė do tė lehtėsojė akoma mė shumė marrėdhėniet farefisnore tė kėsaj pjese tė Shqipėrisė me komunėn e Dragashit. “Pos kėsaj bashkėpunimi ndėrmjet dy policive, asaj tė Kosovės dhe Shqipėrisė, do tė rrisė edhe mė shumė efikasitetin nė luftėn kundėr krimit tė organizuar”, thanė dy ministrat.

Krerėt e dy komunave, pėrkatėsisht tė Dragashit dhe Shishtavecit, Salim Jonuzi dhe Dileman Nela, premtuan se edhe infrastruktura do tė pėrmirėsohet sė shpejti.

Marrėveshja ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Shqipėrisė pėr hapjen e tri pikave tė pėrbashkėta tė kalimit tė kufirit nė kėtė zonė, u bė njė muaj mė parė nė Tiranė, ndėrsa kjo ėshtė pika e parė qė, do tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve 24 orė.