Dega (paralele) e LDK-së në Gjakovë përgatitet për zgjedhjet lokale

Publikuar: 07.05.2013 - 13:27

Gjakovė, 7 maj -  Dega e LDK-se nė Gjakovė, qė drejtohet nga Fetah Bakija dhe nuk pranohet nga Kryesia Qendrore e kėsaj partie nė Prishtinė, pėrmes njė komunikate pėr medie njofton pėr aktivitete tė zhvilluara nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet lokale, qė do tė mbahen gjatė vjeshtės qė vjen. Sipas njoftimit,  mė  6 maj ėshtė mbajtur njė takim me kryetarėt e nėndegėve dhe me aktivistė tė LDK-sė.

Nė kėtė takim u bisedua pėr situatėn aktuale dhe pėrgatitjet rreth organizimit tė kėtij subjekti pėr zgjedhjet lokale. Dega e LDK-se doli me konstatimin se nė zgjedhjet e ardhshme komunale do tė dalė me kandidatė tė dėshmuar politikisht, profesionalisht dhe kombėtarisht.

Gjithashtu, sipas njoftimit, Dega e LDK-sė nė Gjakovė ėshtė duke shqyrtuar dhe analizuar me kujdes edhe kėrkesat dhe ofertat rreth mundėsive tė koalicioneve partiake pėr zgjedhjet e ardhshme komunale dhe pėr kryetar tė komunės.